E marte, 19.03.2024, 06:55 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Kulti i ngritur ndaj ''Cubave të Rognerit'' arriti kulmin!

E premte, 07.06.2019, 08:17 PM


KULTI I NGRITUR NDAJ “CUBAVE TË ROGNERIT” ARRITI KULMIN!

Nga Afrim Caka

Njeriu sa më lartë në pushtet duhet të jetë i drejtë në vëtvete. Çdo kulturë dhe art e stolis njerëzimin, është rendi më i mirë shoqëror, që të gjitha janë fryte të demokracisë, e cila i diciplinon dhe i zhvillonë plotësisht embrionet e njeriut nëpërmjet artit dhe kulturës. Secili prej tyre mund ta keqëpërdorë gjithmonë lirinë e vet, në qoftëse ai nuk ka asnjërin mbi vete, që të ushtrojë mbi të tjerët dhunë, kontroll dhe keqëpërdorimin e plitikës dhe të paras publike sipas tekeve të tija. Kjo gjen zbatimin më së shumti te njerëzit parazit të cilët u zënë pusi njerëzve të ndershëm. Gjyqi i munguar për Hashim Thaçin e bënë edhe më të vështirë skanimin e kësaj figure - për të cilën letrat e firmosura me shkja e shkina nuk janë hapur ende plotësishtë!

Jeta e Hashim Brojës është një kompleksë TURPI, “kriminaliteti dhe perversitetesh” është një shembull më tipik se si ndryshon një idhul, një mit i krijuar artificialishtë në mendjet votuesve të tij. Ai ishte edhe një matrapaz i politikës dhe i kultures!

Po të shfletojmë historinë e tij, zor se mund të gjejmë në veten e tij diçka mjerëzore. Hashim është analfabet, eshtë aktor komdish politike dhe fshehte brenda një shpirtë mizor ndaj trojeve shqiptare. Kush e njohu nga afër jetoi me trishtim dhe ndjeu më rëndshëm prezencën e këtij njeriu shumë të e këtij njeriu shumë të vështirë për ta lëxuar, sepse flokët e tij të bukur e kaçurel e bënin të padukshëm pamjen e tij të mistershme dhe pamjet e tij të “përgjakshme të jetës së tij para dhe pas luftës”!?

Natyrisht ky politikanë askund nuk është në saje të profesionit, në kuptimin e më të mirfilltë  të fjalës, figurat e vetme vendimtare në mekanizmin e luftës për pushtet politik e korrupsion. Përkundrazi jashtëzakonisht vendimtare për të është lloji i mjeteve që ka zgjedhur, që janë në dispozicionin e tij. Si duhet të sillet politikishtë me “egërsi” që ta mbajnë sundimin e tij pandërprerë - e cila mbeshtet në mjetin e dhunës jolegjitime. Ky është një lloj sundimi më karizmatik – apo sunduesit plebishtar, demagogët më të mëdhenj të një partie siç e ushtrojnë Hashim Broja, Xhavid Haliti e Kadri Veseli...

Presidenti i bindur, mbi të gjithë u bind dhe parashikonte gjithçka. Edhe për atë erdhi ora e larjes së hesapeve. Mite, magji, e zotërim, okultizëm, karizma, dituri misterioze, u braktisën në prapaskenën e një spektakli politikë të dështuar mbi të cilën ulen si bari i zi i një tragjedie njerëzore. Hashim Thaçi në vizionin e tij apokaliptik i (Shtabit të Rognerit "luftararak" Cuba ishin e janë ende), ma në fund i tradhtuar dhe i braktisur nga të besuarit e tij dhe të mposhtur në të gjitha frontet politike.

Nuk ka asnjë fund tjetër logjik, veçë të bëhej copash. As astrologët e magjistarët e tij nuk i gjetën Stalinit kosovali formulën që ti mbijetonte një katastrofe të tillë, e mbi të gjitha të kthehet në fitoret e hershme të historisë së tij si luftarë cubash. Nata e të keqes. Natë kur demonët dhe shtrigat dalin nga bota e nëndheshme e thurin intrigat kundra atdheut. Por, pastaj nën dritën e parë të agimit, zhduken sërish. Dhe, kësaj radhe, marrin me vete “cubat e rognerit” më të harbuar që ka njohur historia shqiptare pas Ali Shukriut.

Kush do të mirret me politikë lakmon pushtetin: pushtetin ose si mjet në shërbim të synimeve familjare e për akraballëqe e egoiste ose pushtet pa kufi (për hir të pushtetit) për të shijuar ndjenjen e prestigjit, që ta jep ai.

Ky shkrim, që e shkruaj në bazë të një realiteti në shoqërinë shqiptare në të dyja anët, do t’ju zhgënjej pashmangshmërisht në disa drejtime. Ndërka duhet të mënjanojmë krejtësisht kancerin e sotëm dhe të gjitha çështjet lidhura më të: cilin politikanë dhe cilën politikë duhet ta ndjekim, d.m.th. çfarë përmbajtjeje duhet t’i japim veprimtarisë së tyre politike? Nuk është e mundur që të bashkohen tok etika e idealit dhe etika përgjegjësisë apo që të dekretohet ana e tike se cili qëllim justifikon politikën e tyre 20 vjeçare dhe me cilat mjete veprojnë, nëse në përgjithësi këtij principi do t’i bëhet ndonjë koncesion politikë... Sepse sipas këtij krimi politikë kjo nuk e dëmton shërbimin ndajë tradhtisë dhe ndajë islamit politik, përkundrazi i shërben atij.

I stërmadh është këtu kontrasti midis të kaluarës dhe të tashmës. Dhe, çfarë qendrimi duhet të mbajmë ne ndaj këtij fenomeni – kanceri politik? Dhe meqë vdekja e një kombi është e pakuptimtë, është si e tillë edhe jeta e çdo shqiptari, e cila pikërisht nëpërmjet “krimit politik” së saj të pakuptimtë i vë vdekjes vulën e turpit dhe të pakuptishmërisë. Kjo pyetje duhet shtruar pa tjetër.

Kur shohim sesi lindin përçarjet, korrupsioni dhe krimet politike, së pari duhet të përcaktojmë fillimet dhe shkaqet e tyre, të cilat prekin dhe përdhosin kushtetuten në përgjithësi. Mund të thuhet se ato  janë tre; dhe tani duhet të japim një përvijim të secilës. Duam të dime;

1. Si është gjendja në Dardani dhe të cilët jano ata politikanë të lig?

2. Cilat janë motivet dhe kush i krijon ato afera korruptive – a kanë emër dhe adresë njeriu?

3. Nga cilat duar lindin trazirat dhe mosmarraveshjet politike? Shkaku i saj dhe kryesor i kësaj ndjenje të revulucionit korruptiv është përmendur më lart tek PDK, NISMA, LDK etj., dëshira për ta zhvatur shtetin, kur politikanët mendojnë se janë të paprekshëm ndaj ligjeve, të cilët kanë më shumë se vetja e tyre; ose, sërish, dëshira për të vjedhur e tradhtuar, duke menduar veten superior, politikanët mendojnë se nuk kanë më shumë, por njësoi ose më pak sesa popullata e tyre. Shkaqe të tjera  janë pafytyrësia e Presidentit, Halitit dhe e Veselit epersia e theksuar, përbuzja e kushtetutes, korrupsioni etj...

Pjesa që zë paturpësia dhe korrupsioni në krijimin e revulucioneve në krimet politike, si  dhe si veprojnë ato, është mjaftë e qartë. Kur Presidenti dhe Kryeparlamentari janë të pafytyrë këta komplotojnë kundër njëri tjetrit, si kundër kushtetutës e kombit, nga e cila marrin pushtetin, duke përfituar ose në kurriz të popullit. Mjeti vendimtar për politikën është dhuna dhe sesa e madhe është – sado krejtësisht e përligjur qoftë hedhja poshtë e objektivave të këtyre politikanëve të mbushur me afera korruptive. Këta e dinë që rreziku vjenë si rrjedhojë e një veprimi të vetëm politikë të pandershëm nga ana e tyre, gjë që do të thotë të jetë partia të cilën ai që udhëheq, pra të jetë dikush të cilit askush nuk do t’i besojë dhe shoqërinë e të cilit e shmang cilido dhe për këtë arsye t’i ndërpritet çdo aktivitet politik këtij Presidenti të rognerit, më pak fjalë:

“Një tip që ka vjedhur, shitur ujë, fusha e male” si dhe për të përdoret proverbi – ai që vjedhë e tradhtonë një herë, do të vjedhë e tradhtonë gjithmonë”.

Këtu gjithmonë zë vendë ligësia, dashakeqësia, poshtërsia, tradhtia, kënaqësia e tepëruar ndaj vetvetes, shpifja, paturpësia, urrejtja etj... Rrënja e parë është më shtazarake, e dyta më djallëzore. Në varësi të asaj se cila rrënjë është më e fortë, ose në varësi të nxitësit moral, përcakton linjat për klasifikimin etik të karakterit familjar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora