E marte, 19.03.2024, 09:15 AM (GMT)

Mendime

Kastriot Myftaraj: E vetmja parti në botë që ndryshon emrin sa herë ka një arritje madhore

E enjte, 13.06.2019, 07:11 PM


E vetmja parti në botë që ndryshon emrin sa herë ka një arritje madhore

Nga Kastriot Myftaraj

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 28 vjetorin e krijimit, me po aq të drejtë sa një 78 vjeçar, i lindur në 1941, i cili ka ndryshuar emrin në 1991, mund të thotë se është 27 vjeç. Sepse kështu ka ndodhur me këtë parti. Në 1991, ishte Partia e Punës e Shqipërisë, e cila ndryshoi emrin në Kongresin X të saj, duke u bërë PS. Nga ana e saj, PPSH ishte Partia Komuniste e Shqipërisë, e krijuar në 1941, e cila kishte ndryshuar emrin në 1948, duke u bërë PPSH.

Ironia është se kjo parti e ka ndryshuar emrin pas arritjeve të mëdha. Kështu, në 1991, Partia e Punës, pasi fitoi mbi dy të tretat e karrigeve në Kuvendin Popullor (parlament) në zgjedhjet e para shumëpartiake në vend, ndryshoi emrin në Partia Socialiste. Merret vesh, fitorja kishte nje cen të madh.

Partia Komuniste e Shqipërisë, pasi u mburr se kishte udhëhequr Luftën Nacional-çlirimtare kundër pushtuesve të huaj fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre vendas, ndryshoi emrin në 1948, në Partia e Punës.

Komunizmi ishte një sistem shoqëroro-politiko-ekonomik, për të cilin Partia Komuniste kishte si synim në programin e saj që ta ndërtonte në Shqipëri. Heqja e fjalës “komunizëm” nga emri i partisë, në ndërkohë që anëtarët e partisë do të vazhdonin të quheshin komunistë, nuk kishte kuptim tjetër veç atij se megjithëse duhej harruar ëndrra komuniste, pushteti u mbetej komunistëve, burokracisë së regjimit që do të siguronte jetesën me një mirëqenie komuniste.

Në këtë rrethanë, emri i ri i partisë, “e punës”, nuk kishte kuptim tjetër veç atij të Punës së Detyruar të Papaguar, të cilën ishte i detyruar ta kryente populli për mirëqenien e pushtetit komunist.

Në kohën që Partia e Punës hoqi dorë nga ndërtimi i socializmit në Shqipëri, në 1991, e ndryshoi emrin duke u quajtur “Partia Socialiste”!

Por çfarë do të ishte "socializmi" tani e tutje? Kjo nuk u shpjegua kurrë. Me ardhjen e Edi Ramës në krye të partisë, kjo u rikthye te "socializmi", që në këtë rast përfaqësohej nga mafia, e cila kishte detyrë të krijonte popullin për partinë.

Arritjet e mëvonshme, të derisotme të kësaj partie, kanë veç një shpjegim, martesën e saj me mafien.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora