E merkure, 24.04.2024, 02:06 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Letër e hapur zonjës Leyla Moses-Ones

E hene, 03.06.2019, 10:05 PM


Letër e hapur

Zonjës  Leyla Moses-Ones

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

E nderuara zonja Moses-Ones,

Jam një qytetar që i përkas asaj shtrese të popullsisë së vendit që në periudhën e sundimit totalitar të sistemit komunist, kishte dëshirë për të mësuar dhe nuk e linin të mësonte, kishte dëshirë për të punuar dhe nuk e linin të punonte, kishte dëshirë për të jetuar dhe nuk e linin as të jetonte. Megjithatë munda të mbijetoj.

Tani jam në moshën 83 vjeçare. Duke qenë i pranishëm në këto ditë të turbullta që po kalon vendi ynë, para syve më del një shprehje e studiuesit të njohur Giovani Sartori që në studimin e tij “Edhe një herë për teorinë e demokracisë” shkruante:

”Njerëzit që kurrë  nuk  e  kanë  njohur  diktaturën  dhe  tiraninë  e  kanë    lehtë    jepen  pas retorikës për lirinë duke harruar fare realitetitn  e thjeshtë dhe    tmerrshëm    shtypjes    njimendtë atje ku ekziston përnjimend“.

Janë pikërisht këta njerëz, këta lakej të sistemit të përmbysur, që e kanë ndihmuar të qëndrojë në këmbë atë sistem, që sot janë në krye të organeve qeveritare, partive politike dhe organizatave jo qeveritare dhe japin leksione  demokracie. Shembulli më i qartë i hipokrizisë në rradhët e organeve më të larta të vendit.

Më lejoni tani, e nderuara Moses-Ones, t’ju tregoj disa të dhëna rreth personit tim.Rrjedh nga një familje intelektuale, tregëtare nga qyteti i Vlorës. Im atë ishte pronari i një fabrike për prodhimin e vajit të ullirit, e cila u shtetëzua nga qeveria komuniste në vitin 1946. Atëhere unë isha vetëm dhjetë vjeç. Shikoja tim atë që pothuajse për çdo mbrëmje dëgjonte në radio emisionin e lajmeve të “Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe dhe këto ikomentonte me zë të ulët me miqtë e tij më të ngushtë.

Duke dëgjuar këto komente, dalëngadalë në zemrën time filloi të forcohej bindja se shpëtimi  Shqipërisë do t’ivinte vetëm nga Shtretet e Bashkuara të Amerikës. Kështu i kishte ardhur edhe në vitin 1919, në Konferencën e Paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kur disa nga fuqitë e mëdha europiane kishin rënë dakord që ta copëtonin Shqipërinë dhe ishte Presidenti Willson ai që e kundërshtoi dhe bëri të mundur njohjen e kufijve ekzistues.

Duke patur këto mendime, kur isha në moshën 15 vjeç, së bashku me dy shokë, krijuam një organizatë antikomuniste, e cila shpërndante trakte kundër sistemit komunist në qytet. Ja një shembuulli një trakti të shpërndarë, ku reflektohej respekti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

“Poshtë Partia Komuniste! Rroftë nacionalizmi Anglo-Amerikan, mësonjësi  jonë!Poshtë Stalini dhe Enveri dhe kulishat e tyre! Poshtë komunizmi!”

Por, në atë moshë që ishim ne, nuk mund të mos binim në kthetrat e sigurimit të zi të komunizmit. Kështu, më 24 maj 1951 arrestohemi dhe mbyllemi në qelitë e errëta. Edhe atje na mbajti gjallë shpresa se shpëtimi do të vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ja si iu përgjigja hetuesit kur më pyeti nëse isha penduar:

Unë Reshati, deklaroj se rrugën që kam ndjekur, duke treguar aktivitet kundër pushtetit, e quaj të drejtë, për deri sa gjendja në vendin tonë nuk do të ndryshojë dhe unë këtë ndryshim e pres nga të arratisurit jashtë shtetit, nga Anglo- Amerikanët dhe të tjerë.”

Kështu filloi kalvari nëpër burgjet dhe kampet e tmerrshme të punës së detyruar. Atje rashë në kontakt me burra të tillë, diplomuar në universitetet më të mira të botës perëndimore që ishin dënuar vetëm sepse ishin adhuruesit e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera të lira. Mund t’ju përmend disa nga këto figura të paharruara: Padre Mëshkalla dhe Gjon Shllaku, Doktor Isuf Hysenbegasi dhe Xhevdet Kapështica, Fatosh Kokoshi dhe Meçan Hoxha, Haki Karapici dhe plot burra të tjerë. Kështu në zemrën time Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë simboli i lirisë dhe demokracisë.

Por, së fundi, komunizmi u përmbys dhe ne, shtresa e të përndjekurve politikë, filluam të marrim frymë lirisht. Të përndjekurit politikë arritën deri në majat më të larta të pushtetit dhe partive politike. U krijua Shoqata Kombëtare e të Përndjekurve Politikë, me në krye një figurë të rrallë, të nderuarin Osman Kazazi me 40 vjet burg dhe internim në periudhën komuniste. Unë u zgjodha Sekretar i Degës së Vlorës së shoqatës dhe  anëtar i Kryesisë Kombëtare të saj.

Në këto vite përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte e jashtëzakonshme dhe në mënyrë të veçantë për ne, shtresën e të përndjekurve politikë nga regjimi totalitar. Do të mbeten të paharruara për mua takimet që zhvillonim në atë kohë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zotin William E. Ryerson, i cili ishte i pranishëm në çdo aktivitet që zhvillonte shoqata e jonë. Këto  takime vazhduan deri në largimin e tij nga Shqipëria më 13 tetor 1994. Marëdhëniet u ruajtën edhe me ambasadorët pasardhës Joseph E. Lake dhe Marisa R. Lino.

Por kjo nuk vazhdoi gjatë. Viti i zi 1997 do t’i përmbyste të gjitha arritjet e atyre pesë viteve të para të demokracisë. Edhe sot, njëzetenëntë vjet nga përmbysja e sistemit komunist, ndihet një qëndrim injorues karshi problemeve të shtresës së të përndjekurve politikë.

Më lejoni t’ju paraqes disa fakte për sa thashë më sipër.

Në vitin 1996 Asamblea Parlamentare e Këshilit të Europës miratoi rezolutën Nr.1096  “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”. Në Shqipëri nuk u dha asnjë njoftim, megjithëse vendi ynë ishte anëtar i Këshillit të Europës dhe e kishte nënshkruar këtë rezolutë, madje edhe shtypi i shkruar dhe ai televiziv heshtën. Përse?

Në Rezolutën 1481 (25 janar 2006) “Nevoja për ndëshkimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste” të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, nënshkruar edhe nga delegacioni ynë, në pikën 7 thuhet:

“Asamblea është e bindur që njohja e historisë është një nga parakushtet e shmangies së kryerjes së krimeve në të ardhmen. Për më tepër, vlerësimi  moral dhe ndëshkimi i krimeve të kryera luan një rol të rëndësishjëm në edukimin e brezave të rinj. Pozicionimi i qartë i bashkësisë ndërkombëtare mbi të kaluarën mund të jetë pikë referimi për të ardhmen”

Në mbështetje të kësaj Kuvendi i Shqipërisë në tetor 2006 miratoi rezolutën “Për Dënimin e Krimeve të Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri”. Në seancën e miratimit të kësaj rezolute, deputetet socialistë, me urdher te kryetarit, Edi Rama, dolën nga salla..

Kanë kaluar dymbëdhjetë vjet nga miratimi i kësaj rezolute dhe nuk është realizuar

pothuajse asnjë nga pikat e saj. Lidhur me sa më sipër na dalin disa pyetje:                                            1. Kur do të dënohet diktatori Enver Hoxha si ideatori,  frymëzuesi,  dhe ekzekutuesi i  sistemit më diktatorial të Europës Lindore? Kur do t’i hiqen titujt dhe dekoratat e fituara nga pushteti komunist (pika 8)

2.  Kur do të rishikohen datat dhe simbolet e sistemit komunist    shënojnë  instalimin diktaturës komuniste? Sa do të vazhdojë të qëndrojë në varrezat e dëshmorëve të kombit ylli komunist? Kur do të hiqet basorelievi nga fasada e Muzeut Historik Kombëtar, një vepër e realizmit socialist, ku dy të tretat i zënë partizanët dhe ndërtimi i socializmit në Shqipëri dhe vetëm një e treta për gjithë historinë e kombit tonë dhe ku, në mënyre të veçantë, mungojnë trojet e tjera shqiptare?  (pika 9)                                                             3. Kur   do    bëhen  publike  dokumentat    dëshmojnë  krimet  e  rregjimit  komunist,përfshirë edhe dosjet e krijuara në ish-institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike si Sigurimi i Shtetit, Gjykatat dhe Prokuroritë dhe Komitetet e Dëbim-Internimeve? (pika 10)            4. Kur do të hapen dosjet  e  ish-bashkëpuntorëve    sigurimit    shtetit  për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës qëndrore apo lokale, si dhe të mediave audio-vizive dhe të shkruara? (pika 11)                                             5. Kur do të fillojë puna për gjetjen e të vrarëve  dhe    zhdukurve  me  ose  pa  gjyq  për arsye politike? (Pika 15)                                                                                                                               6. Kur  do    organizohet  konferenca  kombëtare  me  pjesëmarrjen  e  përfaqësuesve  të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të përndjekurve politikë, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga komunistët? (Pika 17).                                Të gjitha këto janë të përfshira në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë. Për të gjitha këto. për fat të keq, nuk ka asnjë përgjigje. Heshtja sundon. Për më tepër ka filluar një fushatë  e egër kundër të vetmit institucion të ngarkuar për zbardhjen e pikërisht këtyre krimeve. Fjalaështëpër Institutin e Studimit dhe Pasojave të Regjimit Komunist, të drejtuar nga një figurë e njohur, i nderuari Agron Tufa. Para disa ditësh Kuvendi i Shqipërisë i hoqi të drejtën e studimit të krimeve të kryera në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.                                                                Le të vazhdojmë më tej’                                                                                                                Në muajin mars 2010            një delegacion i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Shqipërisë të dënoj krimet e komunizmit. Kuptojeni mirë. Që një delegacion i Kombeve të Bashkuara t’i kërkoj  Shqipërisë të dënoj krimet e komunizmit do të thotë se ky delegacion duhet t’i ketë parë gjurmët e kësaj murtaje kudo. Ky njoftim nuk u publikua fare për shtetasit shqiptarë.       Gjithashtu më 14 dhjetor 2010 me anën e një letre të nisur nga  ana e ministrave të jashtëm të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë, me nismën e Ministrit të Jashtëm Lituanez, zotit Audronius Azubalis. drejtuar Komisares Europiane për Çështjet e Drejtësisë, zonjës Vivian Reding, letër që Komisioni i Be-së, të cilit i ishte drejtuar, kishte marrë përsipër shqyrtimin e saj me seriozitetin më të madh. Letra në fjalë përmbante propozimin për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit. Do të kishim dashur që krahas firmave të ministrave në fjalë të kishte qenë edhe ajo i ministrit tonë të jashtëm, si përfaqësues i shtetit me përndjekjen më mizore. Por ajo mungoi.                          Dy lajme me të njejtën përmbajtje. Ka kohë që  Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shipërisë, ku unë bëj pjesë, e ka ngritur zërin me forcë për këtë problem, madje në  vitin 2007, në Kongresin e XV-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit, mbajtur në Çeki, ku mori pjesë edhe një delegacion i shoqatës tonë, u mor vendimi për t’i kërkuar BE-së ngritjen e nje Gjykate Ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit. Lidhur me këtë në muajin tetor të atij viti, u mbajt në Tiranë, me nismën e shoqatës tonë,  konferenca shkencore me temë “Komunizmi në Gjykatën Ndërkombëtare” ku,

nëpërmjet kumtesave të mbajtura, ngrihesh domosdoshmëria e kësaj gjykate. Por reflektimi i kësaj ngjarje në opinionin publik ishte fare i vakët, megjithëse vetëm një vit më parë Kuvendi i Shqipërisë kishte miratuar rezolutën mbi dënimin e krimeve të  rregjimit komunist.                            Të mos harrojmë se krimet e komunizmit në Shqipëri ua kalojnë disa  herë  atyre    kryera në ish-vendet e tjera totalitare. Më lejoni t’u jap vetëm një  shembull. Sipas deklaratës  së përfaqësuesit sllovak, antarit të kryesisë Dr. Peter Bielek, në Kongresin e XVI-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të komunizmit, mbajtur në Tiranë, dënimi i fundit me  vdekje për motive politike    Sllovaki  ishte  dhënë    vitin 1956,  ndërsa  te  ne    vitin  1988,   me varjen në litar të Martirit të Demokracisë, poetit Havzi Nela. Mos harroni! Ky krim është kryer kur komunizmi po jepte frymën e tij të fundit. Edhe në çastet e fundit    jetës  ai  kërkonte  gjak.                                                                                                                       Sot në Shqipëri nuk ka një memorial kushtuar viktimave të komunizmit, në një kohë kur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ngritur një memorial madhështor, nuk ka një burg apo kamp të punës së detyruar të kthyer në muze, ndërkohë që ato ekzistojnë në pothuajse të gjitha vendet e tjera të Europës Lindore që ishin nën sundimin komunist. Ka mbi dhjetë vjet që është krijuar shoqata për kthimin e kampit të punës së detyruar të Spaçit në muze dhe ende nuk po gjen përkrahje për t’u ngritur.                                                                                                                 Në Shqipëri nuk ka asnjë president, kryetar parlamenti, kryeministër, deputet apo  kryetar partie që të ketë kërkuar falje për krimet e  kryera    kohën  e  komunizmit,    një  kohë  kur  i ndritshmi Papa Gjon Pali i Dytë kërkoi falje për krimet e kryera nga kisha në mesjetë, Kancelarja Merkel kërkoi falje për krimet e kryera nga nazizmi, madje edhe një qytetar gjerman kërkoi  falje për krimin që kishte kryer ati i tij, duke marrë pjesë në masakrën e Borovës këtu në Shqipëri.              Kjo gjendje ka marrë përpjestime të mëdha në ditët tona kur Shqipëria është përfshirë në revoltat popullore që kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Jam dakord me ju per denimin e përdorimit të dhunës në protesta, por nuk shoh asnjë reagim për shkaqet që çuan popullin nëkëto protesta.

Cilat janë këto shkaqe?                                                                                                      1. Çështja  e  Reformës    Drejtësi  dhe  Ligjit    Dekriminalizimit   miratuara  ngaKuvendi i Shqipërisë.

Faktikisht reforma po zhvillohet vetëm për organete drejtësisë (i ashtuquajturi “Veting”). Kjo reformë nuk po shtrihet edhe në organet legjislative apo administrative, që janë të mbushura me elementë ish-lakej të sistemit të përmbysur. Lidhur me sa më sipër më datën 20.06.2015, Dega e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokrate të Shqipërisë për Tiranën, në të cilën unë isha kryetar, i dërgoi Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi dhe Komisionit Parlamentar për dekriminalizimin, si dhe për dijeni ish-Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotit Donald Lu dhe ish-Ambasadores së Bashkimir Europian, zonjës Romana Vlahutin, shkresën me Nr. Prot. 5, me anën e së cilës i propozonte komisioneve të mësipërme që në ligjet përkatëse të shtohej edhe një nen ku të përjashtoheshin nga zgjedhja në organet e larta të Kuvendit të Shqipërisë, Pushtetit Ekzekutiv dhe atij të Drejtësisë, të gjithë ata ish-gjykatës, ish-prokurorë dhe ish-hetues pjesëmarrës në gjyqet e periudhës komuniste qëkishin dhënë dënime të padrejta, si dhe bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit dhe ish-punonjësit e organeve të diktaturës së proletariatit                                                                                      Prisnim një përgjigje prej tyre por jo vetëm komisionet në fjalë, por edhe ambasadorët nuk denjuan të na kthenin një përgjigje. Një gjë e tillë na shkaktoi një dhimbje në ndërgjegjen tonë. Ishte shtresa e jonë ajo që u përndoq dhe u eliminua egërsisht nga sistemi komunist vetëm e vetëm sepse kishim  besim se zgjidhja do të vinte pikërisht nga Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Por përgjigja nuk erdhi. Përse?

Sot zhvillohet vetingu vetëm për sasinë e pasurive që ka deklaruar sejcili gjykatës i Këshillit të Lartë Gjyqësor,  Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, gjykatave të apelit dhe atyre të shkallës së parë, prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithëshme dhe prokurorive te rretheve, dhe pa u thelluar në të kaluarën e sejcilit prej tyre., siç parashikonte propozimi i më sipërm i shoqatës tone. Kjo ka sjellë që në krye të këtyre organeve të jenë ende shumë nga ata që na pushkatuan, na dënuan, na internuan dhe  na mohuan  çdo mjet jetese.

2. Çështja e dorëheqjes së Kryeministrit.                                                                                  Në shumë vende të botës janë të njohura dorëheqjet e bujshme të shumë burrave të shquar. Unë do të përmend vetëm disa prej tyre:                                                                                    Richard Nixon. IshtePresidenti i 37-të i SHBA-së që ka qëndruar në këtë post nga viti 1969 deri në 1974-n. Ai është i vetmi President i Amerikës që ka dhënë dorëheqjen. Është i njohur skandali i “Watergate”-it, i cili rrëzoi Nixon-in nga posti i Presidentit dhe ngriti lart famën e gazetarisë amerikane. Ishte viti 1972 kur disa hajdutë thyen zyrat e Partisë Demokratike në hotelin “Watergate” në Washington, ngjarje që fillimisht u komentua si vjedhje ordinere. Por në fakt, dy gazetarë zbuluan se këta njerëz kishin hyrë në zyrat e Partisë Demokratike për të vënë përgjues, sipas porosive të ndihmësve të Nixon-it. Kështu që ai mund të përgjonte gjithçka thoshin kundërshtarët e tij politikë.                                                                                                                   Romano Prodi, Kryeministër i Italisë që nga maji 2006, kur koalicioni ku ai bënte pjesë fitoi zgjedhjet parlamentare përballë ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, qeveria Prodi do zgjaste vetëm nëntë muaj, kjo pasi disa vendime të saj nuk u miratuan në Parlament. Qeveria italiane e humbi votën në Senat, megjithë paralajmërimet e ministrit të Jashtëm, Massimo d’Alema, se humbja do të thoshte dorëheqje për qeverinë. Disa parti në koalicionin qeverisës, kundërshtuan dislokimin e 2000 trupave në Afganistan, si edhe planin për zgjerimin e bazës ajrore amerikane në Vicenza. Menjëherë pas mosmiratimit të vendimeve, Romano Prodi i paraqiti dorëheqjen e tij Presidentit Giorgio Napolitano.                                                                                                         Margaret Thatcher është kryeministrja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe, duke mbajtur këtë post që nga viti 1979 deri në 1990-n. “Zonja e Hekurt”, është një nga politikanet britanike më të shquara në historinë e politikës së Anglisë. Pas 11 vitesh në krye të qeverisë dhe Partisë Konservatore, Thatcher sfidohet nga ish-kolegu i saj, Michael Heseltine, për lidershipin e partisë, duke tërhequr mbështetje të mjaftueshme në raundin e parë të votimeve për të bërë një votim të dytë. Megjithëse fillimisht Thatcher tha se do ta kontestonte votimin e dytë, pasi u konsultua me ministrat e saj, ajo vendosi të tërhiqej nga kontestimi. Më 22 nëntor ajo njoftoi se nuk do të  ishte

kandidate për kreun e partisë në votimin e dytë.                                                                                             Charles De Gol njihet si një nga gjeneralët më të shquar gjatë Luftës së II-të Botërore dhe si një nga udhëheqësit më të mëdhenj të Francës. Gjatë luftës, ai ishte lideri i qeverisë në ekzil të Francës së lirë dhe kryetar i guerrilasve antinazistë. Ai ka dhënë dy dorëheqje gjatë karrierës së tij. Pas Luftës, ai ishte kreu i qeverisë së përkohshme që nga shtatori i 1944-ës deri në 20 janar të 1946-ës, kur dha dorëheqjen pas konflikteve mes partive politike dhe pas mos aprovimit të draftit të kushtetutës për Republikën e Katërt. Ndërsa dorëheqja e tij e dytë ishte në vitin 1969. Që në vitin 1958 e deri në këtë vit, ai ishte Presidenti i Parë i Republikës së Pestë të Francës. De Goli dha dorëheqjen pas dështimit të referendumit të tij për të transformuar Senatin (Dhoma më e Lartë e Parlamentit frëng, që ka më pak fuqi se sa Asambleja Kombëtare), në një organ këshillues.                                                                                                                                       Boris Jeltcin, largimi nga politika në vitin 1999 i presidentit të Rusisë është cilësuar pa dyshim si një nga dorëheqjet më të mëdha të historisë botërore. Boris Jeltcin, njeriu që drejtoi Rusinë pas rrëzimit të regjimit komunist në vend, nga viti 1991 deri në vitin 1999, dha dorëheqjen për shkak të krizës që kishte pushtuar vendin.                                                           Atëhere kur personalitete të tillë të politikës botërore japin dorëheqjen, përse kryeminstri ynë nguron ta bëjë një gjëtillë? A mos vallë shkaqet që i detyruan këto personaliteteve janë më të mëdha se ato të kryeministrit tonë? Mbi kryeministrin tonë rëndojnë  akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet parlamentare dhe atyre lokale, rëndojnë shtimi, përpunimi dhe eksporti i lëndëve narkotike duke e bërë vendin tonë një qendër të trafikimit ndërkombëtar të këtyre lëndëve, e rëndon shtimi i korrupsionit në rradhët e organeve qeveritare, shtimi i ekzodit të pakrahasuar i të rinjve nga atdheu drejt perëndimit dhe plot raste të tjera të panjohura. Aktualisht Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 122 anëtarë, kur normalisht duhej të kishte 140. Vendi ndodhet pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. Këto fenomene nuk kanë ndodhur gjatë sundimit të qeverive të mëparëshme, qofshin ato të djathta apo të majta. Përplasjet e mëdha midis kryeministrit dhe pjesës më të madhe të vendit tonë dhe në interes të gjendjes së qetësisë për të cilën ka nevojë atdheu,  mos vallë nuk janë të mjaftueshme që një kryeministër të japë dorëheqjen?

3. Çështja e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin lokal më 30 qershor 2019.                             Duke hedhur një vështrim për rezultatet e zgjedhjeve për pushtetin lokal në vitin 2015 do të shohim se pjesëmarja në këto ishte 47,5 %. Nga kjo përqindje 63,48 % e saj ose 30,15 % e votuesve dhanë  votën për koalicionin e majtë. Rekordin në këto zgjedhje e mban Bashkia Vlorë ku pjesëmarrja ishte 35 % dhe nga këto koalicioni i majtë fitoi 61,7 % të saj ose 21,59 të votuesve të bashkisë.

Gjithashtu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 pjesëmarrja në votime ishte46,77 %. Nga kjo përqindje koalicioni i majtë fitoi 48,34 % ose 22,6 % e votuesve të vendit.

Të gjitha këto të dhëna janë nxjerrë nga vendimet mbi rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 dhe atyre të përgjithëshme 2017,  nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave aktualisht në 35 bashki  votimi do të kryhet pa kundërshtarë politikë pasi kanë vetëm nga një kandidaturë, atë të partisë qeveritare. Madje kryeministri ka deklaruar se do t’i  fitojë të 61 bashkitë. A nuk është kjo kthim në sistemin monopartiak të shëmbur njëzetenëntë vite më parë?

Duke u mbështetur në këto të dhëna rezulton se në rast se zhvillohen zgjedhjet më30 qershor ku, natyrisht koalicioni i djathtë nuk do të marrë pjesë, pjesëmarrja në votime do të jetë nën 30 %. Atëhere, a do t’i njohin institucinet ndërkombëtare këto zgjedhje? A do t’i konsiderojnë si të drejta dhe legjitime? A ka ndodhur në ndonjerin prej vendeve perëndimore një fenomen i ngjashëm me këtë që po ndodh në Shqipëri?

Këto janë disa nga pyetjet që unë dua t’jua drejtoj juve, e nderuar zonja Leyla  Moses-Ones duke shpresuar në shqyrtimin me seriozitetin më të madh të tyredhe duke pritur një përgjigje prej jush.

Me respekt

Reshat Kripa

P.S. Dërguar nëpërmjet linjës postare datë 30 maj 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora