E diele, 22.09.2019, 11:15 AM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Maj 1950 – foto e gjimnazit ‘’29 Nëntori’’ Shkodër

E merkure, 12.06.2019, 09:28 PM


Nga Fritz RADOVANI:

MAJI  1950: FOTO  E  GJIMNAZIT “29  NENTORI” SHKODER

Një foto shumë e zbehtë e atij Gjimnazi, ashtu si sot jeta dhe Vepra e Herojve të Tij…

Ngjyrat e bukra dhe të gjalla të një brezi studentash të pakrahasueshem në të gjithë Ate Shqipni t’ uritun e të gjakosun, do të mbesin perjetsisht të gjalla e të freskëta si Rozafa! Jam tue folë per Ju vajza e djelmë t’ Asaj Shkodres Martire, ku siluetat tua shndrisin bash si rrezet e atij dielli që Shkodres dhe Zallit të Kirit i dhane shkelqim e lavdi t’ perjetshme!

Jam tue shkrue per Ju Vllazen e Motra, që vetem koha provoi mosnjohjen e fanatizmit...

E këte Permendore të Shenjtë të Gjimnazit t’ Shkodres e ngritën të parët nen shelqet e bregut Bunës, në Samrish të vjeter, Djalmët e Shtrenjtë Bardhosh Dani me Mark Cacaj e Brahim Dergutin, t’ Organizatës “Perpjekja Shqiptare”, e Shkodra u mblue në zi...

Pak muej ma vonë, nga fundi i 1948 aktiviteti i kësaj organizatë do të rifillohet me disa mbledhje që bahën në shtëpi të Alfons Radovanit dhe Viktor Lukës. Asht ajo kohë kur arratiset Lec Vasia, Fetah Myrtja, Zef Shllaku dhe Donat Rexha, të gjithë antarë grupi.

Ishin 26 hetuesi e burgje në Shkodren e lashtë që mbusheshin me Rininë Heroike të Saj.

E këtyne skutave të Gjenocidit do ti sherbente kryetari i deges së mbrendshme Hilmi Seiti, drejtori i Gjimnazit, ish hetuesi i sigurimit Korçës, Skender Villa e antarët e njohun të dy komiteteve të BRPSh, atij të Gjimnazit e shkollës Pedagogjike, të rinjë të zgjedhun konviktor të sjellun nga Jugu, me kerkesë që Hilmia i drejtoi Ministrisë së Mbrendshme:

“Në Gjimnazin e Shkodrës vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100  (njëqint) konviktorë nga Jugu”. (Arkivi M.M.Tiranë, 1998). Edhe gjakbasit erdhën...

Me datën 10 maji 1950 arrëstohen studentët maturantë: Alfons Radovani, Viktor Luka, Et-hem Bakalli, Njazi Uruçi, Mërgim Dani, Nexhip Osmani, Ferit Myftia, Pjerin Vata dhe Gjon Mark Ndoji. Me datën 11 maji përjashtohen nga shkolla (mbas arrëstimit) në një mbledhje të të gjithë studënteve në palestrën e Gjimnazit. Me datën 12 maji vazhdon lista e përjashtimëve me 78 studentë të tjerë të klasave të ndryshme të Gjimnazit, me motivacionin: “Nxënësi... me nr. Amëze... Është përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, se nuk pajtohet me frymën revolucionare të shkollës sonë të re...” Drejtori: (Skënder Villa) d.v... Me këte grup studentash perjashtohet edhe vllau tjeter Tonin Radovani, ndonse ishte nxanës i shkelqyeshem i klasës së dytë Pedagogjike. E po mos t’ ishte dashamirsia e argjentarve Gjon Koja dhe Nush Radovani, as nuk mund të merrej me mend fundi i dy vllazenve të mij nen shpaten e “luftës së kllasave”... Vetem kujtimet e shkrueme nga shkrimtaria zj. Fatbardha Mulleti, ndoshta, na bajnë sot me kalue nder mend vitet e mnershme të Nanës sime nder dyert e kampeve shfarosëse të Asaj Shqipnije që s’po i ndahen asnjëherë vuejtjet e mjerimi i “rilindjes” komuniste. Bani me lotët e Nanave tona një shatrivan në oborrin e Atij Gjimnazi. Ato vazhdojnë me lotue!

Melbourne, Qershor 2019.



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT