E marte, 19.03.2024, 02:28 AM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: 15 veçantitë e kombit tonë

E merkure, 05.06.2019, 07:35 PM


15 veçantitë e  kombit tonë

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim

Një fejton voluminoz, pothuajse, me  të njëjtin titull, më është publikuar vite më parë, prandaj, për të mos u bërë i mërzitshëm për lexuesit që përcjellin shkrimet e mija, po evidentoj vetëm rezimenë e ati fejtoni, me qëllim që të pengoj plagiatorët, mos e shfrytëzojnë më, siç është vepruar gjer më tani, me disa pjesë të tij, pa cituar fare emrin tim. Ky veprim i shëmtuar është kryer, edhepse akoma jam gjallë dhe, mund të merret me mend, se çmund të ndodhë, më pas. Të filloj tani me temën, elaborimin e së cilës, do ta bëj   sa më thjeshtë, për të më kuptuar çdo lexues, pa marrë parasysh nivelin e arësimimit të tij.

Veçantia e parë

Ska patur, ska, dhe, as do ketë ndonjëherë, që, nga gjiri i ndonjë populli, të dalë një femër, siç është Gonxhe Bojaxhiu, e njohur tani dhe përgjithmonë, si ,,Nënë e tërë botës,,. Se sa kjo zonjë e bekuar, na bën krenarë dhe të veçantë nga çdo popull tjetër, nuk duhet koment më vete.

Veçantia e dytë

Ska  shembull që ndonjë shkencëtar i shquar, i një kombi, të ketë shkruar për kombin tjetër që është më i vjetër në botë, siç është rasti me akademikun francez Maurico Druon, i cili, këtë vlerësim,  kaqë të lartë, e ka dhënë për ne shqiptarët, edhepse,  me të, nuk na lidh asgjë, për të na i bërë qejfin. (Infoshqip.Com.12. 04. 2017).

Veçanti e tretë

Ska rast  që historia e një vendi, të jetë afirmuar aqë tepër me ngjarje dhe figura të popullit tjetër, siç është rasti me Greqinë, historia e së cilës, në piedestalin më të lartë të historisë botrore, ka zënë vend me 12 perënditë dhe me herojt e Luftës së Trojës, si dhe me Lekën e Madh, edhepse i takojnë racës tonë, sidomos i fundit, por, edhe ato, para tij,  gjë  të cilën, veç tjerash, e dëshmojnë edhe  disa emra të të tyre puro-shqiptare, siç është emri i Afroditës, që  ska nevojë të sqarohet, ose emri Trojë që ka të bëjë sipas disave, me fjalën shqipe truall ose tru, sipas të tjerëve, por sidoqoftë është fjalë e gjuhës tonë.

Veçanti e katërt

Ska shembull, që, nga gjiri i një populli, siç janë shqiptarët, të kenë dalë 24 perandorë, 7 papë, dhe  ,,Babaj,, i kombit (Gariballdi), që të kenë afirmuar  ndonjë shtet tjetër, siç është rasti me  Italinë, 16 princër të dinastisë Gjika, me Rumaninë, dinastia 300 vjeçare e Mehmnet pashë Kavallës, me Egjiptin etj.

Veçanti e pestë

Përveç Gariballdit, nga gjiri i kombit tonë, kanë dalë edhe tre ,,baballarë,, të tjerë: Vashingtoni i Amerikës, me nënë shqiptare, Napoleoni i Francës, me origjinë arbëreshe dhe Qemal Ataturku, të paktën nga njëri prind, shqiptar. Pra, në damarët e  figurave numër një, në 4 shtete të rëndësishëm, 3 në Europë dhe 1 matanë okeanit, ka rrjedhur edhe gjak shqiptari, gjë që nuk është rast me ndonjë popull tjetër.

Veçanti e gjashtë

Ska shembull që,  një popull, të ketë shpëtuar nga vdekja  mijra hebrej  dhe 20 mijë ushtarë italianë, siç është rasti me shqiptarët. Për hebrejt dihet, se është shkruar gjerë e gjatë, por jo edhe për 20 mijë ushtarët e Italisë, që gjindeshin në Shqipëri, të cilët, me urdhërin e Hitlerit, duhej të pushkatohen, si hakmarrje për kapitullimin e Italisë, në vjeshtën e v.1943. Populli shqiptar, ata, i shpëtoi njësoj si hebrejt, duke i fshehur nëpër shtëpitë e veta, ose në mënyra të ndryshme, edhepse, ata ushtarë, ishin okupatorë të Shqipërisë!.

Veçanti  e shtatë

Rrallë ka, ose ska  popull, që të ketë nxjerrë nga gjiri i tij femra të shquara, siç është rasti me Kleopatrën-mbretëreshë e famshme e   Egjiptit, Teutën-mbretëreshë ilire, nga e cila u dridheshin këmbët perandorëve më të shquar të Romës, Parashqevë Qiriazin, e vetme femër në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919 dhe e cila fliste në disa gjuhë, me çka magjepsi të pranishmit, ose Elena Gjika, e cila në moshën 15 vjeçare, përktheu në gjermanisht,,Iljadën,, e Homerit, Shote Galicën, mos flasim për Gonxhe Bojaxhiun e pa zavendësueshme, të cilën, e përmenda më parë, por që meriton të përmendet  në çdo moment kur bëhet fjalë për veçoritë e kombit tonë.

Veçanti e tetë

Rrallë ka  shembull që disa shtete  të jenë çliruar nga njerës, tërësisht, ose pjesërisht, me gjak të huaj, siç është rasti me  Algjerinë, të cilën  nga spanjollët, e kanë  çliruar 4 vëllezër shqiptarë, Amerikën, Vashingtoni, siç thashë, me nënë shqiptare, Egjiptin, Mehmet Pashë Kavalla, puro-shqiptar, Italinë, Garibaldi, me origjinë shqiptare, Turqinë, Qemal Ataturku, të paktën, nga një prind shqiptar etj.

Veçanti e nëntë

Rrallë ka rast që nga  gjuha e një populli të  huaj, të jetë krijuar emri i disa  shteteve, ose qyteteve, siç është rasti me  gjuhën tonë. Ja vetëm  disa shembuj: Algjeri=gjiri i artë,  Argjentinë=argjend, Malta=mjaltë, Maqedoni=e madhe, Europa ka emrin e motrës së Kadmit ilir, Italia, emrin e Italit ilir,  Britania, emrin e Britit, poashtu ilir etj.

Veçanti e dhjetë

(Besa, mikëpritja,  dhe trimëria shqiptare)

Sa i takon besës, për të dihet botërisht, prandaj dhe ska nevojë për ndonjë elaborim të posaçëm, mjafton rasti i Ramizit i cili nuk pranoi të heqë litarin nga qafa, vetëm e vetëm se i kishte dhënë besën shokut të vet joshqiptar, Boros,  se vetëm vdekja mund t i ndajë. Edhe për trimërinë, ska nevojë të zgjatem, mjafton rasti i Adem Jasharit, ose djaloshit i cili para varrjes kërkoi krër që edhe i vdekur të jetë i bukur, kurse sa i takon mikëpritjes,  mjafton  rasti i moshatarit shqiptar, i cili, para varrjes, pat thënë se kjo sështë gjë fare për të, në krahasim me   momentin kur  mysafirin e kishte përcjellë pa  drekë, se skishte çti japë për të ngrënë.

Veçanti e njëmbëdhjetë

Kjo nuk ka të bëjë me tërë kombin, por  vetëm  me shqiptarët e Maqedonisë. Nuk besoj të ketë rast, që,  nga gjiri i një populli, jo shumicë, në një shtet, të kenë dalë dy nobelistë, siç është rasti me Ferid Muratin dhe Gonxhe Bojaxhiun, të dy nga Maqedonia,kurse nga shumica asnjë, madje as nga Mëma Shqipëri!. Veçanti për shqiptarët e Maqedonisë, sipas  meje, janë edhe  60-70 mijë votat e tyre për një parti të kombit tjetër, gjë që ska ndodhur dhe, nuk besoj të ndodhë e kundërta  në Maqedoni, ndoshta edhe më gjerë, posaçërisht në vendet ballkanike, të paktën, në disa dekada të ardhme.

Veçantia  e dymbëdhjetë

Kur jemi te shqiptarët e Maqedonisë, ja edhe një veçanti tjetër, përveç asaj, që, posa theksova. Ska shtet, i cili, emrin e vet   dhe të  kryeqytetit, t i  ketë fituar nga gjuha e  popullit ,,pakicë,, siç është rasti me Maqedoninë, emri i së cilës ka të bëjë me fjalën shqipe e madhe, kurse kryeqyteti i saj-Shkupi, me fjalën ,,shqip,,gjë që dëshmon se kush në këtë shtet është  vendas dhe kush  ardhacak. Mos flasim për emrin e tre lumenjëve më të mëdhenj të këtij shteti-Vardarit, të Shkupit, Dragorit të Manastirit, dhe Drinit, me emra puro-shqiptare: i bardhë,për Vardarin, dragua, për Dragorin, dhe dryni,çelsi, për Drinin, ose për emrat e dy fushave më të mëdha-Pellagonisë dhe Pollogut, që kanë të bëjnë me fjalën shqipe pellg.

Veçanti e trembëdhjetë

I kthehem përsëri kombit nëpërgjithësi. Shqiptarët, nga çdo popull tjetër, dallohen edhe nga historia e emrit të tyre, si popull dhe si shtet, sepse ka të bëjë me shqiponjën- epitet i mbretit tonë të famshëm-Pirros të Epirit, i cili jetonte  2400 vite më parë.  Apostrofova këtë veçanti me histori të shenjtë, sepse, zakonisht shtetet dhe popujt e tyre, mbajnë emra të ndonjë figure historike, fisi, vendi etj., si p.sh. Amerika mban emrin e Ameriko Vespuçit, Britania dhe Italia, siç thashë,  të dy ilirëve-Britit dhe Italit etj., mos flasim për emrat e dy kontinenteve-Afrikës dhe Azisë, të cilët, sipas historianes të shquar Elena Kocaqit, janë krijuar nga fjalët shqipe: frikë për Afrikën dhe i zi për Azinë! (shenja është imja,  kuptohet pse). Me fjalë të tjera, ska popull i cili mund të mburet me emrin e vet, sa  ne shqiptarët, si ,,Bij të shqiponjave,, ose shteti, ,,Vend i shqiponjave,,.

Veçantia e katërmbëdhjetë

Megjithë këtë histori kaqë madhështore, shqiptarët janë më modestë se çdo popull tjetër, posaçërisht historianët,  gjë që është edhe një veçanti më vete. E them këtë, sepse, historianët e çdo populli, nuk lënë gjë pa nxjerrë në shesh, kur ajo shkon në dobi të afirmimit të kombit të tyre, madje, disa, edhe duke mashtruar, siç është rasti me historianët grekë, të cilët, me përjashtime të disa prej tyre, edhepse  janë të vetëdishëm  Leka i Madh, ka origjinë ilire, e konsiderrojnë për të vet, duke u bazuar në deklaratën e tij, poashtu të rejshme për shkaqe politike, të cilat i kam sqaruar në shkrimet e mia të mëparshme. Mos flasim për 12 perënditë dhe herojt e Trojës, të cilët i përmenda më sipër. Se sa e tërë kjo flet për modesti, bile të tepëruar dhe në dëm të historisë tonë, kuptohet vetvetiu.

Veçanti e  pesëmbëdhjetë

Për të mos më quajtur subjektiv dhe për të qenë i sinqertë, nuk mund të mos apostrofoj edhe tre veçanti negative për kombin tonë, të cilat, na kanë sjellë në këtë gjendje të mjerueshme.  E para ka të bëjë me hakmarrjen, për të cilën dihet mjaft, prandaj dhe ska nevojë të thuhet më tepër. Sa  i takon tradhëtisë, do përmend vetëm Moisi Dibrën dhe Hamza Kastriotin, të cilët dëmtuan tepër kombin, duke tradhëtuar heroin ynë kombëtar, veprimtari kjo e ndjekur edhe  në të ardhmen, siç është edhe koha më e re. Fjalën e kam te udbashët tanë, emri i të cilëve qendron në listë të posaçme, edhepse, unë, ata, i ndaj në dy kategori: Në njerës që kanë pranuar të jenë të tillë, për të zgjedhur ndonjë hall,  dhe pa bërë ndonjë dëm, dhe njerës, për të fituar ndonjë pozitë, titull, por duke dëmtuar të tjerët, siç ishte rasti me ata të Adem Demaçit dhe ca të tjerë, të cilët, kohëve të fundit,po tregohen patriotë, duke marrë pjesë nëpër tubime të ndryshme, ose duke botuar libra me përmbajtje patriotike, të cilat, fatkeqësisht, pa probleme, u promovohen nga ana e institucioneve të ndryshme, pa ua prerë mendja se, në këtë mënyrë, denigrohen në maksimum. Sa i takon kokëfortësisë, të cilën e konsiderroj për veçanti negative, do tregoj vetëm vlerësimin që thuhet si barcoletë: Nëse shqiptari pengohet në ndonjë gurr, nxjerr revolen dhe e bën copë.

Ps. Kur jemi te veçantitë negative, nuk mund të mos apostrofoj neglizhencën e intelektualëve të shquar të Shqipërisë, të cilët, fatkeqësisht dhe  për çudi, po lozin rolin e sehirxhiut ndaj  politikës aktuale, e cila, me qëllim ose pa të,  po e kthen ,,Vendin e shqiponjave,, në monizëm, për të mos thënë në diktaturë,  kur pushteti mbahej përmes vrasjeve, burgosjeve, internimeve, kurse tani, përmes krimit dhe drogës, fenomen ky i cili po denigron dita ditës një komb të tërë, kuptohet, edhe ne shqiptarët, në Maqedoni.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Profesoresha, fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj Reshat Nexhipi: Ç’do t’i thoja Blerim Rekës në Manastir Reshat Nexhipi: Greqia, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Europa, pa të parët tanë, do kishin histori të zgjebosur Reshat Nexhipi: Marrëveshja e Ohrit dhe zgjedhjet presidenciale në Maqedoni Reshat Nexhipi: Udhëtimi 2400 vjeçar i ''shtafetës'' së Pavarësisë Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar Reshat Nexhipi: Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë Reshat Nexhipi: Kontributi indirekt i Skenderbeut për Kongresin e Alfabetit Nexhipi: Amerikanët për shqiptarët dhe anasjelltas Nexhipi: Falënderoj uruesit dhe kërkuesit Reshat Nexhipi: Pa shqiptarët, vështirë se mund të ndodhte Kryengritja e Ilindenit në Maqedoni Nexhipi: Paraqitja dinjitoze e një analistit shqiptar Reshat Nexhipi: Opinionet e mia për çështje kombëtare Reshat Nexhipi: Vendin e Lekës ta zërë Skenderbeu Reshat Nexhipi: Intervistë me një gazetar albanofob Reshat Nexhipi: Biseda ime me një anëtar të VMRO-së Reshat Nexhipi: Amerika për shqiptarët dhe këta për të Reshat Nexhipi: Kush ishin fajtorët kryesorë për burgosjen masovike të shqiptarëve në ish Jugosllavi Reshat Nexhipi: Çkanë përfituar Amerika, Greqia dhe Turqia nga shqiptarët Nexhipi: Një sy historik përmendoreve të Shkupit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora