Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Lojdia: 'Qyteti i monumenteve'

| E diele, 09.06.2019, 05:33 PM |


"Qyteti i monumenteve"

Nga Gëzim Lojdia

1.

Historia jonë  është e mbushur me imazhe që kanë lënë gjurmë të thella  në jetën e banorëve të një qyteti.Edhe pse historia e fotografise filloi në antikitetin e largët me zbulimin e dy parimeve të rëndësishme, nuk ka artefakte ose përshkrime që tregojnë ndonjë përpjekje për të kapur imazhe me materiale të ndjeshme ndaj dritës para shekullit të 18-të.Qyteti i flamurit,  sikundër një numër qytetesh sot atyre u ruhet imazhi I fiksuar në celuloid. Megjithatë,  kishte një kohë kur fotografitë e qendrave urbane ishin një gjë e rrallë. Me ardhjen e fotografisë në shekullin e 19-të,  për herë të parë njerëzit ishin në gjendje të regjistrojnë peizazhet që i rrethuan. Disa skena të qyteteve më të gjalla ku bën pjesë edhe Vlora janë ruajtur nga filmimet e të huajve, historia e qytetit të flamurit ka treguar se ky qytet,  ka një  histori të vjetër të lashtë të respektuar dhe të njohur prej 2.500 vjet. Imazhet,  që shfaqin fotografit e vjetra tregojnë qytetin dhe objektet e tij në periudha kohore të ndryshme. Pikërisht ,  këtë ka dashur të shpreh edhe gazetari i vjetër dhe shkrimtari Duro Mustafaj, me librin "Qyteti i monumenteve" Vlora. Histori në fotografi. Vlora dhe jugu sikundër veriu dhe më tej trojet arbërore  janë të njohura për trashëgiminë e saj të pasur,  kulturën dhe arkitekturën e saj që kanë zbukuruar shekuj mw shumë ndërtime urbane , rrënime arkeologjike,  kisha , xhami, shpella, atraksione natyrore e historike.Mbi dymijë e pesëqind vjet histori të pasur,  është e bekuar që të ketë shumë monumente të bukura dhe historikisht të rëndësishme të shpërndara në të gjithë territorin. Një monument është një lloj  strukture  tridimensionale që u krijua në mënyrë eksplicite për të përkujtuar një ngjarje,  ose që është bërë e rëndësishme për një grup social si pjesë e kujtimit të kohëve historike ose trashëgimisë kulturore,  për shkak të ,  rëndësisë historike,  politike,  teknike ose arkitekturore. Monumentet janë krijuar për shumë kohë dhe ato shpesh janë simbolet më të qëndrueshme dhe të famshme të qytetërimeve të lashta  prehistorike ,   të fuqishëm të një shoqërie shpesh janë burimi i shumë informacioneve dhe artit tonë nga ato kultura.

2.

Si e shikon një gazetar,  jetën e një qyteti  , ndërkohë që imazhet dhe fotografit që ka grumbulluar duke i shoqëruar me një përshkrim të shkurtër,  poshtë tyre  Duro Mustafaj është shprehur kështu:Me syrin e gazetarit:”Monumente të kulturës së lashtë. Nuk di po që nga fëmijëria ime,  i kam përfytyruar ata si qenie të gjalla e madhështore,  që vetëm emrat ua kemi ditur si Sahat,  (i Vlorës),  Xhami,  (e Plumbit),  Kala (e Kaninës) Urë,  Kishë,  Drashovicë,  Orikum,  Sazan,  Karaburun,  Himarë,  etj. Ua kemi ditur emrat,  e i kemi parë me sy,  por,  jo të gjithë ishim të informuar,  kur kanë lindur e cilët kanë qenë prindërit e paraardhësit e tyre. Dhe për jetën e tyre nuk kemi ditur që të dinim edhe për vlerat ndaj njerëzve. Tani për këto qenie,  që njerëzit e shquar i kanë quajtur monumente të lashtësisë e vepra të kulturës materiale,  është shkruar në disa gazeta e libra. Në to (edhe në ndonjë album),  kanë zënë vend edhe fotografitë e tyre. Dhe,  ata që kanë shfletuar libra e gazeta për këto krijesa shekullore,  të ringjallura,  nuk e kanë të vështirë të bisedojnë për ta njohur sa më mirë edhe Kuzbabanë,  Kaninën me kalanë e saj,  edhe Kishat me xhamitë,  Orikun e Amantian dhe vetë qytetin e tyre të lashtë,  AULONËN. Në këtë libër janë afro 200 fotografi të monumenteve,  mbi të cilat kam synuar të pasqyrohen,  si në një guitë turistike e historike jetëshkrimi i monumenteve më të rëndësishme të Vlorës sonë. Por,  një nismë e tillë,  që nuk është aspak e lehtë,  u mundësua falë ndihmës bujare të inxhinier Besnik Hasanajt,  që ndonëse ka lindur në Bajram Curri (Tropojë) e banon në Tiranë,  nuk e harron origjinën e tij nga Vranishti dhe të qenurit të tij si bir i Vlorës,  për të cilën ka një dashuri e mirënjohje të veçantë.Gjithashtu,  duhet përmendur,  që baza e librit,  janë edhe hulumtimet e zbulimet e shkencëtarëve të tillë me famë në fushën e arkeologjisë si Neritan Ceka,  Myzafer Korkuti,  Ilia Çano,  etj,  të arkitektëve të shquar vlonjatë,  Pirro Stefa,  autori i një libri me fotografi të vjetra të Vlorës,  dhe Vangjel Loli me librin e tij me vlerë për “Qytetin e Vlorës dhe ndërtuesit e tij’’,  të vazhduar më tej me librin për Vlorën Historike të studiuesi Myslym Baburi. Të rëndësishme e të pazëvendësueshme janë shkrimet e studiuesit të pasionuar Gëzim Llojdia,  dhe e të tjerëve si Ergys Alushi,  Harilla Koçi,  Gudar Toto,  të historianit të pa lodhur,  drejtor i Muzeut Historik të Vlorës,  Novruz Bajrami,  i cili ka vënë në shërbim të librit materiale të shumta e të çmuara. etj. Si gazetar,  jam përpjekur,  sa kam mundur,  të pasqyrojë edhe punën e tyre shkencore e krijuese,  e në këtë mënyrë ata,  janë edhe bashkautorë të heshtur në të shkruarit e këtij libri. Le ta quajmë këtë libër modest,  një plotësim për atë që është shkruar për monumentet e Vlorës sonë në shekuj e vite. Sepse,  sa më shumë libra të kemi për Vlorën tonë,  edhe në këtë fushë,  aq më krenar do të jemi për traditat tona historike,  dhe aq më të pasur bëhemi shpirtërisht dhe intelektualisht.

3.

Çfarë ka paraqitur autori në këtë botim të veçantë? Qytete e lashta të bregut jugor si Aulona, Oriku, ishulli i Sazanit, gadishulli i Karaburunit, qyteti  ilir i Amanties, kisha katolike, xhamia e plumbit, manastiri i Zvërnecit,  tre kalatë e Skelës, Kaninës dhe Treportit,  si dhe të rrethinave e Himarës, Tragjasit, Cerjes, Boderit Iliasit,  Horës, Tërbacit, Kucit.

“Guri me qiell” atraksion natyror i përdorur nga njerëzit, Rrugën:” Justin Godart”.Flamurtari te varri i Ismail Qemalit, shtatorja e Ismail Qemalit,  në Vlorë dhe në Kotë.Qytezat e lashta të Armenit, Olympe, ish prefektura e Vlorës, godina më moshë njëqind vjeçare, Muzeu etnografik,  bankat e qytetit. Tek cikli i urave, autori sjell foto dhe të dhëna të shkurtra për urat e Drashovicës,  Mifolit,  Vranishtit,  Bratit,  Frengut,  Gjipesë,  Vuno etj.Në ciklin e xhamive autori përmend: Xhamia  e Plaumbit,  e Tabakëve, e Kuqe,  e Gjin Aleksit. Një numër kishash të vjetra dhe të reja janë të shpërndara dhe kanë jetuar prej shekujsh në këto troje.Që nga Kisha e Shën e Diela Nartë, e Pilurit, Brataj, Marmiroit, Shën Mëhillit Vuno, Shën Sotiri Vuno, Shën Mërisë Himarë,  Shën Mitër Qeparo.Një vend të veçantë ndër monumentet e listuara janë edhe kullat e  Dervish Aliut në Dukat. Një numër shpellash historike dhe natyrore janë në rrethin e Vlorës , që përmenden nga autori. Shpella e Piratëve,  e Spilesë, e shkruar e Lepenicës,  e Velcës,  e Bilbilenjëve, shpellat karstike të Smokthinës. Disa atraksione natyrore ka rrethi i Vlorës si Pisha Flamur në Llogara, Shtegu u Jul Qezarit, Qafa e Llogorasë.

Fshatrat jugorë të Labërisë  kanë pasur në qendër të tyre rrepe shekullorë që kanë mbajtur edhe kuvende të dëgjuar. Autori përmend  rrapi i xhamisë Vlorë, Rrapi i Kroit të madh, rrapi i dukatit, i Matogjinit, Tragjasit.