E marte, 19.03.2024, 04:38 AM (GMT)

Mendime

Skender Jashari: Hoxhallarët e fshatit tim kundër UÇPMB-së, gjatë Betejës së Rahovicës!

E premte, 14.06.2019, 07:22 PM


Hoxhallarët e fshatit tim kundër UÇPMB-së,  gjatë Betejës së Rahovicës!

Nga Skender Jashari

Fshati  Rahovicë, i  komunës së Preshevës, nga 12 deri 16 maj 2001, është   mbajtur nën kontroll të UÇPMB-së, madje është  marr  pa luftime serioze!

Ka shumë  gjëra  për të cilat janë  dhënë  informata-histori, tregime  etj,  gjysmë  të vërteta  a tërësisht të pavërteta, madje edhe nga ish-eprorët  e UÇPMB-së! Asnjëherë  nuk shtyhem të anojë nga ndonjë interes personal  a grupor, këtë  fare  mirë e  dijnë  ata    më njihnin si gjatë  luftës e pas saj. Askush më  shumë sesa “armiku i brendshëm”, nuk e ka dëmtuar  Luftën  e UÇPMB-së gjegjësisht Betejën e  Rahovicës, por edhe  në tërësi  Luftën.

Luftën në  këtë  fshat  e shoqëruan edhe  disa  fenomene tejet shqetësuese(disa nga të cilat do specifikohen):

-Hyrja jonë( UÇPMB-së) në fshat ishte  gabim i rëndë taktik( gjegjësisht me  nuanca të forta të tradhëtisë), për  faktin që së paku pika dominante  e forcave të  armikut, tek Kisha e fshatit ishte lënë pa u hequr, e po ashtu edhe  dy pikat tjera  anësore në shpinë të fshatit( e njohur si Brija dhe tek  Bërdhogjet)!

-Si fenomene tjera shqetësuese ishin: mos organizimi i duhur; mos komandimi i duhur; prezenca e shumë spijunve dhe tradhtarve; lufta e brendshme  politike dhe grupore mes Shqiptarve brenda forcave të UÇPMB-së; heshtja-ikja apo qëndrimi anash apo të mënjanuar nga  vijat  frontale të disa familjarëve të familjeve të njohura si nacionaliste në Luginë të Preshevës; mos inkuadrimi i të shkolluarëve, si dhe rroli antikombtar i klerit fetar; sabotimi, diversionet dhe propagandimet armiqësore.

Rroli antikombtar i klerit fetar, me dy xhami, me  disa hoxhallarë!  Në këtë shkrim trajtoj hoxhallarët e caktuar si më poshtë, që janë  nga fshati im, që dhanë shembullin më të keq!

Fshati Rahovicë,  kishte 3 hoxhallarë  rezident,  mes tyre dy hoxhallarë tradicionalist  dhe një vehabist, kishte  2 xhami, gjatë  kohës  12-16 maj 2001.

Analizimi i veprimtarive të këtyre  hoxhallarëve, familjarëve të tyre dhe besimtarëve të cilët i kanë ndjekë  predikimet  e këtyre  hoxhallarëve, janë tregues më të mirë, se çfarë rroli patën.

Nga familjarët  e ngushtë të  hoxhallarve tradicionalist dhe  hoxhës vehabist, asnjëri nuk  kishte ndonjë  luftarë, përjashto nipin  e hoxhës vehabi, i cili dyshohej që kishte  gisht në  tradhëti ndaj Komandantit Emblematik, e që  pas  rënijes së këtij Dëshmori, kishte dezertuar nga lufta.

Asnjëri nga hoxhallarët, nuk ishte angazhuar në ndonjë aktivitet të mbrojtjes civile.

Asnjëri nga hoxhallarët, nuk ishte personalisht dhe as anëtarët e familjes së ngushtë nuk kishte të angazhuar as në aktivitete humanitare, gjatë  Luftës së UÇPMB-së dhe Betejës së Rahovicës.

Gjatë  katër ditëve të  luftës në fshat, është vërejtur që në shtëpitë e hoxhallarëve ushtarët tonë, kanë hasur  dyer të mbyllura të oborrit, nuk  i kanë  ofruar asnjëherë ushqim ushtarëve tonë dhe asnjë ndihmesë tjertër, as gjatë  Luftës së UÇPMB-së dhe Betejës së Rahovicës.

Madje afër shtëpive të tyre nuk kanë leju të qëndronin( duke na u lutur që :”mos na merrni në  qafë, çysh e keni marrë veten në qafë me luftu kundër hyqymetit”)! Madje krahasuar me disa  familje të caktuara që njihja si bashkëpuntore të Serbisë nuk i mbanin dyert  e oborrit mbyll, derisa këta   hoxhallarë dhe familjet e  tyre  i mbanin dyert  e oborreve të mbyllura!

Në fshatin Rahovicë, gjatë 12-16 maj 2001, asnjë hoxhë, as  tradicionalist e as vehabist nuk është  angazhuar  në luftë kundër Serbisë, madje  në asnjë periudhë të luftës së UÇPMB-së, nuk kishte ndonjë  të tillë nga  ky fshat!

Gjatë periudhës së 12-16 maj 2001, që të  dy  xhamitë, edhe    ritualet  fetare  kanë qenë të çrregulluara, madje më datën14 maj nga njëra  xhami, është  prediku politikë kundër  UÇPMB-së, në dobi të  Serbisë( është thënë:” ne s’mund të  luftojmë  me  Serbinë, ajo është  shumë e  fortë, duhet me i dorëzu armët!” si dhe vazhdimisht akuzoheshim  ne  të UÇPMB-së si “ të pa fe”, “alkoholist”, “enverist”-më rrallë)!

Rasti i rënijes së  një ushtari të UÇPMB-së, ku disa fshatarë është  dashur të  kërkonin  për ta gjetur  hoxhën për t’a varrosur, e që imami frigohej ta bënte një gjë të tillë, sepse do mund të  akuzohej nga Serbia për “ndihmë terroristëve”!

Një anëtarë i familjes time së bashku me disa fshatarë të tjerë, e thirrin edhe një hoxhë ( që e njihnim paksa më  patriot!), me qëllim që  të masovizohej numri i ushtarve për mbrojtje të fshatit( ngaqë s’kishim ushtar!), përgjigja ishte e njejtë si e  kolegve të tij.

Nga janar 2001 deri në maj 2001, me theks të veçantë, kam përcjellur shumicën e informacioneve që qarkullonin nga fshati Rahovicë, në lidhje  me  UÇPMB-ën, ku kam pikasur qëndrimin shumë  negativ të disa mësuesve të shkollës fillore Selami Hallaçi të  fshatit, të disa profesorëve të shkollës së mesme “25 Maji”( tash Skenderbeu) në Preshevë dhe klerit fetar të  fshatit Rahovicë!

Hoxha vehabi, i vetëshpallur  pas viteve 1996, i  shtyrë nga Serbia ( shërbimi sekret serb), e i cili më herët ishte  i përfshirë edhe në  organizime të protestave-demostratave Shqipëtare( për t’i zbulu dhe denoncu në policinë e Serbisë!). Gjatë luftës së UÇPMB-së, angazhohet  kryesisht    aspektin logjistik të kësaj lufte! Nipi i tij ishte  ushtar i UÇPMB-së në ZOP(Zonës Operative të Preshevës). Me rastin e  rënijes së një Komandanti Emblematik të kësaj ane, dyshohej  që edhe ky kishte  rrol në tradhëti( dyshimet  i  jepnin eprorët e  ZOP-së). Pas këtij rasti nga Brigada në fjalë, janë  largu një pjesë  e agjentëve të  Serbisë, mes tyre edhe  nipi i këtij hoxhe vehabi dezerton! Hoxha vehabi arsyetohej  që ka  nxitur dezertimin e nipit të tij nga UÇPMB-ë, shkaku që ne “përdornim  alkoohol dhe nuk ishim xhihadist” siç ai donte!

Ndërsa më 14  maj 2001, derisa forcat tona të UÇPMB-së, kishim marr nën kontroll fshatin Rahovicë, ky agjent  i Serbisë( hoxhë vehabi), ndjehet  i rrezikuar, pasiqë  Komanda e ZOP-së, kishte  nxjerrur  vendim për dënimin me  vdekje të tijë i dyshuar si tradhtar(këtë  e deklaronte  vetë ky person dhe disa  familjarë të tij), ndërsa eprorë të UÇPMB-së deklaronin që  e kërkojnë këtë  person, por asgjë  më shumë! Familja ime e ngushtë, ishim disa anëtarë të uniformuar, derisa më herët po ky hoxhë vehabi, i  ishte afruar  me familjen time përmes disa shokëve, kinse për  ideal kombtar! Hoxha vehabi, nga rreziku që e shihte në këtë  rast, i bje në  “besë” babait tim, që ta shpëtonte  nga UÇPMB-ja, ku edhe  rrëfehet për një pjesë të veprimtarisë së tij për Serbinë! Familja ime e ngushtë i kërkuam që ky të kapte  armën  dhe të  dilte    vijë të frontit, por ky asesi nuk pranoi! Rrëfimet  e këtij, më bënë të mundur të kapja emrat  e shumicës së bashkëpuntorve të tijë, në  veprimtarinë e  tyre kundër Atdheut tonë( si agjent islamik-vehabi të Serbisë), si përpara dhe gjatë  luftës së UÇPMB-së! Por që rrëfimet  e tij, do më ndihmonin  në identifikimin e  njerëzëve  që i shërbenin Serbisë edhe pas luftës së UÇPMB-së.

Derisa gjatë ditëve që UÇPMB, mbajti nën kontroll fshatin Rahovicë, ky “hoxhë vehabisti” nuk e ka hapur  xhaminë që  e kishte përgjegjësi, por atë  e zëvendësonte, derisa në ditët  e para(12 dhe 13 maj) vinte tek pika e familjes time që të  shpëtonte nga rreziku, e ditët tjera është  fshehur- mirëpo askush  nga  UÇPMB nuk e ka kërku!

Derisa dy hoxhallarët tjerë tradicionalist, që ishin nga fshati Rahovicë, nuk janë  dëgjuar    ekzistojnë  gjallë, madje dyshohej dhe thuhej që kishin ikur fshehur prej fshatit( pas 14 maj 2001), duke mos i pa popullata! Derisa përpara hyrjes së UÇPMB-së në fshat, të njejtët kanë  prediku  kundër, që ne( UÇPMB) nuk jemi si”xhihadist”, jemi “alkoholist”, jemi “të pafe” e të ngjajshme, e që “s’duhet marrë pjesë në luftë e as s’duhet të ndihmohen”, duke i kursy këtu fyerjet  banale që jo pak herë janë  bë në adresë të luftarve tonë!

Besimtarët  që kanë  qenë  të varur nga predikimet  e këtyre  hoxhallarëve, natyrisht  shumë të pakët në numër,  por që vepruan  njejtë  siç vepruan edhe prijësit e tyre fetar: nuk morën pjesë në luftë; nuk e ndihmuan  luftën; mbyllnin  dyert e  oborreve; propagandonin kundër luftës etj.

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora