E enjte, 28.03.2024, 07:24 PM (GMT)

Mendime

Skender Jashari: Rrethanat e përgjithshme dhe veprimet e Batalionit ‘Qenan Ibrahimi’

E diele, 02.06.2019, 10:03 AM


Rrethanat e përgjithshme  dhe veprimet e Batalionit “Qenan Ibrahimi”, të UÇPMB-së, paraprirëse të Betejës së Rahovicës

Nga Skender Jashari

Më 12.05.2001, në Luginë të Preshevës, ndodhi edhe një ngjarje sa e dhimbshme,  aq edhe  e lavdishme, por edhe  pa harruar anën  e errët të saj. Jemi mësuar    dëgjojmë përralla apo gjysmë të vërteta për  Luftërat  tona për Liri, duke tentu    lavdërim të vetes të  bëjmë  Histori të rrejshme. Për mua, historia nënkupton  përshkrim sa më real i ngjarjes, duke  larguar çdo emocion, interes, ndikim, frikë etj. Edhe Lufta e Rahovicës, e majit 2001,  deri më sot  është  glorifikuar vetëm  si ngjarje historike, duke  i fshehur  çdo gjë    do duhej ta bënim  kritikë ndaj vetes- kështu shkruajtën  zakonisht ata  që nuk morën pjesë me mish e shpirtë në këtë  Betejë! Duke qenë  se isha  edhe vetë dhe  disa anëtarë të familjes time, si  pjesë  e  kësaj Lufte,  këtu  do përshkruaj Bejetën e Rahovicës.

Fshati Rahovicë, ishte  jasht Zonëssë  Sigurisë Tokësore( shkurt ZST), e  njohur si 5 kilometërshi i  caktuar me  Marrëveshjen e Paqes së Kumanovës. Ky fshat  ndodhet në  pozitë  të tillë gjeostrategjike,  që ia determinonte edhe  fatin në  shumë ngjarje historike, ashtu edhe në atë  të UÇPMB-së.

Rrethanat politike globale dhe rajonale,  që nga  shkurti 2001, ishin të tilla, që  kërkohej  vazhdimisht  armëpushime, ndalime  luftimesh, ndalime  sulmesh të armatosura, pozicionime e ripozicionime  a shtim forcash në terren, etj, nga palët  ndërluftuese. Kjo në fakt  nuk respektohej as nga  forcat serbe, por  në një masë  nuk respektohej  as nga ne! Edhe pse pala  serbe,  paraprakisht kishte  deklaruar se do përmbahej nga ofenzivat,  e  më pas edhe  pala jonë, të  njejtën  kishin deklaruar, që  do i jepnin përparësi  negociatave. Edhe    negociata,  pala  jonë, nuk ishte unike, ajo  ndikohej më shumë nga  partitë politike të Kosovës, sa që edhe  konfrontoheshin qëllimisht mes vete, madje edhe në dëmë të Interesit Kombëtar të Luginës së Preshevës. Madje  Komandanti i ZOP-së, ishte  pro marrëveshjes dhe negociatave, derisa Komandanti i ZOM( Zonës Operative të Medvegjës), ishte i vetmi që ishte kundër, por ishte për vazhdim të luftës për liri, ndërsa në Betejën e Rahovicës, de fakto komandanti i ZOP-së  veproi të kundërtën.

Raportet  në mes  Zonave  Operative të UÇPMB-së,  ishte  tepër e  tendosur, madje  kishin edhe  interferime  dhe konflikte  politike  mes  partive politike  të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, që ishin transferuar në Luginë të Preshevës, madje  edhe gjatë luftimeve këto klane i lanin hesapet mes vete. Partitë politike  të Luginës së Preshevës, dy më të mëdhat,  interferonin dhe  armiqësonin edhe më shumë klanet  e ushtarëve    ZOP. Koperimi dhe kordinimi në aspektet  ushtarake dhe njerëzore, mes  Bukocit me Shoshaj të Epërme, Bukocit me Gosponicë,  Shoshajës së Epërme  me  Gosponicë, Muaxheres me Shoshaj të Epërme dhe Gosponicë  dhe anasjelltas, ishin të tendosura, disa herë kishte  incidente, madje edhe kërcënime  e deri edhe  konfrontime me  mundësi  shkrepje   armësh nga disa  individ! Bukoci ishte  vazhdimisht  lojale  ndaj  Muaxheres, ku qëndronte  Shpëtimi!

NATO dhe Bashkimi Europian, ia kishin  dhënë dritën e  gjelbërt që    24 maj 2001,  Ushtria Jugosllave, të hynte    ZST. Derisa  faktori ndërkombëtar, kishte  kërkuar vazhdimisht që ne( UÇPMB), të largoheshim përtej  ZST.

Komanda e Zonës Operative të Preshevës( ZOP-së), pohojnë  gjoja që më 7 maj 2001, në Konçul,  është mbajtur  një  mbeldhje  e Komandantëve të Zonave dhe të Brigadave, ku  pos tjerash pohohet    janë  marr  vesh, që  e  gjithë  vija e   frontit të shtyhej përpara! Ky takim  mohohet  nga disa eprorë të tjerë. Në  prapavijë mund të  nuhatja, edhe që Zona Operative  e Bujanocit( ZOB), kishte  marr Tërnocin e Madh(  fshati më i madh i Bujanocit, i cili gjendej jasht ZST-ës), por edhe shkaku i konfrontimeve  me Zonat tjera; si dhe mos dorëzimi i  luftës  pa i dhënë  një “lavd” më shumë ZOP-ës.  ZOP besoj që  në kokë    vete, vendosi të hynte    Betejën e  Rahovicës, pra pa  Brigadën 115 “Mjekrra”. Gjith  territorin  që kishim  UÇPMB, ishin  brenda ZST( pra  brenda 5 kilometërshit). Pas Betejës së Rahovicës,  do propagandoj  Komandanti i ZOP-së dhe  klika e  tij, që  janë  tradhëtuar nga Zonat tjera Operative të UÇPMB-së, por që realisht  nuk kishte tradhëti nga Zonat tjera.

Serbia nga  Beteja e Rahovicës, kishte  shumë më  shumë  përfitime, si politike, ushtarake, qoftë   të menjëhershme apo të  më vonshme!

Batalioni “Qenan Ibrahimi”, i stacionuar në fshatin Bukoc, të komunës së Preshevës, kishte  pozitën  strategjike, gjë  që edhe Serbia  kishte disa forma lufte kundër kësaj baze.  Situata  në Bukoc, ishte aq e tendosur, e rrezikshme, që nga  janari 2001: sa që  disa dhjetra herë, tradhëtarët  të veshur me uniforma të UÇPMB-së, na  gjuanin pas shpine për t’na  vrarë, madje  gjuanin  edhe  luftëtarët tonë  në Shoshaj të Epërme; kishte numër  shumë të madh    propaganduesëve  të propagandës serbe  në radhët tona, në  Bukoc; kishte  spijun  të shumtë, madje edhe të tillë që hapur  na  thonin; dezertorët lirshëm  iknin  nga  vijat  e  betejës; luftëtarët  e dalluar sulmoheshin fizikisht, madje një rast dy luftëtarë të  vërtetë janë sulmuar  fizikisht  nga  disa pjestarë  të Grupës së Territ dhe Fehmi Shaqirit; spijunët  me    krye  nipat  e Njazi  Kishës  me radiolodhje të Serbisë operonin  lirisht në Bukoc; propagandues të islamit  të dirigjuar nga Serbia, të cilët edhe  tradhëtonin  ushtarët e vërtetë; vjedheshin dhe fsheheshin  armët nga disa  “hajna” të cilët dirigjoheshin fshehtësisht nga Serbia; pseudopatriotët( në  publik të njohur si  patriot),  nuk visheshin ushtar,  sepse  kërkonin  të bëheshin komandanta;  etj etj.

Shteti  i Kosovës dhe shteti Amë, qëndronin krejtësisht  pasiv!

Patriotët ( gjegjësisht  pseudonacionalitët) e njohur nga Lugina e Preshevës,  të gjithë që i njihja  nga komuna e Preshevës, që ishin strehuar a jetonin në Kosovë, në vendet perëndimore( Zvicër etj),  pos  telefonatave moralizuese  ndaj familjes time, asgjë  s’bënë në lidhje  me Betejën  e Rahovicës!

Betejën e  Rahovicës  e bëri Brigada  113” Ibrahim Fejzullahu”, më sakt  batalioni “Qenan Ibrahimi”, i stacionuar në Bukoc, derisa  vetëm nga disa eprorë dhe ushtar të  Shoshajës së Epërme  është përforcuar( madje  disa prej tyre me ardhjen  në Rahovicë, kanë  qëndru në pushim në familjet e  tyre!). Ky Batalion,  para ardhjes së  nipave të Njazi Kishës, si dhe para  ardhjes  si komandant  i këtij  batalion, të  Shaban  Ukshinit-Territ, kishte  nga 130 e më shumë ushtar vullnetar, kishte  mbi 70 % luftëtarë që  ishin të gatshëm për luftë- kishin moral të lartëushtarak, mirëpo në vazhdimësi  agjentët e Serbisë, por edhe  mos përvoja dhe keqsjellja e  Territ, Fehmi Shaqirit( si komandant i Policisë Ushtarake  për Bukoc), Shpëtimit si komandant i ZOP-së, Lulzim Ibishit( zëvendëskomandant i ZOP-së), bëri që ky batalion  me rastin e  nisjes së Betejës së Rahovicës, të  mos kishte as 80 ushtar. E për më keq, pasi    detaje  i njihja  ushtarët  e Bukocit,  sidomos  për  trimërit, guximin, profesionalizmin  etj të tyre, prej  80 ushtarëve,  nuk nxjerrja më shumë se 10 ushtar të dalluar në beteja.

Artileria  jonë e  stacionuar kryesisht në prroje, në atë  nuk  llogaritja as unë e  as shokët    asnjë  ndihmë.  Madje  topat pa dridhje( 75mm),  as nuk na lejoheshin nga  eprorët tonë, që t’i merrnim për të gjuajtur  direkt  në caqet serbe, por me këto armë, gjuanin fushat kot( shkaku i kësaj kisha  hequr dorë nga përdorimi i  topave padridhje)! Njejtë edhe  për mitrolozët e rëndë, që më 12.05.2001, u soll  një DSHK ( 12.7*108mm) në  Brijë, por  nuk  shkrepi asnjë  fishekë, më parë kisha  hequr dorë edhe nga mitrolozët e  rëndë, sepse  nuk më lejohej  ta vendosja    një maje mali prej nga  do mundja të gjuaja Brijën, Pishat e Shoshajës së Epërme, Pyllën, Bërdhogjet dhe  rrafshin e  Luginës( të gjitha  këto më  së largu 1700metra!).

Madje duke patur  parasysh  që ky  Batalion, kishte  tashmë  dy pika  frontale me forcat serbe, atë  të Brijës( ku kishte të përqëndruara  6 deri 9 tanke-varësisht nga  koha,  dhe   nga 3 deri 5  BMP( praga), pos tjerash edhe makineri më të lehtë- me rreth 60-90 ushtar serb, derisa thuhej    numri ishte shumë më i madh!), por edhe pikën e  Pyllës( që ishte pikë më e  dobët  për nga  forca armike, ku ishtin  disa makineri të  blinduara, me  rreth 30 ushtar, edhe pse  thuhej  që kishte disa qindra!).

Madje të  shtunën( 12.05.2001),  paradite në pligonin  e ngritjes së Flamurit, Komandanti i ZOP-së, na  mbledh  ushtarët, duke na  konfirmuar  thyerjen e  Pyllës, Brijës dhe pastaj hyrjen  në Rahovicë. Aty i strukturoi ushtarët, sidomos në përdorimin e disa armëve  antitank, kam pa që  disa RPG-7,  i kanë marr gjoja t’i përdornin disa  spijun, bashkëpunëtorë a agjentë të Serbisë.

Gjatë kësaj kohe  rigonte shi, dhe kishte baltë. Në ora 14:00 ishim pozicionuar  ushtarët në  pikat ku do sulmonim.

Njësia e Shpëtimit( Komandantit të ZOP-së)  kishte  detyrë thyerjen e  Pyllës( shih numrin 8 në hartë).

Njësia e Territ, ku isha edhe unë, kishim për detyrë  thyerjen e  Brijës( shih numrin  6 në hartë).

Njësia kah Penda e Rahovicës,  ishin në  sigurimin e  korridorit të Pendës së Rahovicës-shih numrin 9 në hartë!

Harta 1: Harta  paraqet  forcat ndërluftuese: 1. Pozicionet e përkohshme  të forcave tona, në Brijë; 2. Pozicionet e përhershme të forcave tona  në Brijë;3. Pozicionet e  forcave  armike  në Brijë; 4. Pozicionet tona  në Pyllë; 5.Pozicionet e forcave  armike në Pyllë; 6.Sulmi nga Përroi i Tërdhave, e komanduar nga  Komandant Terri; 7. Gjuajtjet  ballore, nga Brija; 8. Sulmi  i forcave  tona  në Pyllë, i komanduar  nga Komandanti i ZOP-së( Shpëtimi); 9.Korridori kah Penda e Rahovicës; 10. Korridori  kah Prroi i Markut nuk sigurohej  nga  asnjë forcë e  jona.

Forcat  serbe  në Brijë( shih  numrin 3 në  hartë), pastaj  forcat serbe  në Pyllë( shih numrin 5), dhe  baza më e   fuqishme  e forcave  serbeBërdhogjeve ( që praktikisht  kishte  rreth 10 tanke, 4-5 BMP e disa makineri tjera,  ishin  që të treja  këto, që  fshatin Rahovicë  e kishin  si në pëllëmbë të dorës. Ndërsa së paku,  duhej  thyer  patjetër  pika e Pyllës, e pastaj    hyhej me rrezikim tepër  të lartë  në fshatin Rahovicë. Pika e Bërdhogjeve na thuhej    do sulmohej  vazhdimisht nga  Gosponica dhe nga Muhaxherja-gjë    nuk ndodhi! Derisa  Norça, do merrej  nga  Muaxherja, e udhëhequr nga  Lulzim Ibishi- por që nuk ndodhi!

Në Rahovicë,  komanda  e ZOP-së,  na thoshte  që kishim  750 armë, pra   nënkupto 750 ushtar që do na bashkoheshin. Ne ushtarët    ishim mësuar    shihnim  realitetin në beteja,  nuk besonim që do na  bashkoheshim  më shumë se disa dhjetra ushtar, prej tyre  shpresonim të gjenim   afër dhjetë  ushtar të  dalluar, e që  gjejtëm rreth 5 civil  të moshuar që u dalluan si luftëtarë.

Në njësitë tonaishin  nga 10 deri 14 ushtar që do sulmonim, situatë e  tillë ishte edhe në njësinë  time( tek Prroi i Tërdhave- shih numër 6    hartë). Shifër kjo qesharake.

Shpëtimi  na informoi që në 14:55, bëhuni gati për  hapje të zjarrit. Në njësinë  time  kishim disa ushtar të dalluar dhe  disa  të dyshimtë! Si Shpëtimi edhe Terri, kërkuan që    dëgjonim  patjetër  urdhërat e tyre e të mos bënim asgjë pa urdhër të tyre. Në Njësinë  e Shpëtimit, ishin pothuajse të gjithë të dyshimtë( sipas bindjes time!). Në vijën  ballore të Brijës  ishin edhe  disa ushtar  tonë, që  kanë  qenë  në roje, por  të cilët do duhej të vazhdonin gjuajtjet nga  aty( kryesisht përbënë njësinë  ballore, shih numrin 7 në  hartë). Grupi i Brijës,  në prroin e  Tërdhave( shih numrin  6 në hartë), prej nga na thuhej që  do ngjiteshim  kodrës përpjetë. Kemi hy rreth 300 metra dhe jemi ndaluar aty, Terri nuk kishte leje  për më poshtë. Në ora  15:00 u ndëgju  gjuajtja e Shpëtimit në Pyll,  nga  grupa jonë, u gjuajtën  disa predha( rreth 12 copë) me top dore( 40mm), në hiperbol, duke mos pa asnjë  objektiv, derisa asnjë fishekë  nuk e kemi gjuajtur. Filluan gjuajtjet edhe të artilerisë tonë( prej Prroit të Bukocit),    afërsisht i afroheshin  pozicioneve reale të forcave serbe. Forcat serbe  u kundërpërgjigjënme BMP, DSHK dhe me  M84, e pastaj edhe me tromblona dhe mortaj 60mm, nga kjo kuptova  që ishim  disa qindra së paku rreth 250 a më shumë metra larg tyre. Disa herë bënin  lëvizje  grupa  jonë, gjegjësisht  disa ushtar dhe Terri, duke  dal rreth 10-15 metra para nesh dhe  ktheheshin e thonin :” jemi  duke i pa  shkijët janë  afër”! Shkaku që kisha pushkomitroloz M84( 7.62*54 Rmm) dhe  Velaja  kishte  RPD 69( 7.62*39mm),  kërkuam  nga  komandant Terri      gjuanim  apo të  dilnim  në krah, nga mund të gjuanim- na u refuzu! Me asnjë armë  tjetër  ne  nuk kemi gjuajtur-sepse nuk na u leju, e as  të lëviznim përpara a të ngjiteshim  shpatit.

Ashtu në përru kemi qëndru  më shumë se 2 orë, deri në ora 16:45 afërsisht( veçse u lagëm  tërë trupin nga shiu, i cili më pas  u ndal fare). Nga  pika  frontale e  Brijës,  ishin shkrepur  6 predha RPG-6 si dhe  disa  refale armësh  antikëmbësorike. Një predhë  RPG-7, ishte shkrepur  nga  Apaçi( por i cili kishte pësu lëndim të  timpanave të veshëve nga krisma, pastaj predhat tjera i kishte  shkrepur  vëllau im, derisa një  djalë  i Uglarit  zakonisht kishte gjuajtur    pushkë  automatike). Nga kundërpërgjigja, tromblonat e forcave  serbe, kishin dëmtu kondakun e pushkomitrolozit të vëllaut tim, derisa kishte gjuajtur me  RPG-7.

Në Pyll, Shpëtimi ka gjuajtur me ambros,  e pastaj  janë  dëgjuar disa dhjetra  gjuajtje shoqëruese,  vazhduar edhe me disa detonime të rënda të topit të dorës( 40mm),  derisa janë  dëgjuar  kundërpërgjigjet e forcave  serbe me  DSHK( Gulinov)  dhe M84 etj.

Nga Shoshaja e epërme, Gosponica, Muaxhera asnjë  gjuajtje nuk ishte bë, së paku nuk  dëgjohej asnjë, e që më pas u vërtetu që asnjë nuk kishte vepruar.

Në ora 16:45, u kthyem  mbrapa nga  Prroi i Tërdhave, duke qëndruar për  pak kohë  tek Brija( në pozicionet tona), pastaj  duke  kaluar tek kryqi i  “Lakut të Madh” në  përroin e  Bukocit( ku ishte  pozicioni i  mortajës tonë 82mm dhe një 60mm). Arsyeja e tërheqjes  thuhej që   me rënijen e  natës  do risulmonim  në drejtim tjetër. Në atë çast, na konfirmohet  urdhëri:” po hyjmë  në Rahovicë!”, të cilën Terri e  tha, pasi komunikoi në radiolodhje  me Shpëtimin.  Gjatë kësaj  kohe, bisedonim, mes tjerash edhe  për mos angazhimin e  asnjë  fshati tjetër( as Shoshajës së Epërme, Gosponicës,  Muaxherës). Terri  tha një fjali të  çuditshme:” unë po hy por i gjallë nuk kthehem!” E njihja  shumë  mirë  sesi  sjellej    raste  luftimesh ky eprorë, prandaj  ishte  e  habitshme  për mua  fjalia e tillë. Në nisjen  për në  Rahovicë, u bëmë  14 pjestarë në këtë njësi.

Duke  e pa  fjalinë  e Territ; duke e  pa që nuk thyem pikën e Brijës( madje dukej shaka kjo punë, unë kisha hy me shpresën që  do më mundësohej  të gjuaja sa më  shumë!); nuk ishte thy as pika e Pyllës( që patjetër  së paku kjo do duhej të thehej); kuptova  që ishte  tradhëti.

Në fshatin Rahovicë,  kishin hy paraprakisht fshehtaz një grup( Grupa e cila qëndronte  tek Shkolla e Bukocit), e cila  njihej  plotësisht si një grup e luftëtarëve turist, të dyshimtë  shumica prej tyre për lidhje  me Serbinë, që në asnjë  rast nuk ishin përfshirë në  beteja, që ishin edhe frikacak, por që ishin  besnik të  Shpëtimit.

Më:20.05.2019

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora