| E marte, 28.05.2019, 07:33 PM |
“Guna me rrëke” bashkon qytetarët fierakë dhe miq të Shqipërisë
Nga Ajrina Dimo
Të rinj të shumtë, banorë të zonës dhe të tjerë të ardhur janë bashkuar në të shtunën festive që u mbajt në fshatin Seman të Fierit. Një festë e kujdesur deri në detaje që fillonte që nga imazhi i stampuar në banerin e ftesës së mirëserardhjes. Në qendër një vogëlushe e veshur me simbolin e veshjes tradicionale myzeqare, që i gëzohet kostumit popullor ndërsa fotografohet në Manastirin e Apollonisë, një nga destinacionet turistike më të shquara të vendit. Falë saj kostumin e myzeqesë e kemi parë edhe të vendosur dhe në një nga kartolinat me kostumet tradicionale shqiptare.
Lidhja e më të rinjve që simbolizojnë edhe të ardhmen e shoqërisë
me traditat popullore është një hallkë e rëndësishme gjë për të cilën Bashkia e
Fierit dhe kryetari i saj z. Armando Subashi tregon vëmendje të veçantë. Kjo
është e shprehur edhe në hapësirën që i
krijon pjesëmarrjes së tyre në një ditë ku ndahen vlerat e traditës.
Tradita dhe folklori burimor myzeqar u shpalos në
fundjavë në mjedis të hapur në festën e quajtur “Guna me rrëke” . Kjo festë po
shndërrohet në një ritual të përvitshëm festiv ku marrin pjesë edhe përfaqësues
të institucioneve vendore, deputetet e qarkut Fier në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe miq ndërkombëtarë të vendit tonë.
Ndër ta edhe e Kroacisë në vendin tonë
znj. Sanja Bujas Juraga,
dhe ambasadori i Rumanisë z. Mircea Perpelea. I pyetur nga mediat lidhur me
përshtypjet mbi këtë ditë Ambasadori Perpelea u shpreh:
“Është një
çast shumë i bukur, kjo është e para herë që marr këtu. Njerëzit janë shumë të
sjellshëm, kanë zakone të bukura! Ju përgëzoj që përpiqeni të ruani kulturën, zakonet, traditat, çastet e rëndësishme, ushqimet gastronike.
Urime dhe shpresoj të rikthehem këtu me rastin më të parë. Faleminderit shumë!”.
Këtë pjesë të parë të vitit Rumania po mban prej
muajit janar edhe Presidencën e Këshillit të Evropës dhe në këtë kuadër edhe në
vendin tonë janë duke u zhvilluar mjaft aktivitete. Të shtunën pasdite
ambasadori i Rumanisë mori pjesë në një aktivitet kulturor të mbajtur në
Galerinë “Kilica” të Fierit që kishte në qendër përurim libri, muzikën, artet
pamore dhe komunitetin arumun të zonës.
Këngët, vallet, veshjet folklorike, dasma myzeqare,
tradita e gatimit dhe ajo e prodhimeve bujqësore nxorën edhe njëherë në pah
vlerat e kulturës së zonës. Kjo festë
organizohet nga Bashkia e qytetit dhe gjen
mbështetje edhe nga banorët e
Semanit të cilët shndërrohen në një qendër
festive, jehona e së cilës kthehet në mbarëkombëtare.