E marte, 25.06.2019, 09:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: E di Miku im besnik e kërkon të Vëllain

E diele, 09.06.2019, 06:25 PM


E DI MIKU IM BESNIK

      KËRKON VËLLAIN

NGA KALOSH ÇELIKU

(Sahat me një akrep)

Vite krize politike. Përndjekje. Burg

Vetëm, për një fjalë goje. Varg lirik.

Mund të shkoje, mu si qeni në rrush

Im Atë, doli me prognozë filosofike:

Kaloshi, është sahat me një akrep

Nuk dihet, është dymbëdhjetë. A, Një.

Prognozë e fuqishme asaj kohe qorre

Para syve të Policisë Letrare. Shtetit:

Dhe, më shpëtoi nga Përndjekja. Burgu…

(Mikja ime Eshkundura

me Mua në Bregliqe)

Kokë më kokë mbi tavolinë

Në një restorant, në Bregliqe.

E zumë nga një peshk Liqeni

I cili atë ditë na u lutë: Dhe, tha:

“O, më hani me verë të bardhë

Ose, më ktheni prapë në Liqe!”

Ditën e Nesërme, ika në Durrës

E, Ajo mbeti si qyqe në Bregliqe…

(Dhe vjen një DitëNatë

kur kthehen xhindet)

Dhe, vjen një DitëNatë. Pasmesnate

Kur, të kthehen xhindet në Shtëpi:

DoktorZiu. Skizofreni. Hojdodolja

Edhe, të kërkojnë falje. Mëshirë

Nesër, se: Nuk do të hudhin mbi çati

E, as majë lisave si dikur ende fëmijë…

(Unë kurrë nuk të braktisa

Atdheu im Burrë pa Grua)

Unë, kurrë nuk të braktisa Dje. Sot

Atdheu, im: Burrë, pa Grua besnike.

Edhe, kur xhindet hudhnin nateditë

Dorë më dorë, majë lisave. Çative.

Gjithë Natën në Luftë si Poet rebel

E nxora vargun në vend të shpatës:

Armën time të vetme. Fushëbetejë

Dhe, i paloja në Libër si dëshmorë.

Unë, kurrë nuk të braktisa Dje. Sot

Atdheu im:  Burrë, ende pa grua!

Edhe pse, në mua shkrepi Rrufeja

Qielli u ndez. Dielli i mbuloi sytë.

Ende jam gjallë nën Rrap. Nateditë

Le të shkrep Rrufeja. Shiu. Bora.

Nuk më trembin. As lagin në Shkup

Përderisa, ende kam Rrapin. Vargun.

Unë, sot jam një Ujk Mali i egër

Rrunzën, e ha nën hije me vapë!...

(Armiqtë e mi në Tavernë

pasmesnate i ngrita dolli)

Nateditë në luftë me vargun. Lugatin

“Miqtë” e mi nën Rrap: Hojdodolja.

Pas shpine u ndërsye Hoxha i Allahut

Skizofreni. DoktorZiu. Dhe, Rrufjani.

Unë, vetëm: Krapërkrahu me vargun

E shkrepa vargun. Zot t’i dalë Pragut.

Nateditë, luftë me kulturofagët “kuqezi”

Ditën e Nesërme, i palova në Bibliotekë...

(Nateditë më vret Poezia

nuk e përzë si  Grua)

Imzot! Nateditë më vret Poezia

Mesdite. Pasmesnate në shtrat.

E, Unë s’mund ta përzë si Grua

Kurtizanja m’i lidh duart. Këmbët

Ditënatë, më dhunon mes librave.

Kryengritësin, ma sakatoi. Dënoi

Trimin, Sot me dy kobure në brez…

(Rrufjani ma ndërseu pas shpine

edhe Policinë letrare)

DoktorZiu, ma ndërseu Policinë letrare

Pas shpine, m’u turr me vite e vite:

Shpalli “armik” të shtetit “përbashkët”.

Veten duke shëtitur nëpër Parti politike

Tri Akademi si “këshilltar”. Polic letrar.

Komunizëm e “Demokraci” me gërshërë

Rrufjan, i strukur në Kabinetin e “Babait”.

E zen nata. E gjen, Sot Dita e Madhe

Lakuriq, ende me gërshërë në dorë.

Mos, them: mes Livadheve pa brekë

Rrufjan, edhe Sot  me darkë e drekë.

I sakatoi artistët. Letërsinë Shqipe.

Nateditë si polic, në Shtëpinë Publike.

Duke nuhatur faqe pas faqeje librave

Rrufjani, ende pi gji te Njerka “besnike”?!

Rrufjani ma ndërseu edhe Zonjën Vdekje

Në Voskopojë. Qafë – Thanë. E, Bukoç.

Kot e ka: Nuk më do Kurtizanja për burrë

E do Rrufjanin si polic letrar. Ashik “fetar”.

Nateditë, nëpër “Bit – Pazar”. Hoxhallarë

Këmbetru, edhe sot e kësaj dite në Legen.

Dhe, harroi Halldupi me sejmenët përmbrapa

Se: Unë rrokem fytas edhe me Zonjën Vdekje...

(E di Miku im besnik

e kërkon të Vëllain)

E di, miku im besnik. E kërkon të Vëllain

Mëkot. As Ti e as Unë nuk jemi të sigurtë:

Në këtë shtet të “përbashkët”. Idiot

Moti kohë, Unë i humba Nanën. Babain.

E di, miku im besnik. E kërkon të Vëllain

Unë, Nanën dhe Babain. Po. ku t’i gjejmë:

Në këtë shtet të “përbashkët”?! Ende, Idiot.

Përveçse, mes varreve. Rrëzë, Çukës Ilire

Nateditë, na vrasin si në kohën e Pashait...

(Unë jam Kalosh Çeliku. Poet rebel

Tre vargje t’i shkrep në ballë)

Unë, nuk jam Kalosh Çeliku partiak

Patriot. Spiun. Apo, tradhtar tinzak!

As, ai burri që shitet në “Bit – Pazar”:

Për pak para. Një torbë taxhi në grazhd

Ose, një post politik në Qeveri si gomar.

Probleme, ende nuk kam me Dashurinë

Shtetin e “përbashkët”. Gratë besnike.

Po, me Poezinë. Rrugaçe e salloneve

Që, një Ditë do të më vras nën Hije. Rrap.

Unë, jam Poet rebel. Që, Sot: Tre vargje

Mes “Bit – Pazarit”, t’i shkrep në ballë...



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT