E enjte, 28.03.2024, 02:37 PM (GMT)

Sport » Sporti

Fritz Radovani: Australiania Ashleigh Barty fiton Roland Garos

E diele, 09.06.2019, 05:33 PM


Nga Fritz RADOVANI:

AUSTRALIANIA  ASHLEIGH  BARTY KAMPIONE  E  VAJZAVE  TENIS  2019,  ROLAND  GAROS PARIS

Vajza simpatike Ashleig (Ash) BARTY, Ausraliania teniste 23 vjeçare (asht le me 24 Prill 1996), sot asht edhe fituese e Kupes së kampionatit tenisit Roland Garros në Paris 2019.

Ndeshja do të zhvillohej me daten 8 qershor 2019, po per arsye shiu u shty mbas mesnate kështu, ajo u zhvillue me daten 9 qershor, në mesnaten australiane…

Rruga e tenistes Ashleig per me mërrijtë tek podi i Kupës së kampiones ka vështirsitë e saja gati 50 vjeçare, që vajzat e Australisë së largët nuk kanë mërrijtë me hype tek podi i fitores së kampionatit, gja që Ash-i e mërrijti në 2019 vetem me aftësi dhe merita. Natyra e Saj e heshtun, e pafjalë dhe puntore si bleta, Ash-in e rreshtoj nder sportistet e asaj plejade të Nderueme të Shek. XXI që Bota moderne vertetë na e ka lakmi...

Mjeshtria e saj nuk ka nevojë per rreklame e foto nder cepat e rrugave të bukra, Ajo me rraketen e vet sot ka mija e mija tifoza të tenisit, që e adhurojnë dhe e simpatizojnë vajzen e heshtun që, kudo Ajo lot e nderon Flamurin e Australisë Saj fort të dashtun.

Po të shikoni me kujdes ndeshjet e Saja të tenisit në dyshe, ku ka fitue me aftësi Kupen e Kampioneve me shoqen e vet CoCo Vandeweghe, tregon se Ash-i po then rekorde...

Në kampionatet e fundit Ash-i mërrijti numuri 8 në rreshtimin botnor të tenisit vajzave. Po Ash-i nuk e ndaloi vrapin e saj drejtë podit fitores në Paris të Francës, ku mbas disa ndeshjeve të bukra me aset e Vajzave të tenisit botnor, Ajo mërrijti në finale me Çeken e njohun Marketa Vondroušová, të cilen e mujti me rezultatin e thellë 6 – 1 dhe 6 – 3, tue u shpallë Kampione e tue kalue Nr. 2 të rreshtimit botnor të vajzave në WTA Tenis 2019.

Duhet vlersue edhe puna e palodhun e mjeshtrit Saj, trajnerit që dijti me e drejtue.

Me tenisten Ashleig (Ash) BARTY, që u le në Ipswich, Queensland, sot per fitoren e Kupës së tenisit Roland Garros së Parisit festojnë edhe banorët e Ipswichit Queensland, po edhe të gjitha qytetet tjera të Australisë, e kryesisht Melbourne, ku Ash-i presim të hypin prap në podin e Fitoreve të Kampiones Kupës së Australisë në vitin 2020…

Melbourne, 9 Qershor 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora