E premte, 29.03.2024, 08:27 AM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Shoqata “Tradita”, ndan Çmimin Kombëtar për Xhemaledin Salihun

E merkure, 12.06.2019, 08:48 PM


Tetovë:  Shoqata “Tradita”, ndan Çmimin Kombëtar për Xhemaledin Salihun nga Presheva

Me propozim të Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva” nga Bujanoci, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në kudër të manifestimit “Lidhja na bashkon”, vendosi që laureat i sivjetmë i çmimit “Ali Vishko”, të jetë veprimtari nga Presheva prof. Xhemaledin Salihu, një personalitet i shquar i kulturës shqiptare, në fushën e trashëgimisë kulturore.

Nga Sevdail Hyseni

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, nga Tetova, të hënën e 10 qershorit, ka organizuar Manifestimin kulturor  “Lidhja na Bashkon”, me rastin e 141-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Ky eveniment i lartë kulturor, tashmë është kthyer në traditë, nga kjo shoqatë kulturore e cila tani e gjashtë vite me radhë, përkujton veprimtarët e Lidhjes së Prizrenit, ndahet çmimi kombëtar “Ali Vishko”, si dhe mban orë letrare me program të pasur artistik.

Punimet e manifestimit kulturor i konsideroi të hapur kryetari i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”, Selam Sulejmani, i cili shprehi mirënjohje për mbështetësit e këtij evenimenti të lartë kulturor, duke filluar nga Sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë së Veriut, z.Vamir Aziri, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ametit, kryetares së Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifit etj.

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit, e ndanë Çmimin kombëtar ,,Ali Vishko”. Ky çmim, u jepet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare.

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, me propozim të Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva” nga Bujanoci, vendosi që laureat i sivjetmë i çmimit “Ali Vishko” të jetë veprimtari nga Presheva prof. Xhemaledin Salihu, një personalitet i shquar i kulturës shqiptare, i cili prej vitesh merret me hulumtimin, kultivimin, promovimin dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore, ka botuar 7 libra shkencorë, ka organizuar 8 konferenca shkencore, si dhe ka publikuar me qindra kumtesa, për të cilat është nderuar me mirënjohje dhe certifikata të shumta.

Gjithashtu, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në kuadër të këtij manifestimi ndau mirënjohje për atdhetarin e çështjes kombëtare prof.  Nevzad Halili, duke e vlerësuar lartë veprimtarinë e tij patriotike, qëndresën përballë politikës hegjemoniste sllave, synimet politike dhe historike, si dhe kontributin për lirinë dhe demokracinë e popullit shqiptar.

Me mirënjohje u nderuan edhe Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës, pastaj Prof. Dr. Vullnet Ameti, Rektor i Universitetit të Tetovës, profesor Miftar Memeti, piktor mbarëkombëtar, Valmir Aziri, Sekretar shtetëror në Ministrinë së Kulturës dhe Arlind Huesini, Këshilltar i Ministrisë së Kulturës.

Programi  i Edicionit të gjashtë me radhë i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon’’, u përmbyll  me një pikë artistike, instrumentale me çifteli dhe kitarë, nga profesor Nuhi Musa dhe artisti Arben Rexha.

Tetove, Mnaifestimi Lidhja na Bashkon, 10.06.2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora