E shtune, 20.04.2024, 11:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Sabina Darova: Haiku

E diele, 02.06.2019, 10:58 AM


Sabina Darova, lindur me 19.02.1967 në Shkoder, rritur ne Kruje. Mbaruar studimet per gjuhe e letersi ne Tirane, 1993. Jetoj ne Itali prej 1994 ku punoj si mediatrice kulturale prej 20 vjetesh, Fituese e çmimit Torino film festival me tregimin” T’i mesosh dashurinë ajrit”. 2017. Fituese e çmimit te dyte ne konkursin e organiziuar  nga Shtepia Botuese e Universitetit te Mantoves me tregimin “ Shtepia e askujt”. 2017. Vendin e peste ne Konkursin e organizuar nga Shtepia Botuese Torineze me tregimin “ I gjithe faji eshte i qiellit”, 2018

Publikime periodike ne portalet “ Dritaria online”, “ Albmendimi art”. “ Galaktika Poetike Atunis”

Collaboratrice di” Albania News”, portale per Diasporen shqiptare ne Itali. Publikime: Drite ne lekure, 2019. Permbledhje poetike;

Flake në qilar,2018.

Perkthim ne shqip “ Aventurat e Florit” te Amazona Hajdaraj. 2019.

Perkthime ne italisht poezi te Hamdi Meçes, Dhimiter Pojanaku, Xhabir Tabaku, Eloi Xhoi.  Haiku të Ylli Demnirit,

Presidente e shoqates kulturore “Alb Art” e organizuese te mjaft takimeve me piktore,fotografe e shkrimtare shqipetare me banim ne Itali, Shqiperi dhe Kosove me qellim promovimi i artisteve shqiptare.

SABINA DAROVA

HAIKU

Çantë e kuqe

udhëton mbi shpinë distanca

rrahjet kush di t’ja masë?!

Ecin plepat pranverës

mbathur pantofla pushbardha

ajri çmëndet nga puthjet.

Mollës i hyri krimbi

e hëngri nga pak.

...i la ngjyrën.

Tenxherja e rrëzoi kapakun

dhe  retë

morën dhenë.

Në bar, filxhanin e kafesë

e marrin nëpër gojë

lugët...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora