E premte, 29.03.2024, 10:19 AM (GMT)

Kulturë

Alfred Papuçiu: Kujtimi i mirë për një njeri të thjeshtë

E enjte, 06.06.2019, 07:24 PM


Kujtimi i mirë për një njeri të thjeshtë

Në kujtim të laborantes së përkushtuar, Ksanthipi Papuçiu-Dilo

Nga Alfred Papuçiu

Pse kaq shumë njerëz kanë frikë të thonë një fjalë të mirë? Disa urrejnë në vend që të kënaqin dikë; të tjerët kanë frikë të thonë shumë; ata kanë frikë të arrijnë së pari; ata që përsërisin atë që të tjerët mund të kenë thënë tashmë. Me një fjalë, ata kanë nevojë për shumë garanci përpara se të shprehin një shenjë miratimesh, se shenja kurrë nuk vjen. Të njëjtët njerëz që e gjejnë të lehtë të tallen, të censurojnë dhe të qortojnë, do të mendonin se do të komprometoheshin nga një shprehje kënaqësie dhe një fjalë  lavdëruese. Nga vjen? Nga ajo që ata nuk mund të harrojnë për një çast. Ata mendojnë për to, dhe nuk e vënë veten në vendin e të tjerëve. Edhe kur ka drojë në faktin e tyre, prapëseprapë është krenaria që i mbizotëron, vetë-vlerësim i kujdesshëm dhe mbrojtës.

Citim nga Henri-Frédéric Amiel; Ditari, 13 shtator 1878.

E nisa këto rreshta përkujtimore me një citim nga një autor të dëgjuar, fjalët e të cilit mbeten aktuale. Ikin vitet dhe ne kujtojmë me respekt shokë e miq që janë larguar nga kjo jetë por që kanë lënë vetëm emër të mirë. Ata mund të mos jenë shkrimtarë apo njerëz të shquar të shkencës, për të cilët zakonisht shkruhet në gazeta apo webside, por edhe ata meritojnë të kujtohen.

E tillë ishte një nga pesë motrat e tim eti. Siç tregon e motra e tim eti, Tunit, Pandora Dedja: “Në familje shpërthente gëzimi i madh kur Tuni kthehej në pushime pranë nesh. Me vete gjithnjë do të sillte libra, ato vepra të pakta origjinale dhe përkthime që botoheshin në atë kohë. Kështuqë në shtëpinë tone u krijua një bibliotekë e pasur për kohën, e cila na dha mundësi të lexonim. Fillimisht në netët e gjata të dimrit mblidheshim rreth vatrës dhe ne më të vegjëlve na i lexonte motra e dytë, e treta nga fëmijët Ksanthipi…Ajo vazhdon kujtimet e saj:” Dhembja e Tunit, pas vdekjes në moshë të re të motrës Ksanthipi, u shpreh në përkujdesjen për mbesën, Jetën. Ai flinte natën me të, kujdesej për detyrat e saj në shkollë, për ushqimin, për dëfrimet fëminore. Ai e ndjente shumë thellë përgjegjësinë për fatin e vajzës jetime. Siç na tregonte më vonë e paharrueshmja shkrimtarja Lajde Staku nga Shkodra, që i ndenji Tunit te koka deri në fund, deri në regëtimen e mbrame, ai shqiptonte: „Jeta…Jeta. Jeta sikur qe amaneti i tij i fundit dhe unë e Bedriu këtë amanet e ruajtëm të shenjtë, gjersa Jetën sot inxhinjere dhe nënë e dy fëmijëve, e nxorrëm në jetë”.

Vitet ikin dhe ne e kujtojme me përmallim dhe respekt hallën tonë të paharruar, Ksanthipi Papuçiu-Dilo e cila u largua nga kjo jetë në moshën 45 vjeçare. Tipi, siç e quanin të gjithë që e njihnin gjithë jetën e saj punoi me përkushtim, duke ndihmuar me profesionin e saj human, jo vetem të afërm dhe të njohur, por edhe mijra e mijra njerëz që kërkonin ndihmën e saj në Maternitet. Ajo qëndronte deri vonë për tu dhënë përgjigjen e duhur mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor që e kujtojnë edhe sot për përkushtimin e saj. Tipi iku e re, në duart e tim eti të ndjerë që e donte shumë. Ajo dhe Arqile Dilo lanë një vajzë të shkëlqyer, si Jeta Dilo-Thëllimi që mban gjallë emrin e tyre të mirë. Jeta u rrit nën kujdesin e tim eti, deri sa ishte gjallë, të Pandora dhe Bedri Dedja dhe të ish partizanes 16 vjeçare Olimbi Papuçiu që u kujdesën për të si për vajzën e tyre. Jeta përfundoi studimet universitare shkëlqyer në Universitetin e Tiranës, duke menduar edhe për të ardhmen e Shqipërisë. Më vonë ajo u vendos me familjen e saj në Toronto të Kanadasë. Ajo jo vetëm jep ndihmesën e saj të çmuar, si një kuadër i formuar në shkollë shqiptare, por gjithashtu përfundoi studimet pas-universitare në Kanada, dhe tani mban titullin professional (designation), si Certified Public Accountant.  Të dy fëmijet e saj jane diplomuar në universitetet kanadeze dhe të integruar plotësisht në jetën e përtej oqeanit.

Të rroni e ta kujtoni sa të jetë jeta, Jeta jonë e dashur dhe fisnike, mamanë tënde aq të dhëmsur dhe Açon fisnik dhe të përvuajtur, të gjithë miqtë dhe dashamirët i kujtojnë me respekt.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora