E diele, 18.08.2019, 08:07 AM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Etiketimet dhe ofendimet e z. Bërnabiç

E shtune, 01.06.2019, 07:50 AM


OFENDIMET E KAKËDHISË

Nga Dedë Preqi

Përgjigja ndaj ofendimeve të ministres së Serbisë, A.Bërnabiç, se “shqipatarët janë njerëz të maleve”, nuk duhet të tingëlloj aq shqetësusese, nga se shumica e këtyre njerëzve nuk e dinë as preardhjen e tyre, dhe tek ta, mbizotëron si gjithmonë bota e tillë e shantazheve, e mashtrimeve dhe etiketimëve ndaj të tjerëve, posaqerisht ndaj shqiptarëve, që po ua vërbon sytë suksesi i tyre, dhe e gjithë kjo nuk ka të bëjë më asgjë tjetër, vetëm me një lloj sëmuarje të fshehtë shpirtërore, e cila e mundon këtë popull dhe nuk do gjejë shërim as në këtë kohë të civilizimit modern njerëzor.

Para se gjithash bëhët fjalë për llojin e këtij njerëzimi, që bie më shumë në sy para botës si njerëz të egjër dhe pushtues, njerëz të luftrave dhe dhunës, që rrallë ka sot të tillë që i mbështesin këto veti dhe elemente kundërnjerëzore, me që bëhët fjalë nga indinjata për padrejtësinë dhe pa arsyeshmërinë që dhemb shumë, por dihet se vetë serbët janë ardhacakë që rrjedhin nga malet e Karpateve, dhe me tenda vendosen në trojet e huaja dhe në mënyrë të dhunshme me pushtime, duke zënë vend në tokat pjellore të Ilirëve dhe Dardanëve të vjetër.

Pavarësisht nga këto ofendime dhe etiketime të zonjës Bërnabiç, kemi edhe të tjerë që ofendojnë dhe shprehin mëllefin e tyre para botës, sikur shqiptarët janë njerëz të pa përshtatshëm dhe të tepërt në këtë botë, duhet për një çast të ndalemi dhe të marrim frymë lirisht, sepse ofendimet e njerëzve të tillë, më shumë duhet të jenë mësime dhe plotësime në përmbushjen e zbrazësirave tona të dobëta, për të ndryshuar çasjet tona në forcimin e një uniteti dhe fuqie të përbashkët kombëtare.

Edhe njeriu i shekullit 21, ballafaqohet sot me pakuptimësinë, me vakumin e ekzestenciales së vet, që rrjedhin nga neurozat dhe bindjet jo normale, por e rëndësishme si gjithherë, jeta e njeriut nuk është në fuqinë e asaj bote pa një përgjegjës, mu për atë edhe dallohet nga kafsha, e cila është e mbërthyer në determinizmin e ligjit të natyrës.

Në aktualizimin e rrethanave të tilla, shqiptarët do të tregoheshin të guximshëm, jo për një ballafaqim me llojin e këtyre njerëzve dhe luftën për të realizuar qëllime të dhunshme, por duke i përmbushur detyrat dhe nevojat e çdo lloj veprimi, në kuptimin e jetës dhe vepres njerëzore, si orvatje dhe vlera që do i tejkalojmë, jo me teori dhe fjalë, por me punë dhe vepra për të realizuar qëllimet tona të përbashkëta.

Etiketimet dhe ofendimet e z. Bërnabiç, janë të ngjajshme, sikur dhia, që i lëshon  kakëdhiat pa kontrollë, ndërsa nuk e vërenë vetën me bisht përpjetë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT