Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mëhill Marku: Për ty me zotin jam zemruar!

| E premte, 14.06.2019, 08:09 PM |


E DASHUR PINË!

PER TY ME ZOTIN JAM ZEMRUAR!

Bëj të shkruaj

Fjalët s'më vijnë

Brenga më ze në fyt

U bënë ditë që po vuaj

Ditë e natë të kerkoj o Pinë

Sy e zemer në lot m'u mbyt!

Hy e dal nëper shtëpi

Krejt si qorri i pa sy

Më mbenë sytë në fotografi

Dhe unë i vdekur jam pa ty!!!

Se nga ike, më preve në besë

Më le në të jetes kapercyell

Me lot e me dorë të pershendes

Imazhin tënd e shoh në qiell!

Ngado lëviz ju pershendes

Sytë nga lotet më janë nxirë

Çdo ditë ju them: "Mirëmëngjes"

Çdo natë ju uroj: "Naten e mirë!"

Dhe ti nga foto më buzqesh

Buzëqeshja si diell më ngroh

Ju shoh e buza s'më qesh

Buza që të putha kur balli tu ftoh!!!

Shtat e jetë seç tu shkri

Tamam,krejt si një kometë

Me kometen ndryshim ke ti

Ajo vjen në tokë, ti ike mbi retë !!!

Asnjëherë nuk e kuptova

Çfarë të keqe kishe bërë

A mos boten e shkatrrove?!

A mos vrave si Hitlerë?!

Zemra jote kurrë nuk vrau

Fjala jote askënd s'lëndoi

Shpirti yt mirësi shperndau

Dashuri e fisnikeri dhuroj!

Thonë më të miret i merr Zoti

Ket gjë kurrë s'e kam kuptuar

Dhe të jesh e mirë qenka s'koti

Mos duhet bërë i keq per të shpëtuar!!??

Ndaj per ty me Zotin jam zemruar

Shumë ju luta po s'më ka ndigju

Ju luta per Ty, per të të shpetuar

Të shëronte Ty, të më merrte mu!

Edhe Zoti bëka padrejtësi

Ta bëjë më mirë kandarin e jetes

Çfarë gjynahe e mëkate bëre Ti!?

Apo më të miret i merr pranë vehtes !

Per të tjerë shumë kam shkruar

Per ty fjalët me zor i gjeta

Dhe frymzimin ma ke varruar

Rob i dhëmbjes per Ty mbeta!

E dashur Pinë: pusho e qetë

Dhëmbje e trishtim i le nder ne

S'do vonoj shumë,do vij dhe vetë

Të të dua siç Ti dashur më ke!!!

Je e gjallë e do jesh me ne

Njeriu vdes veç kurë harrohet

Jo kur mbulohet me të ziun dhe

Por kurë nga harresa mbulohet!

Je e gjallë e do jetosh në breza

Shikoj fëmijet e ju ju shoh

Imazhi yt shpernda te djemtë e vajza

Buzqeshu në foto se shpirtin ua ngroh!

Mëhill Marku

Shëngjin: 12.06.2019

(Kushtuar shoqes time të jetes PINA MARKU që u nda para pak ditesh nga jeta !_