E premte, 19.04.2024, 08:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Kadri Tarelli: Ku buron ky Drin i Bardhë?

E diele, 09.06.2019, 06:28 PM


Drin i Bardhë. Foto. 2009

KU BURON KY DRIN I BARDHË?

Burim mali, ky Drin i Bardhë,

Si gjerdan në tokë Dardane,

Po thërret, ma hiqni gardhë!

Ka një shekull, pse më ndanë?

Jam vëlla me Drin e Zi,

Lëng jete për trojet mbarë,

Ai nga jugu, unë në veri

Bashkë, dritë për t’u parë.

Eh! Sa ngjarje në Dardani,

Ka përcjellë ky shpirt i vrarë!

Shekuj mbushur histori,

Shqiptarët me kufi ndarë.

Zjarr e vdekje, plot mizori,

Solli shkau në këto troje.

Ç’ borxh i kishim hasmit të zi?

Dit’ e natë, kam qenë roje.

Burra trima të kësaj ane,

Nën jastëk, mbajnë dyfekun,

Djal’ e çikë, le prej nane,

Hasmit s’i lëshojnë shtegun.

Haxhi Zeka, burrë flamuri,

Bardh Isufi, Isuf Veseli,

Bajn’ kuvend në kullë guri,

Asnjë serb, këtu mos ngeli.

Lumi gjak e gjaku lumë,

Shkonte poshtë valë-valë,

U nxi toka, u skuqa unë.

Dhimbja jonë mbeti pa fjalë.

Shihni rrugët në Dardani,

Mbushur plot me lapidarë,

Shkuan trima, pleq e të ri,

Unë vetë i kam parë.

Unë vetë i kam parë,

rrjedhën time s’ndala dot,

Trimat, me zë kam qarë,

Edhe sot po derdhi lot.

Do kënduar historia,

Ngjarjet po më vijnë varg.

Porse tash që ndrit liria,

kënga ime dëgjohet larg.

Kadri Tarelli

Pejë më: 25, mes pranvere, 2019.

Shënim: Foto 2009. Vizitë në Kosovë. Burim i Drinit të Bardhë. Grup drejtorësh të shkollave të Durrësit. Nga e djathta: fadil Elezi, Kadri Tarelli, Murat Dashi, Flamur Panariti, Bert bezhani. Avdyl Buçpapaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora