E diele, 18.08.2019, 08:03 AM (GMT+1)

Komente

Skender Jashari: Kërcënimet konkrete paraprirëse që lidheshin me tentim-kidnapimin dhe tentim-vrasjen e 27.05.2009

E shtune, 01.06.2019, 08:20 AM


Kërcënimet konkrete paraprirëse që lidheshin me tentim-kidnapimin dhe tentim-vrasjen e 27.05.2009

Nga Skender Jashari

Luginasit  që na   njohin,  e kanë të vështirë  t’i  nuhatin prapavijat  e veprimeve të Serbisë kundër  familjes time të ngushtë. Mirëpo pa i shqyrtu dhe analizu më në  detaje, rastet konkrete  të kërcënimeve  të ndryshme,  nuk mund të nxjerret  lehtësisht qëllimi i Serbisë-qëllimi i tillëështë i fshehur.

Historikisht dihej që Serbia angazhohej në  identifikimin e Shqipëtarëve me  islamizëm, gjatë  gjitha  periudhave  historike  pas  ardhjes së Perandorisë Osmane. Kujtojmë  shkurtimisht: aleancën e Perandorisë Osmane me Patrikanën e Stambollit( ortodoksët-sllavo-grek);  fillet e instrumentalizimit të islamikëve  nga   ministrat e jashtëm dhe ambasadorët e Rusisë- praktikë të cilën e mori edhe  Serbia, Greqia etj; elaborateve  të Naçertanisë dhe  propjekteve  e ligjeve  agrare të Serbisë; etj etj.

Mos të  harrojmë    Lugina e Preshevës,  nga Perandoria Osmane  filloi të islamizohet përdhuni( flas për  pjesën  perëndimore  të saj), pas  dështimit të Çlirimit nga Ushtria e udhëhequr  nga At Pjetër Bogdani(  gjegjësisht pas vitit 1690!). Për  fat të  keq, Karadaku i Luginës së Preshevës, as pas dëbimit të Perandorisë Osmane nuk ishte islamizuar, por ai u islamizu nga  Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene dhe Jugosllavia, në vitet  1912-1990. Mos të harrohet që  Karadaku i Luginës së Preshevës, identifikohet si vendi  me më së shumti  katolik  të fshehtë. Derisa  qëllimi kryesor i shovenizmit serb, ishte   që Shqipëtarët  t’na  paraqes të ardhur me ardhjen e Perandorisë Osmane; të zbritur  nga malet me ardhjen e  Perandorisë Osmane; të  ardhur nga   azia me Perandorinë Osmane; apo së paku të na mbajë   të lidhur me  islamizmin( shkaku i së cilës Trojet tona u pushtuan, copëtuan  nga  vitet 1877 e këndej).

Pasi kishim vërejtur që  Serbia me çdo kusht  tentonte  t’na identifikonte  për islamik, pavarësisht  sesa rreziqe mund t’i shkaktonim asaj( derisa analizonim  disa  dhjetëra e dhjetëra  shokë   të cilët  ishin tejet të dalluar si luftëtarë kundër Serbisë, gjatë  luftërave të fundit, por që  Serbia dhe njerëzit e saj nuk i kërcënonin, nuk i sulmonin  dhe nuk i rrezikonin!), kjo ishte e  qartë    Shqipëtarët  Katolik të Luginës së Preshevës( Karadakut) asesi  t’mos i lejonte    dilnin publikisht. Disa nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e familjes time të ngushtë,  shkaku i të qenit  Shqipëtar katolik i Karadakut,  nga  Serbia  ishin kryqëzuar  në Levosovë.

E kishim  të qartë, kërcënimet  e vazhdueshme në forma të ndryshme  si në Prishtinë, ashtu edhe në fshatin Rahovicë komuna e Preshevës, ishin paraprirëse të  rasteve serioze, si të  27.05.2009.

Në mënyrë  kronologjike, parashtroj  veprimet  e  agjentëve  dhe agjentëve  islamik të Serbisë  kundër meje dhe familjarëve të ngushtë të familjes time, që lidhen dhe ndërlidhen  me luftën e  Serbisë kundër  daljes  publike të Shqipëtarëve  katolik të Luginës së Preshevës.

Disa herë  derisa isha  në oborrin e Kishës shën Ndou në Prishtinë, isha vërejtur nga  dy kushëri( V.S.  i njohur si  bashkëpunëtorë i policisë serbe në Preshevë dhe djali i tij si informat i po kësaj policie)! Qënë  rastin e  parë, e kisha nuhatur që  kjo do sjellte rrezik. Menjherë agjenti islamik i Serbisë F.I, në  afërsi të kësaj Kishe, disa herë filloi t’mëpërcjellte!

Më 11.01.2007, në  Kishën Shën Ndou, vje edhe një Preshevarë (G.S. bashkë me  një vajzë),      bisedë e  sipër me  disa besimtarë, në çastin që  pyetet:” nga je!?” Njënga  të pranishmit, thotë  që edhe ky( pra  për mua) është nga Presheva, por nuk  kthehej aspak  nga unë! G.S.  menjherë sytë i kthen në drejtim timin, edhe pse  isha  pothuajse  anash tij dhe nuk e shikoi ndonjë tjetër por vetëm mua. Kjo më dha qartazi dyshimin, që pastaj privatisht e pyes a  qëndrove me dikë këtu apo drejt erdhe në grup!? Më thotë që drejt kishte ardhur aty! Nga kjo vërtetova që ai kishte  paraprakisht informatë për  mua. Në shkollën e mesme, një  familjarë të tij, e njihja për islamik ekstrem. Gjatë kësaj kohe kisha  kërkuar  informata për të, nga  miqët  e mi, për t’i vërtetuar dyshimet në lidhje me të.  Më 07.05.2007, në orët 18:40-18:55, G.S. më fliste  armiqësisht kundër Shqipëtarëve  musliman të Luginës së Preshevës, duke  më treguar  që:” një djalë i axhës së tij,  që jetonte në Beograd, me nënën e tij serbe, në trazirat e  Marsit 2004, kishte ardhur në Rahovicë dhe  kishte  tentu t’ia vinte  flakën  Xhamisë së Durçajve)!” Kjo informatë  përfundimisht më kishte bindur që ishte  person  i policisë së Serbisë!

Derisa vazhdonin  kërcënimet telefonike dhe përmes internetit, por edhe  kërcënimet  nëpër rrugë dhe ndaj familjes, po ashtu edhe  kërkimet  dhe kërcënimet e  policisë serbe  në fshatin Rahovicë. Kërcënime nga  serbë( shumica polic), si më  18.10.2007, pastaj  edhe përmes internetit, por sidomos  përmes telefonit.

Derisa roletat e dritareve  të banesës time  në Prishtinë,  më 29.04.2008( e martë, ora 23:20),   për disa ditë  rresht goditen me  gurë. Arrij ta zë këtë person, e    ishte kuptu  që ishte shkaku i fesë. Këtë  e ka dëshmuar edhe  në policinë e  Kosovës edhe dëshmitari K.M. më  30.04.2008.

Kërcënimet shkaku i fesë edhe nga  disa bashkëfshatar, të cilët i njihja  si  bashkëpunëtorë të policisë së Serbisë, madje edhe që  disa familjarë të tyre kanë  qenë  pjesë e Luftës së UÇPMB-së, siç ishte më 19.07.2008, në Sheshin Nënë Tereza, nga Q. S. dhe  V.S. ky i fundit duke filluar t’më fliste  lutje  fetare  arabe, për 30-40 sekonda, duke  më këshillu të  konvertohesha në islamik, ashtu siç kishin  bë axhallarët e mi. Më 25.07.2008,  sërish  V.S. fillon  t’më  islamizonte duke  më fy mua, deri duke  tentu të  nxjerrte  pistoletë( pistoleta ishte prodhim  serb, dukej që  ishte e papërdorur!).

Më 11.08.2008( e hënë), ora 00:10,  përmes telefonit numër  i Kosovës, filloi t’më  kërcënonte në emër të  islamit! Nga  ky rast dukej qartë  që ky rast ishte  fillimi  shumë serioz i kërcënimit. Ndërsa më 20.08.2008,  nga nëntë  numra    Kosovës,  044 dhe 049, vazhdimisht kërcënonin në emër të islamit. Rastin e lajmëroi  në Stacion të Policisë në Prishtinë, ku  në ndërrim  ishte polici hetues Q. H.[1] ky  hetues as si rast nuk e regjistron duke thënë që nuk është  aspak serioze kërcënimi. Mëpas  rasti i tentim-kidnapimit dhe për pasojë i tentim-vrasjes,  kishte lidhje   me këto  kërcënime.

Agjentët islamik të Serbisë( e që Agjent të Serbisë janë  quajtur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, me rastin e  arrestimit të kësaj grupe), kanë filluar  kërcënimet  në internet, përmes   facebookut, pastaj përmes  komenteve dhe mesazheve  në Forumin shqipëtar, kurse  më saktë me 20 gusht 2008, ora 16:19 minuta, më thirrë me tel celular me këta numra 049 184 xxx dhe 049 434 xxx. Pasi kisha  lajmëruar policinë dhe përgjegja e policit të Kosovës( Q.H. që mbronte  agjentët islamik të Serbisë), atëherë kam ble një numër 049 dhe  i bëja zile atij si kundërpërgjigje, për disa  ditë e netë  vazhdimisht pa ndërprerë. Ngaqë e sheh që s’mundëte    të qëndronte pagjumë më shumë sesa unë, më jep një numër telefoni 044331xxx duke më thënë:” a guxon me ja prish nervat këtij numri!?”  Unë kam thirrë 044331xxx dhe i kam thënë:” këta numra 049184xx,049434xxx, 044401xxx,044503xxx,049834xxx,044474xxx, ma kanë dhënë numrin tënd, që me të pengu, sepse ata më kanë  kërcënuar mua, policia e Kosovës  asgjë nuk bënë,  unë kam ble një numër dhe   ditë e natë  siç më pengojnë ata, ashtu bëjë edhe unë, a më tregon kush është pas këtyre numrave!?

Më tregon duke ma dhënë emrin dhe mbiemrin  të personit dhe emrin e  saktë të fshatit!

Menjherë kam thirrur numrat që më kërcënonin, duke  ua  thënë e dijë kush jeni, duke  e mbyllë telin e duke mos më kërcënuar më!

Më 10.09.2008(e mërkur), derisa isha në Meshë në Kishën Shën  Ndou në Prishtinë, në ora 18:00-18:00, hyjnë  4 djem  të panjohur, duke u ulur në krahun e  kundërt timin, disa dhjetëra herë  shikonin dyshueshëm  në drejtim timin. Pas rastit  pyes një person,  kush ishin këta  njerëz, ai më thotë:” G.S. me dy prej tyre ka qëndru në oborrin e Kishës!” . Të nesërmen  më 11.09.2008, e pyes G.S. në mënyrë që ky mos të dyshonte, e pyes :” bravo të qoftë , që po i kthen  Shqipëtarët musliman në fenëe Shqipëtarëve!?”[2] Më përgjegjet:” jo more çfarë të kthyni në katolik ata.”[3] I them po se a s’janë Preshevarë? Më thotë:”njëri  është i Suharekës,e tjetri i Prishtinës…”.

Mirëpo më  29.12.2008( e hënë) ora 12:50, në Prishtinë, tek Menza e Studentëve, më takon një kushëri A.Q.( i cili ishte student  në UP), i cili menjherë  shprehet:” ishalla bëhet  luftë, se menzi po e pres me  luftu kundër  shkaut”-kjo më  bëri të  kuptojë  se  ai  ishte i dyshimtë, sepse  e njihja mentalitetin dhe historinë e  familjes së tij. Ai ishte i sigurtë  që unë  isha në dijeni  të çdo aktiviteti ushtarak a politik, për Çlirimin e  Luginës së Preshevës. Mes tjerash  në besim  më tregon që  kishte  bërë  stërvitje  terroristësh në  Bosnje dhe në një vend të  Lindjes së Afërt. Vazhdova  të mbaja  kontakt me këtë  person, duke  e pa që  arrija të merrja  informata  tepër të  rëndësishme  për terrorizmin islamik të Serbisë! Pasi kisha  mbledhur gjitha informatat e rëndësishme  nga ky  person, ato i deponojë në Institucionet  e Kosovës dhe në  Ambasadët e  caktuara, e që po atë ditë, kam marr  kërcënimin  nga policia e Serbisë(siç prezentohej dhe dëgjoheshin radiolodhjet si Stacioni i Policisë në Preshevë). Nga ky  agjent  islamik i Serbisë, tentohet    rastin e  tentim-kidnapimit tim ta linin gjoja thjesht si hakmarrje e  Serbisë kundër angazhimeve të mia ushtarake kundër Serbisë!

Në pranverë të 2009,  një familje e  njohur  për lidhje  me Serbinë, madje edhe me Klanin e  Zemunit( shkaku i së cilës  opozita serbe  thekson që  është  vrarë nga Agjentura Serbe Isuf Azizi, ish deputet komunal në Kuvendin  komunal në Preshevë), marrin  një  tokë( arë) të familjes së gjerë( të një  axhe tim), por të cilën e punonim familja ime e ngushtë. Familja që mori këtë  tokë, nuk  e kishte patur asnjëherë  më parë  tokën    këtë vend, por në një vend tjetër( rreth 200 metra më poshtë). Mirëpo qëllimisht për t’a futur  familjen time të ngushtë në konflikt, që ta mbronim  tokën tonë, dmth  t’na  futnin  që të vrisnim për tokë.[4] Isuf Azizi dhe familja e tij, paraprakisht kishte konflikte edhe me familjen e Njazi Kishës( spijunit të Rankoviqit) dhe vëllaut të tij. Po ashtu probleme të tilla kishte edhe me një kushëri të tij, që ia kishte  marr me ndihmën e  policisë së Serbisë tokën! Më 22.05.2009, ora 23:10-20, njoftohet në medie qëishte  vrarë Isuf  Azizi, sipas  gjitha dëshmive  që qarkullonin në publik kuptohej  që vrasja  ishte  bërë  nga Serbia. Ky rasti  ndodhi vetëm 5 ditë përpara se të ndodhte tentim-kidnapimi dhe tentim-vrasja kundër meje! Nga  bashkëpunëtorët e Serbisë, më vinin informata që disa vrasje dhe helmime  mes  familjeve Kishaj dhe Azizi, ishin  të implikuar  Serbia, në njërën  anë pozita  serbe, në anën tjetër opozita serbe( gjegjësisht Klani i Zemunit)! Madje nga  një bashkëpunëtorë i Serbisë-polic multi(ç)etnik, ka rrjedhur një informatë( besohet që është  dhënë  informata e tillë  qëllimisht nga policia e Serbisë), që  vrasësit( disa persona), të Isuf Azizit,  paskan  ikur në drejtim të Kosovës, duke e  hedhur një makinë tek Kacipupi( në Rahovicë)!

Grupi i agjentëve  të Serbisë( siç Kryeministri  i Kosovës i  quajti), gjegjësisht të  agjentëve islamik të Serbisë, kishin lidhje  me kërcënimet  telefonike të gushtit 2008, siç më vonë  do e kuptoja disa nga personat  që kërcënonin kishin  zë të  njejtë me disa  nga ata që kishin marrë pjesë në  tentim-kidnapim dhe tentim-vrasje ndaj meje. Po ashtu mënyra e  kryerjes dhe shumë  lidhshmëri të tjera i ndërlidhnin dhe i inkriminonin këtë grup.

Nga kjo kisha  kuptuar që përpjekjet për  të kryer  kidnapim dhe  atentat kundër meje, ishin  planifikuar me kohë, isha përcjellur nga disa persona disa herë, informatorë për aktkryesit po ashtu kishte disa të tillë!

Që në fillim kuptohej, që ndodhja e vrasjes së Isuf Azizit,  nga fshati im; pastaj përcjelljet e  vazhdueshme  nga  informantët,  bashkëpunëtorët dhe agjentët islamik të Serbisë ndaj meje  në Prishtinë( duke hyrë edhe brenda Kishës tonë);  qëllimet që kishin    kërcënimet përmes  telefonit dhe internetit; të gjitha ishin komplementare mes vete, që të sjellte  në përfundimin  që Serbia ishte  urdhërdhënësi për gjitha kërcënimet, sulmet dhe  së fundmi edhe tentim-kidnapimin dhe tentim-vrasjen time.

Më:25.05.2019

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] I cili ishte i njohur edhe nga unë  për lidhjet dhe mbrojtjet  që i bënte agjentit islamik F.I.

[2] Pyetja e tillë  ishte  e qëllimshme, duke  e pa që  ai  në këtë mënyrë ma prezentonte fenë  e tij, duke  tentu ta fshehte qëllimin e tij.

[3] Përgjigja kaq bindëse, ishte  plotësisht e  bindshme për mua që  ata  4 djem ishin të dyshimtë!

[4] Këtë  taktikë  Serbia shumëherë  gjatë viteve 2001 e  më pas  e ka përdorur, por nuk  kishim rënë  viktimë  e tyre!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT