| E premte, 14.06.2019, 08:31 PM |
Shqiptarofobia
e ka mbërthyer Ballkanin!
Nga
Gani Mehmetaj
Shqiptarofobia
e ka mbërthyer Ballkanin. Shqiptarët ndiqen, rrihen e vriten si hebrenjtë në
kohën e nazizmit, a në kohën e pogromit rus . Shqiptarëve që punojnë e jetojnë
në Serbi ua djegin dyqanet, i rrahin, i kërcënojnë me vdekje, i fyejnë e i
denigrojnë, u shkruajnë grafite e shpifin kundër kombit të tyre. Dy të rinj
shqiptarë i rrahën për vdekje, sepse i dëgjuan në rrugë të flisnin shqip.
Shqipja është gjuhë e ndaluar në Beograd e Serbi (Kosova lindore nuk është
serbi). Askush nuk guxon të flas shqip në rrugë e restorante, madje shqiptarët
nuk guxojnë të flasin shqip as në dyqanet e tyre, sepse nëse shpëton nga
rrugaçët serbë, nuk shpëton nga policia. Autobusët me shqiptarë që kalojnë
nëpër Serbi , shumë herë i ndalin dhe i keqtrajton policia, ndërsa kur
shpëtojnë disi nga policia duke u dhënë para nën dorë, u dalin në rrugë
huliganët dhe ua thyejnë xhamat, i lëndojnë udhëtarët apo i kërcënojë me prerje
kokash. Rruga nëpër Serbi është tmerr
për shqiptarët.
Abetaren
e librat shqip për arsim fillor e të mesëm i ka ndaluar shteti serb në
Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, por nuk i ka ndalur kuranin e librat fetar
myslimanë. E ka futur me detyrim orën islamike në shkolla ku nxënësit gjatë
kësaj ore falen. Xhamitë ku lutën arabisht ndërtohen, ndërsa shkollat ku mësohet
shqip mbyllen. Ndërkaq, shqiptarët e shkretë me asgjë nuk i kanë provokuar, nuk
paraqesin asnjë rrezik për ta, por urrejtja e kultivuar i ka bërë bisha serbët.
Të
kalosh nëpër Mal të Zi jo rrallë për shqiptarët është ndjenjë e pakëndshme.
Policia sllave u bëjnë shantazhe, i kërcënojnë
i zhvatin nëpër rrugët automobilistike e në kufi, i lënë të presin me
orë nën diellin përvëlues. Kalimi nëpër
rrugën transitore të Bosnjë-Hercegovinës
(Neum) është torturë, sepse policët serbë sillen keq më shqiptarët e
Dardanisë e të Shqipërisë.
Huliganët
sllavë të Maqedonisë kur tërbohen në tifozllëk, apo kur ndeshin shqiptar të
vetmuar në terrin e natës i rrahin dhe i fyejnë rrugaçërisht. NGA restoranti I
prilepit e dëbuan futbollistin shqiptar, sepse foli shqip me familjen e tij.
Pse sllavisht do të fliste shqiptari? Ndaj hebrenjve kështu silleshin në Rusi
në shekullin e XIX, në kohën e pogromit. Ndaj shqiptarëvE sillën në shekullin
XXI. Shqiptarët nuk paraqesin asnjë rrezik në Maqedoni, janë gjysma e
popullatës, e megjithatë ndiqen e persekutohen.
Flamurin
shqiptar e ndalon shteti në Kështjellën mesjetare të Gropajve në Ohër, ndërsa e
lejoi ndërtimin e minares 30 metra në të njëjtin qytet. Flamuri shqiptar nuk
lejohet as në kështjellën ilire të Shkupit, por lejohet ndërtimi i dhjetëra
xhamive e valëvitja e flamujve të islamit, madje lejohet edhe flamuri i ISS-it.
Flamuri shqiptar është i ndalur në shumë vende të Malit ët Zi, por askund nuk
ndalohet ndërtimi i xhamive e flamujt e islamit.
Grekët
shquhen për shqiptarofobi të tmerrshme, mu si serbët. Mediet kanë
paraqitur qindra raste të shqiptarëve
viktima të huliganizmit grekë e të policëve të shtetit.
Shqiptarofobia
është sëmundje e shteteve fqinje. Me islamin i kanë punët mirë këto shtete.
Ndërkaq, qeveritarët e Tiranës e të Prishtinës asnjëherë nuk u angazhuan që ta zbusin tërbimin e fqinjëve
kundër shqiptarëve. Qeveritarët e opozitarët shqiptarë në Tiranë e në Prishtinë
dolën në mbrojtje të islamit, i quajtën shqiptarët islamofob (Edi Rama, Albin
Kurti etj.) , ndërsa Ballkani vuan nga shqiptarofobia e jo nga islamofobia.
Fobia
ndaj islamit është në kokat e sëmura të politikanëve skizofrenë shqiptarë.
Politikanët që e sulmojnë islamofobinë, ndërsa e heshtin shqiptarofobinë janë
të përzierë me grupet e dyshimta islamike dhe me mafinë turko-arabe.