E merkure, 26.06.2019, 11:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Reshat Kripa: Dashuria ime

E merkure, 29.05.2019, 07:54 PM


Reshat Kripa

Tri poezi

Dashuria ime

Dashuria ime porsi dallgë deti,

Porsi një shtërngatë, tufan dhe stuhi,

Dashuria ime shkundullim tërmeti,

Shkundullim tërmeti, të djeg, të bën hi.

Dashuria ime si një melodi,

Melodi e bukur, këngë e gëzuar,

Dashuria ime si një tragjedi,

Tragjedi e shpirtit, në mjerim thërmuar.

Dikur unë jetoja, kohë gënjeshtare,

Ku edhe Orfeu* nuk mund të këndonte,

Dikur unë jetoja, kohë mashtrimtare,

Ku edhe Feniksi ** s’ mund të fluturonte.

Shumë u mundova që të dashuroja,

Nëkohëtëtilla, mbushur  plotfuri,

Kjo furtunë e egër, kurrë nuk besoja,

Tëmëpristeëndrrën, plot me egërsi.

Porse përsëri, unë dashurova,

Nuk mund të jetoja dot  pa  dashuruar,

Me gaz edhe brengë, jetën e kalova,

Gëzim, uragan, mendje turbulluar.

Tani që dhe bora, mbi flokë ka rënë,

Tani që dhe këmbët, janë bërë tri,

Kujtoj atë fjalën, që dikush  ka thënë:

Mos jetoni kurrë, kurrë pa dashuri!

Vlorë, qershor 1995

*          Këngëtar i mitologjisë greke.

**        Zog  përrallor që kur mbush moshën 500 vjeç bënë çerdhen, e shtron me bimë aromatike

dhe vdes. Mbi hirin e tij, lind Feniksi i ri, i cili ushqehet po me bimë aromatike.

Dashuri e ndërprerë

Oh, sa shumë  unë të desha,

O mojvajzë me sytëshkruar,

Një mal të lart parandesha,

Që na  ndau dëshpëruar.

Nuk e di nësemëdoje,

Ashtu si të doja unë,

Lot nga sytë ti kulloje,

Dashuri shtypur me dhunë.

Ishim rritur të dy bashkë,

Që të vegjël, që fëmi,

U rritëm, u ndezëm flakë,

U lidhëm me dashuri.

Por kentaurët * e  mallkuar,

Seç na shtypën dhe na ndanë

Zemrat na i sakatuan,

Lot nga sytë seç na ranë.

Larg ti shkove, nuk e di,

Larg u degdisa dhe  unë,

Dhimbjen tonë s’e di njeri,

Këtë dhimbje që s’ka fund.

Tiranë, shtator  2004

*          Qënie mitologjike, gjysëm njerëz dhe gjysëm kuaj, simbol të dhunës dhe çfrenimit.

SHIU

Shiubie pa pushim,

Po pikon nga zemra ime,

Syt e tu plot me trishtim,

Zemra copë  dhe  thërrime.

Shiu bie pa pushim,

Bie ditë edhe natë,.

Oh, kjo kohë pse s’ka mbarim,

Shiu pse është kaq i gjatë?

Syt e tu pikojnë lot,

Nuk e di janë lot a shi,

Zemra po kërkon më kot,

Që të gjej pak dashuri.

Dashuri e perënduar,

Dashuri në lot e shi,

Por kjo zemra  copëtuar,

Copëtuar në rini.

Shiu bie pa pushuar,

Lotët janë  të dashurisë,

Por kjo zemra  dëshpëruar,

Kujton kohën e rinisë.

Ndaj dhe sot kur bie shi,

Ndiej një brengë, ndiej një dhimbje,

Për të artën dashuri,

Që iu shua zemrës time.

Tiranë, mars  2005



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT