E premte, 19.04.2024, 07:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Nën qiellin e Bostonit

E hene, 03.06.2019, 08:01 PM


Poeti Neki Lulaj në selinë e Vatrës në New York

Neki Lulaj

Nën qiellin e Bostonit

Mbresa nga një fluturim në qiellin e Bostonit

M'u duk vetja si një shqiponjë në fluturim

Nëen një qiell ku ndrin shpirti konician.

Sikur dëgjoja Nolin në një meshë për shqiptarinë

Sikur takoja mikun tim poetin fjalëartë.

M’u duk se dëgjoja delegatët e parë të “ VATRËS”

Me sytë të lotur nga mbrothësia e kombit.

E fort më rëndoi në çast pesha e vërtetë e fjalës.

Teksa fluturoja në qiellin e kaltër të Bostonit.

Po vija nga vise të largëta ku më përcolli pranvera.

Po sillja të fala nga Kosova me dritë bajraku.

Me qindra ortekë dashurie buronin tek zemra.

Në avionin krahëçeliktë sikur ndizja zjarr oxhaku.

Po sillja urime odash dhe urata nga një nanëloke,

Bostoni po më jepte fjongo të kuqe krenarie.

Oo, mund të shetisja në sa e sa qiej bote

Po Bostoni mbetet kryeëndrra më dritë fisnikërie.

NË SELINË E VATRËS

(Me rastin e 110-vjetorit të gazetës „Dielli“)

Erdha në Vatër te ju, o Orakujt e mi..

Ta ngroh shpirtin e të zgjoj vite lavdie

Në VATËR  çdo fjalë më merr rrezatim të ri

Këtu ndiej erë djerse e dritë shqiptarie.

E dua fjalën dhe testament na lanë.

E prek sot dheun ku mbetën eshtra

Sikur ndizen qirinjtë  për mentarë

bimë e fjalës rimbillet nëpër breza.

Në odat Vatre bëhem Bacë thinjëbardhë

Në dyert e saj sikur jam në një faltore

Ja, këtu është dritë Fakultetit shqiptar.

Këtu gurron fjala e artë arbërore.

Erdha në Vatër te orakujt e mi të lashtë

Të çmall veten  e të rinoj fjalën dhe besën

Gëzoj me vatranët e Diellit kombëtar

Këtu marr aroma atdheu si lulet e pranverës.

Erdha në Vatër ta ngroh hapin dhe  shpirtin

se koha kurrë ketë qendër se venit aspak.

këtu shumë mendje artë prekën mërgimin

Këtu bëhen diell rrezet e diellit kombëtar

STATUJA E LIRISË

Derdhen rrezet mbi syprinën e oqeanit madhështor

E mbi krahët e pulëbardhave arratisen mendime

Me anije drejt perëndeshës etruske  Feroniame  lundrojmë

Ajo me pishtarin në dorë i drejtohet perendive.

Fjalët e mia pranë saj më bëhen currilë

Valët e oqeanit përplasen mbi kuvertë në  anije.

E vargjet  m’i merr dallga, sikur i përpin

Si i ofrohem perëndeshës me flatra lirie.

Ajo ngjyrë jeshile i mbijeton historisë

Në ishullin më të njohur është parajsa e tokës

Na pret në Islandia Perëndesha e Lirisë

Sa drita syri pret e përcjell pararoja e botës.

Ajo dritë është kurora e rrugës drejt lirisë.

Ajo është porta që na vë në dritë rrëzëllimi

Qëndron krenare para njerëzve sypërpirë

Ju thotë vizitorëve me bujari: “Mirë se na vini!”

NË VATËR

Më thanë mirë se erdhe edhe lulet në Vatër

Me petalet e hapura të kthyer kah qielli

Me madhësinë e zemrës sa qielli I kaltër

Ne Vatër më pret Editori i gazetës “Dielli”

Shkëlqejnë sytë e tij si dielli mbi thepa

E prilli përkund mbi bisqe data historike

Mendja me kullot si dhentë te bjeshka

Fotot e një shekulli paskan testament drite

Dëgjoj në radio këngët e vjetra të vatranëve

E mbi tryezë shoh numrat e gazetës „Dielli“

Çapisin rrezet  që nga 110 vite krenare.

Si rreze dielli a si yje të afërt nga qielli.

Shkrihem në gaz e mall me mikun e vjetër

E ai shetit si Ciceroni në ketë Jubile të artë

Vatranet i dolen gjithëmonë ne krah të atdheut

Dhe kur përpelitej  në tokë nga kucedra gojëzjarr

Shoh një foto mes dy orakujve Nolit e Konicës

Hapërojme në Arkiv si gjurmë në zjarre.

Shfletojmë numrin e parë të gazetes  me shkronjat e dritës

Testament i Diellit në këtë Ambasadë shqiptare...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora