Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zymer Mehani: Më fal!

| E shtune, 08.06.2019, 09:16 AM |


Zymer Mehani

MË FAL !....

Më fal, babë

Mua më fal

Zemra jote

Sa një mal

Më fal, nënë

Më fal, mua

Zemra jote

Porsi krua

Më fal, vëlla

O lastar

Zemra jote

Ndrin si ar

Më fal, motër

Sikur flutur

Zemra jote

Qoftë e lumtur

Më fal, shok

Imi krah

Vlera jote

Çmim nuk ka

Më fal, shoqe

Zemra ime

Në jetë prore

Paç gëzime

Më fal, bir

Biri im

Zemra jote

Shpirti im

Më fal, bijë

Ime bijë

Jeta jote

Bardh të ndrijë