| E hene, 27.05.2019, 09:44 AM |
Në librin poetik “Me puthjen e Yjeve” poetja Çaushi sjell mite, simbole dhe dëlirësinë ideale
Nga
Albert Z. ZHOLI, Shkrimtar-publicist
Yjet!
Ndodhen shumë larg nesh, por prej shekujsh kanë frymëzuar mite, simbole dhe
studime, sepse mishërojnë pafundësinë, dëlirësinë ideale, fuqinë dhe lavdinë.
Historikisht, yjet kanë qenë të rëndësishëm për qytetërimet në të gjithë botën.
Yjet kanë qenë dhe mbeten frymëzimi më i pashtershëm i poetëve dhe shkrimtarëve
në mijëravjeçarë. Njëkohësisht ata kanë qenë pjesë e praktikave fetare dhe
përdorime për navigacion qiellor dhe orientim. Shumë astronomë të lashtë
besonin se yjet ishin të vena në një sferë qiellore, dhe se ata ishin të
pandryshueshëm. Lëvizjet e Diellit në Horizont ndaj yjeve, është përdorur për
të krijuar kalendarë, të cilat mund të përdoren për të rregulluar praktikat, që
sot dihen që janë ditët muajt etj. Kalendarit Gregorian, që përdoret aktualisht
pothuajse kudo në botë, është një kalendar Diellor bazuar në kënd të boshtit të
rrotullimit të Tokës në lidhje me yllin e saj lokal, Diellin. Ndoshta janë këto
cilësi unike të yjeve që e cytën Minan që ta titullojë kaq bukur këtë libër të
ri. Në librin poetik “Me puthjen e Yjeve” poetja sjell hipotekën e dhimbjeve
dhe dashurive, me mirësinë e intuitës, me dëshirën për të bukurën, me
ëndërrimin për të ardhmen e ndritur, nuk rrok gjëmën por këngën, nuk shkatërron
por ndërton, nuk fyen por fisnikëron, nuk vajton fatin e mbrapshtë të këtij
tranzicioni të pafund por rikrijon profilin e bukur të ardhmërisë, nuk përdor
fjalorin idhnues, por përzgjedh gjuhën balsam të fisnikërisë së muzës poetike
individuale.
Mina
në libër është përjetuesja e vetëdijshme e gjendjeve që përjeton njeriu
shqiptar bashkëkohës, tradicional, historik dhe i së ardhmes, gjendje që priren
nga thellësia e dilemave, tragjizmi i së shkuarës totalitare, bukuria e
natyrës, mençuria e njerëzve të thjeshtë, ku ajo shpalos një shpirt të ndjeshëm,
një shpirt të lirë, që e përjeton kohën shumëfish. Me mjaft delikatesë autorja
në libër lufton humbjen, shpalos Njeriun e vërtetë, simbol, humanizmin e tij të
lartë si qenie e ndërgjegjshme.
Poezia
e saj është e vërtetë, e sinqertë, e ndershme, e thjeshtë. Pasi përcjell
shpirtin e lirë, kujtimet e panumërta të fëmijërisë, dashuritë, trimëritë,
zhgënjimet, befasitë, ndryshimet, gjëmat, hiret e dasmave dhe tragjizmin e
mortit, Poetja duket se është në kërkim të përhershëm, ndjek dhe paraprinë
kohën e saj. Krijimtaria poetike e saj është dëshmi e gjallë e pasqyrimit
natyral të shpirtit për të shpjeguar gjithçka me ndihmën e poezisë, ndaj
gjithçka në realitetin jetësor e vesh me poezi, me dashuri, e lan me diell dhe
e spërkat me vesën e shpirtit të saj të ndjeshëm, të dlirë. E folura letrare,
korrekte, shprehshmëria e vargjeve të
figurshme, mençuria, fjalori i pasur i shqipes ruhet me fanatizëm, ku
mbizotëron peizazhi i mrekullueshëm Me anë të poezisë së saj, Mina ka qëndisur
me emrin e vet, lulet e shpirtit të ndjeshëm. ka sjell realizime të bukura, ku
ndjenjat dhe mendimet janë gërshetuar aq mirë në mes tyre, duke na dhuruar
poezi të mirëfillta pasi në libër hasim poezi të kulluara lirike, reflektive,
sociale, të kurbetit, atdhetare, etj, me vlera antologjike, që janë pasqyrë e
nivelit të zhvillimit të mendimit poetik të poetes që kërkon shumë nga vetja.
Mund të themi lirisht se Mina e kupton me seriozitet të theksuar rolin dhe
detyrën e të poetit, që frymëzimin, motivet dhe tematikën i gjen kudo në atdhe
dhe jashtë tij, i gjen në vatrën ku u lind e u rrit, në plagët e kurbetit, në
trotuaret e rrugëve të Tiranës, Athinës, në pritjet e nënës te pragu i
shtëpisë, në ngjyrat kuq e zi të flamurit, në shëtitjet në atdhe, atmosferat e
festave, promovimeve, takimeve, etj. Mina frymëzimet e veta poetike nuk i
kërkon dhe as i gjen vetëm në aktualitet, por edhe në histori, në të kaluarën e
njerëzve dhe të kombit tonë, duke i gërshetuar kështu elementet dhe çastet
karakteristike të së kaluarës, me ato të së tashmes për të dhënë një tablo edhe
më të qartë çështjesh ku çdo njeri kërkon të njohë diçka më shumë me dëshirë
dhe kureshtje. Në vëllimin poetik “Me puthjen e Yjeve” janë prezen te pothuajse
të gjitha elementet karakteristike të stilit të poetes si meditimet për jetën,
krahasimet, paralelizmat, diagonalet jetësore, lirizmi i thellë dhe tablotë,
prej të cilave nxjerrim idetë, mendimet dhe porositë e poetes për ndjenjat dhe
mendimet e frymëzimeve të veta, të cilat ajo i ka ngritur në një shkallë të
lartë për t’i bërë të përgjithshme dhe të pranueshme për të gjithë. Më e veçanta në këtë vëllim janë dhe poezitë
humoristike si “Kollarja” apo “Pijaneci” ku autorja përcjell natyrshëm por dhe
në formë kritike pozitivitetin apo dhe negativitetin e sendeve apo dhe
fenomeneve njerëzore. Poezi të tilla e bëjnë librin më intrigues, më të
këndshëm dhe më me tematikë gjithë pranuese. Për më tej poezitë humoristike
paraqiten dhe si fabula poetike që të ngacmojnë humorin si tek poezia
humoristike “Gomari me pantallona”. Një satirë e hollë, e këndshme, me metaforë
zhbiruese që të sjell një situatë të këndshme brenda vetes. Por unë do të
ndalem tek poezia
“MALLI PËR FSHATIN TIM”
Më
merr malli për opingat,
si
dikur ti vesh fëmijë,
pastaj
rrugëve të fshatit,
të
vrapoj, si djalë i ri.
Ikën
lan shtëpitë rrënuar,
s'ka
traktor që të buças,
që
nga gjumi të na zgjojë
si
dikur nëpër ugar.
Shkoj
e vij në fshatin tim,
më
dhëmb shpirti dhe e vuaj,
kur
e shoh të rraskapitur,
kur
e shoh të rrënuar.
Tym
e flakë kur shikoj,
në
oxhak diku përtej,
qenka
kthyer, një ndër ne,
qenka
kthyer, po për Besë.
Oh,
sa mirë që filloj Jeta,
ku
dikur vetëm e lamë,
them
sa mirë, qenka kujtuar,
qenka
kthyer në Vatan.
Shkoj
me vrap dhe e takoj,
thotë:-
Bujrëm, që në oborr,
Padyshim
që lidhja e poetit, njeriut human me fshatin është e pakrahasueshme. Që në
momentet e para, ka një lidhje hyjnore mes tyre, ku poeti merr ushqimin
shpirtëror, lëndën e krijimit, muzën dhe çdo gjë që nevojitet për të krijuar.
Kjo lidhje vazhdon deri në vijimësi për
të mos u shkëputur deri në ndërrimin e jetës. Në këtë botë aroma e fshatit për
poetin është një lidhje abstrakte dashurie për dy qeniet që do të jenë të
pandara shpirtërisht deri në pafundësi. Kjo lidhje e shenjtë është një burim
jete për poetin. Dashuria për fshatin është aq e madhe sa kur kthehesh pas
kohësh të duket se boshllëku shpirtëror të është mbushur. Më e vështira e
ndarjes është kur njerëzit ndahen për të
shkuar për të punuar në emigracion. Shqetësimi dhe malli e brengos poetin deri
ditën sa të kthehet në shtëpi. Autorja kënaqet kur shikon që sërish po kthehen
sytë nga fshati. Gëzon si fëmijë kur shikon shtëpi të reja, të bukura, ku
oxhaqet që nxjerrin tym tregojnë se jeta ka filluar të gjallojë sërish. Në këtë
poezi Mina tregon me dashuri dhe sinqeritet se atë që quhet fshat e ka krijuar
ZOTI, të përcjellë, aromë, bukuri natyrore, frymëzim, ushqim bio, blegërima
bagëtish. Në pjesën dërrmuese të poezive të Minas, hasim pjesëza jete
reale të bukura por dhe të hidhura, të
paraqitura bukur me mjete dhe aftësi krijuese artistike. Në librin “Me puthjen
e Yjeve” Mina tregon vërtet se është
krijuese që frymëzimet e veta i gjen në realitetin e jetës. Mendimet e veta për
çështje të ndryshme ajo i thotë me guxim, elegancë, sinqeritet, vërtetësi, të
sistemuara dhe mjeshtëri artistike. “Me puthjen e Yjeve” autorja solli një
formë tjetër të dashurisë dhe shprehjes së bukurisë për yjet.