E marte, 19.03.2024, 04:24 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Kosova dhe Serbia e kanë të vështirë të pajtohen

E marte, 11.06.2019, 07:21 PM


KOSOVA  DHE SERBIA (SE) KANË  VËSHTIRË TË PAJTOHEN DHE TË BËHËN FQINJË TË MIRË

Nga Dedë Preqi

Shqiptarët dhe serbët por edhe popujt tjerë jetuan në periudha të gjata së bashku në Kosovë, edhe se ishin shqiptarët shumicë asnjëherë nuk u bënë okupator e zaptues  të tokave dhe pronave të tjerëve. Mirëpo, asnjëherë shqiptarët në asnjë rrethanë nuk e patën lirinë e pavarësisnë  sikur populli serb, edhe pse ishin shumicë në teritorin e vet, duke jetuar  me dhunë në një shtet të përbashkët, të ashtuquajtur „vëllezërim-bashkim“.

Të gjitha këto rrethana ishin produkt i politikës titiste e shofeneiste serbe, kinse duke jetuar në barazi, ndërsa shqiptarët në realitet ishin të shtypur e të përndjekur në çdo hap, përveq ndonjë shërbëtori , që ishte i shitur kundër kombit të vet, i cili  konsederohej si “shqiptar i mirë”.

Një politikë e tillë djallëzore vazhdoi me dekada, dhe kur nxënësit, studentët, punëtorët shqiptarë ankoheshin për të drejtat e tyre, jo që plotësoheshin ato të drejta, por ata dënoheshin dhe shtypëshin nëpër burgje nga regjimi i kohës, prandaj edhe bota demokratike e quajti politikë ekspansioniste, e cila kishte qëllim që Kosovën dhe popullin shqiptarë ta mbajë në koloni të vetën.

Në luftën e fundit 1999, shteti serb me ushtrinë e vet fashiste dhe paramilitarët e saj me uniforma të ndryshme çetnike, vranë, prenë masakruan më së 15 mijë shqiptarë të pafajshëm, dhe dogjën me mijëra objekte , shtëpia dhe kulte fetare,duke dëbuar më së 1milion banorë nga trojet e veta . Dhe  20vjet pas luftës, janë edhe 1800 kufoma shqiptarësh akoma të pa gjetur, duke i mbajtë të fshehur, me të cilat shteti serb bënë pazare politike me eshtrat e tyre.

Nga një hegjemonizëm i tillë  ndaj popullit shqiptarë, të cilët kërkonin lirinë dhe demokracinëe tyre në vendin e vet si çdo popull në botë, shqiptarëve iu impunue  që ta formojnë forcën e vet mbrojtëse UçK-në, për ta mbrojtur pragun e derës, siq thoshte edhe presidenti Rugova.  Mirëpo,  agresori serb e kishte në plan për t’a shkatërruar dhe asgjësuar në mënyrë masive popullin shqiptarë, dhe po të mos ndërhyntefuqia e NATO-s,nën udhëheqjen e SHBA-ve, me siguri se do të ndodhte një tragjedi e pa parë ndaj këtij populi.

Brutaliteti dhe politika serbe, provojçdo gjë që i erdhi përdore për t’a nënshtruar popullin shqiptarë, të cilin e nënçmoi e përçaue helmojëe dëbojëe dhunojë e masakroi e ç’njerëzojë, dhe më në fund nuk diti se ç’të veproj, duke e marrë të gjallë e të vdekurnga trojet e veta, dhe për t’a fshehur krimin, gjymtyrët e tyre i dogji edhe në furra të hekuranave të veta nëpër Serbi.

Shqiptarët duruan mostrume të lloj-llojshme ç’njerëzore dhe përjetuan shtypje të rënda nga regjimi i egër serb në periudha të gjata, që do të thotë, sa të durueshëm duhet të jenë këta njerëz dhe deri kur duhet ta mbajnë durimin e tyre?

Po të kthehemi pakëz mbrapa në kohën e Millosheviqit dhe më herët, dhe ti afrohemi ligjeve dhe formave që  i afroi shteti serb shqiptarëve në Kosovë, që ishin format dhe ligjet më diskriminuese që i bëhën pa të drejtë një populli, dhe prapë shqiptarët e kanë treguar vullnetin e tyre të fortë, të cilët nuk u treguan hakmarrës.

Serbisë nuk i intereson sot popullata serbe e veriut të Kosovës, por i intereson nëntoka dhe pasuria e saj, për të cilën Serbia do të shfrytëzojë të gjitha resurset e saj politike dhe këtë pjesë të këtij vendi nuk do e lëshojë lehtë, ose pa luftë???

Kriminelët serb, të cilët i spërkatën llërat me gjakun e shqiptarëve dhe shumica e tyre sot kanë pozicione të larta në hirarkinë e Serbisë dhe shetisin të lirë pa u ndëshkue për krimet e tyre, e ka një domëthënje të keqe për të ardhmën dhe fqinjësinë e këtyre dy popujve.

Dhe të njëjtit njerëz të cilët kanë bërë “dje” krime të rënda në Kosovë, të cilët ikën në Serbi, shpeshherë  me ndihmën e UNMIK-ut, organizojnë në festa dhe rite të tyre fetare, që tivizitojnë këto vende të krimit në Kosovë,kinse si vende të shenjta të tyre, të cilat ende kanë aromë gjaku dhe shkrumi, dhe kur ikën menduan se nuk do të kthehën më kurrë në këtë ferr...

Të gjitha këto të bëma famkeqe që i shkakëtojë popullit shqiptarë Serbia gjatë periudhave të ndryshme dhe politika e sajakoma nuk e ndal hovin e saj, dhe populli shqiptarë edhe pse nuk mundet ti harrojë ato krime, prapë se prapë gjenë kurajo, që shteti i Kosovës të krijojë sot fqinjësi të mirë me sëcilin vend, poashtu dhe me shtetin serb.

Brukseli dhe Bashkësija Ndërkombëtare, në një formë po i bëjnë sot presion Kosovës, që dialogu teknik, të kthehet në dialog politik, i cili ka për qëllim të mos anashkalojë çështjen e veriut të Kosovës, e cila çështje është nyja e zgjidhjes së gjitha problemeve në mes këtyre dy vendeve.

Të gjitha merrëveshjet dhe dialogjet në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Brukselit, deri sot asnjëra prej tyre nuk u zbatua nga pala serbe.Të gjitha veprimet arrogante dhe kontrabandat me mallëra që bëhën në veriun e Mitrovicës, janë në bashkëveprim dhe dijeni të poplitikës së  Beogradit, kinse për tu hakmarrë ndaj taksës 100% , që ia ka paraqaqitë Kosova.

Dhe neglizhenca e atyre shtetëve të cilat nuk e njohën deri sot shtetin e Kosovës, është iniciativë e manipulimëve dhe politikës së jashtme të Serbisë, të cilën e udhëheq zëdhënësi i Millosheviqit, dhe lobuesi kundër shtetësisë së Kosovës, Ivica Daçiq.

Serbia dhe politika  e saj shofenendaj popullit dhe shtetit të Kosovës, ende  është  ajo, e cila para botës  po e tregon  fytyrën e saj dinake, në njërën anë e dëshiron Evropën( sepse nuk ka rrugëdalje tjetër)  ndërsa në anën tjetër nuk shkëputët nga Rusia, sepse vetëm në këtë mënyrë e ruan pozitën e saj dhe për ta destabilizue më lehtëKosovën.

Një politikë e tillë ekstremiste e Serbisë me fqinjët e vet, posaqërisht me Kosovën, do i shembë urat miqësore dhe  fqinjësore. Një fqinjësi e mirë në mes Serbisë dhe Kosovës, do të krijonte mundësi , që tërë Ballkani perëndimor me rajonin të stabilizohet, që do ishte në dobi edhe të vetë Evropës.

Parasegjithash, Serbia për ta treguar realitetin, duhet ta vëjë vetëvetën në vagë në vend të Kosovës dhe ta matë peshën e dhëmbjeve të saj që ka ky popull, atëherë do të jepte përgjegjën e saktë dhe do të fliste për realitetitn të cilin po e fsheh në shpirtin e saj të qelburdhe nuk e thotë deri më tani.

Po sikur ushtria e Kosovës do t’ia kishte dhunuar 20 mijë gra, apo nëna dhe motra serbe, çka do të kishte ndërmarrë shteti i Serbisë ndaj atyre dhunuesve, apo kishte ndejur duarkryq, sikur kanë qëndruar deri më tani shqiptarët.

Serbia dhe populli serb i saj nuk e ka aq vështirë së paku të tregoj keqardhje, apo edhe të bëjë kërkimfalje për gjitha ato viktima të pafajshme, ndër të tjerë ishin edhe 1200 fëmijë, jo që do ti shlyente mëkatët e saj, por të tregoj njerëzimit të botës, se sot jemi në shekullin e civilizimit njerëzor, apo në të kundërtën e atij shtazor.

Shqiptarët e kanë më vështirë që të pajtohen dhe fqinjësohen me gjaksorin serb, me kriminelët dhe politikën e llojit të tillë, të cilët vetë ishin agresor, vrasës, dhunues, pushtues dhe sot në prani të BE-së, në prani të OKB-së,  dhe para gjithë botës paraqitën si viktima, ky lloj i njerëzimit i takon njerëzve të malit, por jo edhe shqiptarët, të cilët gjithmonë luftuan për të drejtat dhe mbrojtjen e trojeve të veta.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora