| E diele, 09.06.2019, 06:21 PM |
Mozaik humoristik
KUVENDI I
GRAVE
I
rrëshqet buza në gaz
Sytë
e zezë mbush’ maraz
Kur
e pyetën përse qesh
Me
gjithë zemër çuar peshë
-
Tha se burrin s’e ka burrë
As
në ëndërr s’e sheh kurrë
Mirëpo,
hallin ku e ke
I
thotë Sala nuses s’re
Thua
se burrin s’e ke burrë
As
në ëndërr s’e sheh kurrë
Po
a di Ti moj fisnike
Një
fjalë t’urtë aq simpatike
Pse
në popull thuhet pra
-
Burri është për shtatë gra
E
ti ngrihesh kritikon
Gjuhën
brisk e praktikon
Rri
ulur e s’punon fare
Burri
yt moj burrë me halle
E
ndan rrogën me mijë grima
Si
t’i mbushë gjithë ato vrima
Me
ngadalë tha zonja Hyrë
Merrni
gjërat me të mirë
Duhet
t’jeni shumë krenare
Sekëlldi
t’mos keni fare
Vërtet
burrin s’e ke n’shtëpi
Po
t’punon në Gjermani
Zërin
ngriti vithetrasha
Tha
ku rafsha mos u vrafsha
Pse
t’mërzitem për hiçgjë
Unë
për shembull nuk e zë
Aspak
burrë atë njeri
Që
pa lidhje rri n’shtëpi
Burri
është mik n’shtëpi
Pse
mungon s’është çudi
Kasavetet
zonja Suza
Si
purtekë i dridhet buza
Mall
e kam burrin në shtrat
Por
kam shtëpi në katër kat
Flet
me naze zonja Beti
S’e
le t’ftohet muhabeti
Qiraxhinjtë
t’mos ishin fare
Na
zënë hallet për idare
Kukuriset
zonja Sime
E
kam burrin në studime
Dhe
të shkretit tim burrë
Libër
n’dorë s’i shoh kurrë
Flet
ndër buzë zonja Maja
E
dalldisur nga sefaja
S’di
mosha është në pyetje
Apo
kriza është në rritje
I
ngarkuar gjithë me punë
Kurse
unë s’mërzitem shumë
Sa
për qejfe e argëtime
Del
diçka dhe n’lagjen time
Burri
im bën politikë
E
dredh zërin zonja Mrikë
Gjithë
shoqëria i rri rrotull
Ditë
e natë punon për popull
Nuk
ka kohë moj zonja Zizë
T’i
kryejë punët e shtëpisë
E
di mirë për çfarë detyra
Kemi
nevojë zonja Lyra
Burrit
tim shef i thonë
Nis
bisedën si gjithmonë
Zonja
Tule rrumbullake
Me
një pamje qesharake
Por
n’shtëpi nuk është çudi
Unë
jam shef e jo Ai
I
vazhdojnë llafet gratë
Deri
vonë në mesnatë
Për
ta nxjerrë pyetjen n’shesh
Me
tamam siç thuhet shpesh
Pse
edhe gratë e thonë pra
Burri
është për shtatë gra!
Qesh
e shkundet një buzellkë
I
shtrin krahët si lejlek
Burrit
kurrë s’ja bëjë hallall
Gruaja
është për një mëhallë !!!
Sevdail Hyseni