E merkure, 24.04.2024, 10:57 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Tifozët e Tiranës Xhihad në Laç

E hene, 27.05.2019, 05:23 PM


Një grup i muslimanëve praktikues, banorë të Tiranës, tifozë të Klubit të futbollit “Tirana” bëri të dielën Xhihad në Laç një qytet me shumicë të krishterë katolike, gjatë ndeshjes “Laçi”- “Tirana”.

Nga Kastriot Myftaraj

Siç e shikoni dhe në këtë video, drejtuesi i tyre thotë fjalën “Tekbir”, që në arabisht do të thotë “I madh” dhe përdoret si ftesë për të shprehur madhështinë e Allahut. Thirrjes “Tekbir” grupi i kthen përgjigjen: “Allahu Akhbar!”, që do të thotë “Allahu është më i madhi!”

Ndeshjet e futbollit janë veprimtari laike, ku nuk duhet të ketë slogane fetare. Të tilla thirrje si “Tekbir” dhe “Allahu Akhbar” në mjedise të tilla kanë qëllim poshtërimin e të pranishmëve nga religjione të tjera si dhe të laikëve në përgjithësi, duke përfshirë muslimanët jopraktikues.

Ata që bënë thirrje islamike në stadiumin e Laçit vepruan në zbatim të një skenari provokimi xhihadist islamik. Ngjarja është shumë e rëndë dhe nga ato që mund të kishte shkaktuar një gjakderdhje të madhe nëse nuk do të ishin vetëpërmbajtur pasardhësit e gardistëve të Skënderbeut.(Në ato anë rekrutohej më së shumti Garda e Skënderbeut)

Ata që i ndërsyen xhihadistët kishin llogaritur që vendasit katolikë nuk do të vetpërmbaheshin. Xhihadistët-tifozë kishin shkuar në Laç të gatshëm për të luftuar me kundërshtarët e krishterë, dhe për t’ u bërë martirë, të bindur se kështu do të shkonin në Xhehnet (parajsën islamike)

Kush qëndron pas këtij skenari provokimi xhihadist? Pse hesht Komuniteti Musliman i Shqipërisë, pse heshtin imamët televizivë si Elvis Naçi? Këta janë besimtarë muslimanë dhe Komuniteti duhet të reagojë ndaj ngjarjes dhe ndaj autorëve të saj.

Këta njerëz janë zyrtarisht pjesë e Komunitetit Musliman meqënëse falen në një xhami të administruar nga ky komunitet, që është ajo e Rrugës së Kavajës, e quajtur me emrin e agjentit të dokumentuar serb Dine Hoxha.

Pse nuk reagoi Policia e Shtetit ndaj xhihadistëve në stadiumin e Laçit? Pse nuk reagon tani? Banda xhihadiste e tifozëve të Tiranës duhet arrestuar dhe marrë intensivisht në pyetje duke u detyruar të tregojë organizatorët e aksionit xhihadist.

Nëse nuk reagojmë tani ndaj tyre, nuk duhet të habitemi nëse ora kthehet pas në vitin 1914, në kohën e Rebelimit Islamik të Haxhi Qamilit.

Nuk mund të mbyllet kjo histori me justifikimin se ata që e bënë këtë në stadiumin e Laçit janë disa radikalë islamikë. Pyetja është sesi janë radikalizuar këta njerëz që ulërijnë në arabisht si ushtarët e Shtetit Islamik? Ata janë radikalizuar sepse këtu në Shqipërinë tonë zyrtarisht laike, ku gjuhë zyrtare është shqipja dhe gjuha zyrtare është element i rendit kushtetues, që kanë detyrim ta respektojnë komunitetet fetare, njëri prej tyre Komuniteti Musliman bën thirrje pesë herë ditën në arabisht me megafonë të vendosur në minaret e xhamive.

A nuk u drejtohet thirrja për lutje muslimanëve shqiptarë? Me ligj, hapësira jashtë asaj të objekteve të kultit është laike dhe mund të përdoret për rite fetare vec me leje në rast festash fetare, një ose dy herë në vit për cdo fe. Përse duhet të dhunohet hapësira laike me thirrjet ritualistike në arabisht për më tepër me megafonë? A nuk është kjo një përpjekje për ta ngritur Islamin praktikisht në statusin e fesë zyrtare?

Tradita e mirë fetare shqiptare është përdorimi gjuhës shqipe në ritualet fetare, e kjo traditë nis që nga shekulli XV me formulën e pagëzimit në gjuhën shqipe të Arkipeshkvit Pal Engjëlli, për Kishën Katolike, e më pas me Fan Nolin për Kishën Ortodokse.

Këtë traditë e refuzon vec një bashkësi fetare, ajo islame. Kështu që Komuniteti Musliman i Shqipërisë duhet të shohë përgjegjësinë e tij te radikalët islamikë tiranas që bënë Xhihad në Lac.

Laicizmi është mbrojtur me gjak në Shqipëri, sepse ka qenë kusht i ekzistencës së shtetit shqiptar. Është mbrojtur më shumë nga forca jo shtetërore se nga shteti që ndonjëherë ka kapitulluar para islamikëve, si në 1914.

Laikët shqiptare, që në këtë vend përbëhen më së shumti nga pasardhës të familjeve të konvertuara me dhunë në Islam në kohën e pushtimit osman, që sot nuk praktikojne fenë islame, të krishterët shqiptarë, presin që shteti shqiptar të marrë masa kundër aksioneve të tilla xhihadiste islamike.

Forcat laike shqiptare kanë aleatë të fuqishëm në Europë dhe ata po fuqizohen. Nëse Shqippëria do të bëhet poligon i provës për përplasjen me Xhihadin, përgjegjësia do të jetë e atyre që sot kanë autoritetin ligjor për të marrë masa, dhe nuk e bëjnë këtë.

https://www.facebook.com/Albanian.ultras/videos/309885229947750/




(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora