E enjte, 25.04.2024, 02:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëll Koliqi: N'udhën tonë...

E marte, 30.09.2008, 06:30 PM


Engjëll Koliqi

N'udhën tonë...

Shkruan: Engjël KOLIQI

Edhepse duket, nuk ishte e rastësishme nisja jonë e përbashkët  n'udhëtimin historik, duke lënë gjurmë gjithandej e gjithëkëndej – anekënd botës. Ishte vërtetë e bekuar ajo ditë, në të cilën filluam komunikimin tonë, dhe vendimi për udhëtimin tonë të pandalshëm – deri në amshim, sigurisht që e ka origjinën në mrekullinë hyjnore. Unë ta konfermoj Ty dhe bashkë ia konfermojmë njerëzimit, se udhëtimi ynë që u nis nga mrerkullia dhe që stacione i ka mrekullitë, do të jetë një udhëtim i gjatë dhe i pandalshëm – nëpër të gjitha stinët dhe nëpër të gjithë shekujt dhe do të kalojë labirinthe të panumëruara, nëpër mbarë botën – në çdo reliev dhe në çdo kënd ku frymon njerëzia, që nga ajo e bekuara ditë e deri në amshim.

Që nga fillimi, me përpikmëri të plotë – duke i zbatuar rregullat e mirëfillta të dashurisë, pikënisje gjithnjë kemi pasur njeriun dhe njerëzinë. Dhe, që nga dita e parë e udhëtimit tonë të pandalshëm – dashurinë tonë, të pastër si loti, e kemi vënë në shërbim të njerëzisë, në shërbim të njeriut nevojtar. Tashmë, kudo që shkojmë, bekimet e Zotit, nëpërmjet rregullave të dashurisë, i përfshijnë dhe i ngrohin në shpirt të gjithë njerëzit që na bashkohen, na shoqërojnë dhe bashkëpunojnë e bashkudhëtojnë me ne. Prandaj, jo vetëm që nuk jemi të vetmuar, por n'udhëtimin tonë radhët e kolonave janë gjithnjë e më të gjata dhe harqet e valleve të bashkudhëtarëve e bashkëpunëtorëve tanë, po hijeshojnë relievet, gjithandej e gjithëkëndej.

Gjatë këtij udhëtimi të nisur në një ditë të bekuar, jo shumë të largët, kemi zbuluar dhe po zbulojmë gjithnjë e më shumë vlera të përbashkëta të njerëzve, vlerat që e kanë origjinën në të bekuarën dashuri. Janë këto vlera që nuk njohin dallime gjeografike, as fizike, as ideologjike, as kombëtare, as reliogjioze... Janë vlera njerëzore, që burojnë nga zemra të pastërta. Janë vlera që gjithnjë e më shumë po i shpeshtojnë mrekullitë, që kanë përjetësuar udhëtimin tonë, në shërbim të njerëzve dhe të dashurisë. Janë vlera që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t'i japin shumë historisë. Me këto vlera le të krenohemi të gjithë dhe le të vazhdojmë udhëtimin e pandalshëm, duke ia garantuar kësaj bote përspektivën e mirëfilltë të dashurisë.

N'udhëtimin tonë të pambaruar, që u nis nga mrekullia, gjithnjë e më shpesh ndalemi e kremtojmë sukseset e mëdha të dashurisë – gjithnjë nëpër stacione të mrekullive, me të bekuara këngë e valle njerëzie, gjithnjë veshur e kultivuar me dashuri. Në secilin stacion përjetojmë mrekulli të reja dhe në secilin stacion e në secilën mrekulli jemi më shumë dhe më të zëshëm se në ato paraprtake. Harqet e valleve të bekuara të kremteve tona, në këtë udhëtim të pambaruar – në secilin stacion mrekullie, u ngjajnë ylberëve të dashurisë. Tashmë po udhëtojmë bashkë me turma të mëdha njerëzish – bashkudhëtarë e bashkëpunëtorë tanë gjithnjë në shtim – të të gjitha përkatësive, të të gjitha ngjyrave, të të gjitha racave dhe të të gjitha viseve të botës.

Unë e Ti – o Mbretëresha ime, duke qenë gjithnjë në krye të kolonave të bashkudhëtarëve tanë, n'udhëtimin e pambaruar, që gjithnjë e më shumë po e pasuron historinë, duhet ta falënderojmë Zotin për të gjitha këto mrekulli dhe për shkëlqimin gjithnjë e më të pashëm shpirtëror, që po na e dhuron ne, si dhe të gjithë bashkudhëtarëve e bashkëpunëtorëve tanë. Duke e falënderuar, njëkohësisht marrim përgjegjësi të mëdha para Zotit, për kultivimin e mirëfilltë të dashurisë, që është çelës i pçërhershëm i të gjitha sukseseve tona, në shërbim të njerëzimit. E bekuara dashuria dhe besa jonë na i garantojnë sukseset dhe njerëzisë ia garantojnë përjetësinë, n'udhëtimin e pambaruar dhe kremtimin e sukseseve gjithnjë e më të mëdha – anekënd botës – deri në amshim. Me të gjitha bekimet e Zotit dhe me mrekullitë e pandalshme, n'udhëtimin tonë të pambaruar i kemi të garantuara sukseset – ne, me bashkudhëtarët dhe me bashkëpunëtorët tanë, si edhe dashuria jonë, që është bërthama e këtyre mrekullive dhe çelësi i të gjitha sukseseve. Në këto rrethana dhe me këto garanci, njerëzisë dhe botës sonë i është garantuar amshimi – përplot me lumturi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora