Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Rënia e përgjegjësisë mbi pushtetin e anarkisë

| E premte, 31.05.2019, 10:08 PM |


RËNIA E PËRGJEGJËSISË MBI PUSHTETIN E ANARKISË

Nga Dedë Preqi

Edukimi i shoqërisë shqiptare për të qenë më të sinqertë në kryerjen e detyrave të veta politike, duhet kuptuar në rend të parë si një qëndrim të drejtë njerëzor, moral dhe shpirtëror, i cili vjen jo nga fjalët e këndëve, por në kuptimin e burimëve të frytshme njerëzore dhe të përvojës së vendeve tjera të zhvilluara, që funksionojnë dhe i tejkalojnë normat e qeverisjes së mirë dhe të ndërgjegjshme, për të mirën e një populli dhe vendi.

Ndërsa, në rend të dytë kësaj i shtohet edhe dija, si një proces i pafund që është në dispozion të njeriut dhe në shërbim të popullit dhe shtetit, pastaj vjen vetëdija në vendosjen e pushtetit, i cili do vihet nën kontrollën e përgjegjësisë, nga e cila buron besnikëria ndaj pushtetit dhe ndërlidhjes së tij, pa ndonjë ambicje përfitimi përsonal dhe klanor, duke kuptuar detyrat të cilat duhet kryer, në mënyrë që të vendoset rendi dhe ligji në funksion.

Të qeverisësh një pushtet dhe shtet, do të thotë të qëndrosh i përgaditur dhe të shikosh përsëafërmi larminë dhe varësinë e ndërsjellë të elementeve vepruese dhe të gjeturit e një mase përherë në raste kërcënuese, mbi të cilën duhet të mbështetet jo vetëm mirëqenja qytetare, por edhe ekzisteca e të gjithëve, si një qëndrim i një barazie, të cilën në të vërtetë mund ta quajmë «demokraci të vërtetë».

Dhe forma e kësaj bote demokratike për të cilën jemi përpjekur me shekuj ta përjetojmë me gjitha këto elemente që i përkasin dhe e përcaktojnë rrugën e saj, nuk lind vetëm mbi bazën e nevojave objektive, si një lloj procesi kozmiko-historik, siq e emërtojmë ne shoqëria shqiptare sot, por krijohet nga njeriu i ndërgjegjshëm, i cili i merr dhe i kryen detyrat me përgjegjësi dhe ndërgjegjësi, dhe nga përcaktimi i vullnetit dhe qëllimit, të cilën e dëshirojmë për një ardhmëri më të mirë.

Për të treguar një imazh real para vetëvetës dhe botës, duhet të jemi veprues aktiv nga brenda edhe nga jashta, dhe në të njëjtën kohë një imazh i punës së pa ndashme, që përfiton qytetari i vendit dhe shteti, duke qenë frytdhënës dhe duke jetuar në harmoni me jetën. Por kjo nuk është e tëra, ndoshta për shqiptarët është diçka e veqantë, që del në pah diçka që shkon përtej fatit të tyre, apo një breznie që i përketë të kaluarës, ku jemi mësuar të presim nga të tjerët si një ndërmjetës i procesëve tona, që në realitet shkon apo nuk shkon në interesin tonë, prandaj duhet edhe këtu t’ia vëjmë një pikpytje vetëvetës.

Pothuaj tërë bota demokratike në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, anuan në anën tonë dhe për të drejtën e këtij populli, duke na vendosur në binarët e jetës, dhe kjo gjë duhet të mbetët e qartë për gjithë jetën, se pa ndihmën e kësaj Aleance, ky popull do ishte akoma nën thundrën e mëhershme. Mirëpo, në lindjen e këtyre rrethanave, a është duke u zhvilluar shpresa e një jete të re dhe në dobi të qytetarëve të Kosovës, dhe në pretekstin e mirëqenjës së këtij vendi? A do të jetë në gjendje Kosova,  të ushtrojë pushtetin dhe të qeveris vetëvetën pa ndihmën e të tjerëve, duke bërë që të varët nga domëthënja e punës dhe veprimëve të veta?

Është vështirë të thuash të saktën rreth kësaj çështje, pa humbur në ëndërrime të kota, sepse do na duhej të mblidhnim shpresa dhe përpjekje nga devijimet dhe zhvillimet me gabime të pa falshme, që ti përfshijmë në një këndvështrim tërësor, për të përfituar në këtë mënyrë një tablo utopike, që në njërën anë tregon një lojë dhe lodër që bëhët me pushtetin dhe vetëqeverisjen, ndërsa në anën tjetër është një shikim i mjeruar në heshtje i asaj që është duke u zhvilluar dhe duke ardhur për këtë popull të pa fat…

Është një lojë e mbrapësht politike e lidershipit shqiptarë, si në Shqipëri, poashtu edhe në Kosovë, kur pushteti përdoret vetëm për të përforcuar pozicionet e veta dhe për të dominuar më gjatë në pushtet.  Kaluan vjet dhe shekuj për të ardhë deri te krijimi i shtetëve dhe pushtetëve tona, të qeverisim me vetëvetën, zhvillimi i së cilës është shpresë dhe ardhmëri e jona, që lidhët ngushtë me interesat e një shoqërie dhe kombi, domëthënja e së cilës është mirëqenja, zotërimi i vendit si dhe përmbushja e detyrave dhe nevojave që na ngarkon vetë natyra e një populli me të drejtat e veta, që në të vërtetë i kishte të cënuara gjatë gjithë historisë së vet.

Atëherë ku qëndrojnë sot shqiptarët, ajo që ndodh sot në Shqipëri dhe në Kosovë, ky mohim i vlerave të demokracisë, duke abuzuar me pushtetin dhe shtetin, të krijohet përshtypja se shqiptarët nuk janë në gjendje, apo nuk dinë të vetëqeverisin. Pushteti si një specifikë njerëzore, kërkon që të ketë domethënjen e vet, të merr kuptimin e qartë dhe të vetëdishëm për të vënë në lëvizje realitetin dhe ineteresin e popullit.

Imazhin e pushtetit të cilin e ka krijuar Shqipëria nën udhëheqjen e Edi Ramës, dhe pushtetin e Kosovës, nën udhëheqjen e shërbimëve të Hashim Thaçit, bëhët fjalë për pushtete të «anarkisë», dhe të qeverisjes pa përgjegjësi dhe pa ndërgjegje, të cilat pushtete janë të kapura dhe të kidnapuara nga kjo strukturë e njerëzve krejtësiht të kundërt me interesat e këtij populli, që nuk përkojnë me natyrën e pushtetëve normale, për faktin se koha që po vjen e përjashton mundësinë e një realiteti të ri dhe prosperitetin të popullit shqiptarë, atëherë duhet të mendojmë mirë se çfarë do na ndodh në të vërtetë kur e refuzojmë vet ardhmërinë tonë dhe frytet e saj.