E enjte, 28.03.2024, 10:45 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: 70-vjet janë fare pak!

E shtune, 08.06.2019, 07:44 AM


70-vjet janë fare pak!

MOIKOM ZEQOS

(poezi urimi)

Nga Përparim Hysi

Më besoni se çfarë them:

Unë kam njohur një "ALIEN"

Po kush është do të thoni?

Po ju them:- Është MOIKOMI!

Mendjegjerë si askush tjetër

Mendjethellë si URTAK i vjetër

Pa më ka aq atribute

Veç ai, i mban mbi supe.

Është një mendje krejt e rrrallë

Tjetërkush s'e ka, i gjallë.

Një Poet  që nuk ka shok

Poezinë e ngriti"hop".

Eseist në shkallë të epërme

Fjalë e tij si e"përveçme"

Erudit dhe poliglot

Mendjegjerë me kokën plot.

Arkeolog e  historian

Shkrimet bërë me "filigram"

Gjurma e tij në studime

Pa dyshim që është sublime.

Ky njeri me kaq merita

Është i  mirë siç është dhe drita

Dritë e dije sjell me shkrime

Ndaj i kushtoj poezinë time.

70-vjet për të janë pak

E uroj me timin varg:

Njëqind vjeç, o mor ALIEN!

Dëgjomë ZOT! Po bëj"Amen!"

Tiranë, 7 qershor 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora