E enjte, 18.04.2024, 08:23 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Drejtësia dhe ligji i shtetit te mvetsishëm të Dardanisë duhet t'i mbrojë Kolosët e Kombit

E hene, 29.09.2008, 09:25 PM


Selim Hasanaj
DREJTËSIA DHE LIGJI I SHTETIT TË MVETSISHEM TË DARDANISË DUHET TI MBRONË KOLOSET E KOMBIT

Nga Selim Hasanaj

Ka kohë që nuk më banë zemra të hapi kompjuterin dhe per ta shrytzue kohen dhe per ta kënaq shpirtin afrohem tek  raftet e librave në bibioteken time dhe aty gjejë ndonji liber dhe pasi shtrihem në nji qoshe të divanit në dhomen time të ndejes unë humbi per orë të tana në boten e fantazisë së autorit të librit që lexojë. Vertetë jamë në dyshim se a duhet ti gëzohet njeriu kohes së sotme të kompjuterizmit apo jo. Ky far kompjuteri padyshim asht per se tepermi i nevojshem , por sa asht i mirë asht edhe i keq dhe i rrezikshem. Veqanrishtë asht i rrezikshem per popujt në trazicion dhe per ata të shteteve të varfëna ku mbretnon papunsia dhe anarkia. Sot neper faqet e kompjuterit njeriu lexon marë dhe mbrapshtë, hakera dhe rrugaq të llojllojshem kan hap edhe bloga dhe faqe të veta ku ata pa asnji pik turpi shkruejn cka të ju teket, dhe me shkrimet e veta jo vetem se po e qoroditin deri në bastardim gjuhen e Zotit , Gjuhen Shqipe , por këta në stilin e epokes së errtë të komunizmit "ZBULOJNË" dosje per njerëz të ndryshem dhe ato i publikojnë në veb faqet e veta. Dhe kur njeriu lexon ato shkrime shkarravina poqese asht normal dhe ka vetem nji fije truni në krye ai e mbyllë atë faqe , por c`ka ti bajmë faktit se tek populli i jonë ka shumë që e kanë trunin sa të peshkut dhe e ushqejnë shpirtin me rrenat dhe trillimet senzacionale të pismalukve shqipfolsa që vetes i thonë moderator të veb-faqeve të ndryshme. Këtu jo vetem se shpifet e trillohet per njani tjetrin, jo vetem se shahen nanat e babat e njani tjetrit, jo vetem se bahen kerrcnime edhe me likuidime e linqime , por këtu shpifet e trillohet per figura kombëtare dhe shpifjet janë aq të pista sa njeriut normal i vjen të vjelli. Unë nuk kamë lidhje në perdorimin e kompjuterit, kamë mesue vetem ta perdor tastaturen per të shkrue dhe të bajë kerkimin e faqeve që due ti lexojë dhe zakonisht hapi veq zemrashqiptare.net e cila më pelqen shumë , por lexojë  edhe faqet e gazetave të vendlindjes sepse këtu në Norvegji pos në Osllo në qytetet tjera shumë rrallë ose fare nuk kemi gazeta shqip. Mirpo vitin e kaluem rastësishtë me porosinë e nji miku nga Dragashi hapa dhe shikjova veb-faqen; www. pashtriku.org të njifar Sheradin Berisha moderator i saj. Aty pash e cka nuk pash. Ky far shqipfolsi kishte shkrue nji  flejton gadi sa nji roman biografi per Dr. Ibrahim Rugoven. Unë  e konsiderojë veten si njohes i mirë i historisë së familjes së Shejtit të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugovës sepse unë u rrita neper oborret e djemve të Rrustë Sadrisë ( gjyshit të Dr. Ibrahim Rugovës ) dhe deri në ditet e sotme kamë kontakte  teper të aferta vëllaznore me të gjithë antaret e famijes së madhe Rugova nga Cerrca dhe ato që i lexova në pashtriku.org vertetë më neveriten, nuk më neveriten aq shumë tendenca e autorit per ta denigrue Dr. Ibrahim Rugoven sepse jo ai por askush per jetë të jetve nuk mund ta bajë nji gja të këtillë , sepse Dr. Ibrahim Ukë Rugova me vepren e vet per kombin i ka tejkalue masat e legjendes, ai u ba mit dhe SHEJT i kombit të vetë, por mue më neveriten shpifjet dhe trillimet që as cmenduraket e qendrave ndeshkuese permirsuese të Serbisë, pra psikopatet e mbyllun aty nuk do kishin mundësi të shkruenin rrena të tilla. Unë pata shkrue nji replikë të ashper stalinoenveristit shqipfolës Sheradin Berisha , por ky  vazhdojë të shkruej dhe shkruen edhe tani rrena e trillime per njeriun e Shejtë të kombit shqiptarë.
Unë jo fort moti dikund lexova se antari i Kryesisë së Parlamentit të Dardanisë , Xhavit Haliti ka fitue gjyqin në Zvicerr kunder Shefqet Jashar Strofcit i cili paska pas shkrue  per Xhavit Halitin  shkrime me të cilat e paska denigrue personalitetin e tij sepse ato paskan kjen rrena dhe trillime. Dhe gjyqi  e paska denue zotni Jashari Strofci me nji shumë të disa mijra eurove gjobë. Andaj tue u nisë nga ky fakt ku drejtësia zvicrrane shqyrtojë nji landë e cila tregojë se as liria e shprehjes nuk asht e pakufijë, edhe ajo duhet ti ket kufijt e vetë dhe kur ata shkilen ai që i shkel pergjigjet.
Unë me këtë shkrim ju drejtohem :
 Presidentit të Dardanisë Prof. Dr. Fatmir Sejdiu
Kryeministrit të Dardanisë Z. Hashim Thaqi
Parlamentit të Dardanisë me 120 Deputetet e vetë
Ministreshes së Drejtësisë, zonjes Mekibe Kelmendi dhe
Ministrit të punve të mbrendshme z. Zenun Pajaziti që të nxjerrin sa ma shpejt nji ligj në Parlament, dhe atë ligj ta dekretojë menjiherë presidenti, dhe Kryeministri ti urdhnojë menjiherë ministrat Kelmendi e Pajaziti që me doren e tyne ligjore të veprojnë dhe të arrestojnë Sheradin Berishen , dhe nese ai asht jasht trojeve të Dardanisë të lëshohet fletarresti  nderkombëtarë permes Interpolit dhe sa ma shpejtë ketë shpifës, këtë trillues dhe rrenacak të paskrupullt ta qesin para drejtësisë. Nese Shteti dhe aparati i institucioneve shtetnore nuk i merr në mbrojtje personalitetet historike të veta atëherë mjerë ata kend e paskan lanë mbrapa. Dardania asht shtet i mvetsishem dhe këtë LIRI dhe MVETSI populli i saj ja dedikon Shejtit të vetë DR. Ibrahim Rugova  dhe NATOS e miqve prendimor të Dr. Rugovës andaj ky shtet ka oblogim ligjor dhe moral tu mbyll gojen rrugaqve të internetit që shkarravitin maskarallaqe per Dr. Rugoven. Duhet ta ket Dardania nji ligjë që mbronë personat dhe qytetaret nga sulmet dhe shkrimet e tilla trilluese dhe poshtruese. Të gjitha shtetet e Evropes kanë ligje të tillë, pse mos ta ken edhe shtetet shqiptare Shqipni e Dardani?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora