E shtune, 17.08.2019, 11:59 PM (GMT+1)

Personalitete

Ilir Hajdari: Dëshmorët nuk po vdiskan

E merkure, 29.05.2019, 08:42 PM


Në 20-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës e dekreton dëshmorin Rexhep Tafa me urdhrin „Hero i Kosovës“

DËSHMORËT NUK PO VDISKAN, VJEN NJË DITË DHE ATA KTHEHEN NË HERONJ

Sa herë që i shoh publikimet për Rexhep Tafën, vetvetiu më vjen ndërmend ajo përgjigja e famëshme e Fehmi Lladrovcit përpara gazetarit, në pyetjen se: "A do të vdisnit për Kosovën?"

- Me dëshirën mâ t'madhe!, - pergjigjet heroi, Fehmi Lladrovci.

Për ata që e kanë njohur, në karakter, i tillë ishte Rexhepi. Ai e donte një vdekje heroike për Kosovën.

Shkruan: Ilir Hajdari

Në fshatin Bec të Gjakovës, në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Rexhep Tafa, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi e ka dekretuar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Për ta nderuar këtë ditë, të pranishëm ishin strukturat më të larta të pushtetit komunal, por edhe institucione të tjera vendore.

Sa herë që i shoh publikimet për Rexhep Tafën, vetvetiu më vjen ndërmend ajo përgjigja e famshme e Fehmi Lladrovcit përpara gazetarit, në pyetjen se: "A do të vdisnit për Kosovën?"

- Me dëshirën mâ t'madhe!, - përgjigjet heroi, Fehmi Lladrovci.

Për ata që e kanë njohur, në karakter, i tillë ishte Rexhepi. Ai e donte një vdekje heroike për Kosovën.

Por, në fakt, kush është ky trim-dëshmor që nuk paska vdekur dhe pas 20-vjetësh na kthehet në hero?

Atje në Bec, në një kullë të vjetër, që e kishte ndërtuar gjyshi i Rexhepit, Metush Rrusta, rrëze një kodre që quhet “M’i Vojsa”, u lind Rexhepi, më 1973, fëmiu i pestë me radhë i Ali Metës dhe i nënës Shake (tre djem dhe dy vajza).

Tepër i zgjuar dhe sypatrembur, Rexhepi, edukimin e filloi nga familja e tij, e cila në këto anë njihet për traditat kombëtare dhe arsimdashëse.

Babai i Rexhepit, Aliu, ishte nga të parët mësues në këto anë, i cili, tek i biri mbolli dashurinë për shkollën, për dijen, e mbi të gjitha për atdheun. Zjarr të madh atdhetarie kishte mbjellur tek Rexhepi edhe gjyshi i tij, Metush Rrusta, i cili njihet si kaçak dhe truproje i patriotit Mehmet agë Rashkoci. Për këtë shkak, OZNA e kishte burgosur dhe torturuar vite me radhë. Rrëfimet e gjyshit për luftërat e tij, siç duket e kishin brumosur dhe i kishin dhënë krah të fortë Rexhepit të vogël, që në një të ardhme të bëhej i madh për kombin.

Duke qenë një nga nxënësit më të dalluar të shkollës fillore “Ahmet Rrustemi” në Bec, po ashtu edhe në shkollën medicionale “Hysni Zajmi”, në Gjakovë, cilësi këto që i vazhdoi edhe në frontet e luftës për Kosovën, nuk iu përgjigj thirrjes për të kryer shërbimin ushtarak në Armatën e Jugosllavisë. Këtu edhe nisë ilegaliteti i tij, apo thënë më mirë, nga këtu fillon përpjekja për t’u përjetësuar në hero.

Rruga e ilegales e dërgon atë në Tiranë, ku i vazhdon studimet. Por, me të filluar lufta për liri, më 18 qershor të vitit 1998 i bashkohet zërit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku caktohet zëvendës komandant për shëndetësi në Brigadën 132 “Myrt Zeneli” me seli në Jabllanicë.

Më 25 maj 1999, një grup ushtarësh nga njësia e Rexhep Tafës kishin marrë urdhër nga komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj që të përcjellin të plagosurit për kurim në Shqipëri. Rruga ishte e vështirë dhe përplot rreziqe. Duhej kaluar afër postblloqeve policore dhe ushtarake serbe. Mjete për transport të shpejtë nuk kishte. Te plagosurit duhej bartur me vigj prej druri, nga spitali ushtarak në fshatin Maznik, për ne Shqipëri. Teknik mjekësor për dhënien e ndihmës gjatë rrugës ishte caktuar Rexhep Tafa. Në mbrëmjen e 26 majit të vitit 1999, në vendin e quajtur Lajthishtë e Gllogjanit, ku forcat serbe me kohë kishin zënë prita, shtinë në drejtim të kolonës nga një afërsi rreth 150 metrash. Plumbat e parë që shtrinë për tokë ishin dy dëshmorët dhe luftëtarët trima: Rexhep Tafa dhe Luan Qerimaj, duke u bërë kështu gurëthemel i lirisë së Kosovës.

Ditët si këto, kur nderohen e lartësohen veprat e të rënëve për liri, na kujtojnë se dëshmorët sikurse Rexhep Tafa nuk vdesin, por vjen një ditë dhe ata na kthehen ne heronj.

Prandaj, mirë se na erdhe Rexhep Tafa, o Hero!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT