Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Kripa: Shokut tim

| E diele, 09.06.2019, 05:23 PM |


Reshat Kripa

SHOKUT TIM

Kushtuar  shokut  tim    fëminisë  dhe burgut,  Jorgo Beshos, vdekur    Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jetën bashkë e filluam, ende kur ishim fëmi,

Bashkë luanim  sylla mbylla, nuk na trazonte njeri.

S’kishim halle as dhe brenga, luanim edhe këndonim,

Zërat seç buçisnin fortë, botën donim të pushtonim.

Vitet rrodhën porsi lumë, porsi lumë prej kristali,

Ëndrrat tona djaloshare, askërkush më nuk i ndali,

Ëndërruam dhe luftuam, për lirinë  e dëshëruar,

Së bashku me Myrtezanë, shokun tonë të paharruar.

Por përpara ish pantera, pantera e zezë mizore,

Që na grabiti rrëmbyshëm e na ndau nga jeta prore,

Na lëndoi, na sakatosi, na vërviti  mes të ferrit,

Ku  sundonin pa mëshirë,  tre gojët e  Luçiferrit.*

Zemra jote shumë e fortë, zemra jote shumë e zjarrtë,

U ngrit dhe kundër Zeusit, plot me flatra krah të artë,

Hape krahët fluturove, lart  në qiellin e nxirë,

Dhe e ndale vrullin tënd, atje në botën e lirë.

Por Atroposi**  mizore, nuk të la që të gëzoje,

Të shkëlqeje, të tregoje, aftësitë arbërore,

Kur arrite majë malit, kur  shpërtheve ti në jetë,

  preu fijen e jetës, të mbylli në  varr të shkretë.

Ike me zemër të plasur, për atdhe dhe për liri,

Për ato kishe luftuar, me plot zjarr në Shqipëri.

Ike pa i patur pranë, familjen dhe shoqërinë,

Larg në botën e lirë, që të rrëmbeu rininë.

Jorgo, shoku yn i dashur, Jorgo, shoku yn  i parë,

Përgjithmonë të kujtojmë, të kujtojmë ty  me mall,

Unë  bashkë me Myrtezanë, që të dy pleq të moshuar,

Shokun e rinisë nderojmë, shokun tonë të  paharruar..

* Sipas        Dantes         dikur         ishte engjëlli    i    mrekullueshëm         udhëhoqi

kryengritjen kundër perëndisë.  Për    këtë    u   përzu   nga   qielli       thellësitë  e  tokës.  U

shndrrua në djall përbindësh me tre  gojë  dhe u bë mbret i ferrit.

**       Sipas   mitologjisë   ishte   njëra   nga tre hyjneshat  e  jetës.    Lakezis    endte   fillin

e    jetës,   Klotoja  mblidhte  lëmshin   ndërsa  Atroposi  e  priste  atë  fill.