Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dea Halimi fituese e çmimit tradicional “Bulëzat”

| E diele, 26.05.2019, 08:25 AM |


Dea Halimi fituese e çmimit tradicional “Bulëzat” për librin “Muzika e agut”

Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”.

Për të 17-ën herë radhazi qyteti i Pejës është shndërruar në adresën e krijuesve të shumtë të letërsisë shqiptare dhe botërore, me Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”.

Me këtë rast u nda edhe çmimi tradicional Bulëzat. Këtë çmim sivjet e fitoi 10 vjeçarja nga Prishtina,  Dea Halimi, nxënëse e shkollës Elena Gjika. Në konkurrencë për çmimin “Bulëzat”, ishin mjaft poet me perspektiv me veprat e tyre. Juria unanimisht u përcaktuar që këtë çmim t’ia ndajë poetes së re Dea Halimit  për librit “Muzika e Agut”.

Në këtë libër apostrofon juria “Duhet thënë se në çdo strofë faqesh të adresuara secilës shkronjë të alfabetit është ruajtur fryma përkushtuese me pak frymëzim të theksuar, por me një dëshmi veprimi të vetë asaj shkronje. Ky përqendrim poetik e bënë të veçantë tërësinë e librit, në të cilin artikulohet një histori e tërë e kombit tonë”.

Fituesja e këtij çmimi, Dea Halimi është shprehur e gëzuar, duke treguar se këtë libër e ka shkruar për nderë të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Kjo është hera e dytë që kjo krijuese fiton shpërblim ndërkombëtar. Herën e parë e fitoi shpërblimin “Arti” në Ulqin, më 31 dhjetor 2017