E merkure, 17.07.2019, 08:49 AM (GMT+1)

Komente

Florim Zeqa: Aksioni në veri, spektakël për mbulimin e skandaleve të pushtetarëve!

E enjte, 30.05.2019, 08:00 PM


Aksioni në veri, spektakël për mbulimin e skandaleve të pushtetarëve!

Shkruan: Florim Zeqa

Për të satën herë Policia e Kosovës po keqëpërdorët nga krerët shtetërorë për të mbuluar dështimet në qeverisjen e vendit, aferat dhe skandalet korruptive. Dërgimi spektakular i Policisë së Kosovës  në pjesën veriore të vendit u bë me qëllim të mbulimit të dy skandaleve të fundit (i Flora Brovinës dhe fajdeve).

Për dallim nga herat e tjera, kësaj radhe aksioni i policisë nuk e kishte cak "shtrirjen e sovranitetit në veri", por "luftimin e krimit të organizuar"!

Shkak i kësaj maskarade mashtuese ishte tërheqja e vëmendjes së opinionit kosovar nga afera skandaloze e fajdeve, e cila përfshiu zyrtarë dhe figura të larta shtetërore.

Përseritja spektakulare e 25 Korrikut 2011

Përderisa aksioni i 25 Korrikut 2011 me pasoja tragjike e solli Dialogun e Brukselit dhe "Zajednicën", aksioni i 28 Majit 2019 pa pasoja tragjike do të sjellë ndarjen "De Jure" (tragjike) të veriut të vendit dhe jo vetëm.

Aksioni i orkestruar në veri është produkt i treshes Thaçi-Vuqiq-Rama, i mbështetur nga kryeparlamentari Veseli, kryeministri Haradinaj dhe liderë partiakë, por jo edhe nga Prokuroria siq thuhet në arsyetim.

Me aksionin e orkestruar në veri, përveq shpërqëndrimit të vëmendjes së opinionit publik nga aferat korruptive të nivelit të lartë fshihen skandale dhe skenarë të tjerë.

Mbulimi i skandalit të Flora Brovinës në Kuvendin e Kosovës dhe skandalit të fajdeve me spektakël policor në veri të vendit, i përcjellur "online" me syrin e kamerave televizive dhe me "foto-selfije" të policëve gjatë aksionit, e vërteton lojen e pushtetarëve me Policinë e Kosovës.

Sikur të ishte një aksion i rëndomt i policisë, nuk duhej të bëhej kaq bujë e madhe për asgjë!

Vërtetë sikur të ishte aksion i njëmendët i policisë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, njësia speciale "ROSU" paraprakisht veriut do duhej të zbarkonte aty ku ndodhet kupola e krimit të organizuar, pra në presidencë, qeveri dhe parlament për të arrestuar "peshqit e mëdhenjë".

Mirëpo, ky nuk ishte një aksion i rëndomtë i policisë, por një skenarë i pergaditur paraprakisht dhe orkestruar mirë mes Prishtinës, Beogradit dhe Tiranës zyrtare, i cili e dërgon pashmangshëm veriun drejt ndarjes finale.

Rrezikimi i jetës së policëve, i djemëve dhe vajzave më të mira të këtij vendi për llogari të politikave ditore, është abuzimi më skandaloz dhe më i rënd që ndodhi nga krerët shtetërorë.

Tendenca e krerëve shtetërorë për mbulimin e kupollës së krimit, pisllëqeve me fajdet dhe korrupsionin qeveritar në emër kinse të luftimit të krimit të organizuar në pjesën më të ndjeshme të vendit, përveqse e papranueshme, është e rrezikshme dhe me prapavijë politike.

E papranueshme, për faktin se u bë bujë e madhe mediatike me rastin e arrestimit të disa njerëzve të thjeshtë dhe zyrtarëve fare pak të rëndësishëm, duke lënë anash e Bosat e krimit të organizuar dhe personat kyq të lidhur me kontrabandën në veri!

E rrezikshme, për faktin se po realizohet skenari i ndarjes së Kosovës sipas orekseve serbe.

Askush nuk është kundër aksionit të policisë që garanton sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin, përfshirë veriun e vendit, por jo në mënyrë teatrale dhe spektakulare me vonësë 20 vjeçare.

I gjithë ky spektakël u bë për të arrestuar disa kontrabandistë të vegjël, për t'iu dhuruar foto të aksionit mediave vendore dhe ndërkombëtare kinse po luftohet krimi i organizuar dhe korupsioni në tërë territorin e vendit.

Në fakt aksioni policor, i cili do të duhej te ndodhte që 20 vite pa ndërprerë dhe pa spektakël mediatik, është një lojë e pastër dhe e orkestruar në mes të Hashim Thacit; Edi Ramës dhe Aleksander Vuqiqit për të përshpejtuar ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe.

Aksioni në veri, fillim i pazareve të reja me Serbinë

Kur kësaj i shtohet loja më e re  e Hashim Thaçit me kartën e bashkimit Shqiperi-Kosovë, përveqse e rrezikshme, bëhet ide vrastare per shtetin e Kosoves.

Pra, kjo është është zhvendosje e Kosovës nga shtrati shtetëror dhe kthim i  dialogut të Brukselit në negociata (pazare të reja) territoriale mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku vija e kompromisit (ndarjes) do vendoset në thellësi të territorit të Kosovës.

Ndryshe, ky do të jetë pazari i ri i pazarexhinjëve Thaçi-Rama-Vuqiq bashkë me kryeudbashin, Baton Haxhiun.

Frika nga "Specialja", e ka bërë Hashim Thaçin të harrojë se është nënshkrues i parë i Pavarësisë së Kosovës, mbështetur në "Pakon e Ahtisarit", e cila e ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Po ashtu, Hashim Thaci po mundohet të harroj kaq shpejt se deri dje negocioj me Vuqiqin për ndarjen e Kosovës,...e që deri dje fliste për kompromise të dhimbshme me Serbinë!

Logjika e thjeshtë e thotë të vërtetën, se një njeri si Hashim Thaçi që deri dje u angazhua për ndarjen e Kosovës, në asnjë rrethanë nuk mund të bëjë bashkimin kombëtar, por vetëm mund të sjellë ndarje e copëtim, mallkim e dhimbje për shqiptarët.

Për më tepër se kaq, bashkimin kombëtar nuk mund ta realizojnë argatët e djallit dhe vasalët e Serbisë siq janë Rama e Thaci, rrënues në themel të shteteve që drejtojnë.

Nga një ide që vjen nga një njeri i dështuar dhe i humbur, i kërcënuar dhe shantazhuar nga "Specialja" siq është Hashim Thaçi, përveqse është duke u rrezikuar seriozisht pavarësia e shtetit tonë, është duke u rrezikuar edhe qënja jonë kombëtare nga një luftë e re e përmasave shkatërrimtare në Ballkan.

Ndryshe, më këta liderë të tretur e të shantazhuar vetëm mund të bëhemi "mish per topa" të armiqve shekullor, gjegjësisht rrezikojmë t'i kthejmë vendet tona në koloni të reja të shteteve të rajonit.

Pra, aksioni i 28.05.2019, ishte përseritje e 25 Korrikut 2011 dhe fillim i pazareve të reja me Serbinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT