Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramadan Ademaj: 27 vjetori i rënjes së Tahir Lush Berishës

| E diele, 26.05.2019, 10:47 AM |


27 vjetori i renjes se Tahir Lush Berishes

Nga Ramadan Ademaj

“Se, a e meritoi ky deshmor bashke me vepren dhe familjen e tij nje respekt me te madhe nga organet kompetente shterore, mund te thuhet se,  po. Por, sa iu be, me plot bindje por edhe me keqardhje mund te thuhet se, jo”. Keshtu e nis njerin nga nentitujt e shkrimit te tij, Seman Etemi, ne Sesionin e IX shkencor “Luma dhe trevat e tjera shqiptare ne lufte per shlirim dhe bashkim kombetar:1878-1990”Organizuar nga shoqata”Trojet e arbrit” Prishtine, Klubi Letrar”Anton Pashku”Kukes, mbajtur me 11 shtator 2010. Per te njejtin deshmor qe,  Selman Etemi, e kishte fjalen atehere, per te njetin deshmor,  e kam fjalen edhe une sot, dhe jo rastesisht e nisa me keto fjale duke dashur te vertetoj fjalet e tij per mos kujdesin e organeve institucionale shtetrore per kete deshmor kombi, te cilin desha ta perkujtoj me rastin 27 (26. 05. 1992)vjetorit te renjes heroike mu para dyreve te shtepise se tij nga dora vrastare e polisise serbosllave,  qe na e kishte zene priten ne agun asaj dite. Fjala eshte per deshmorin e Lugut te Leshanit, saktesisht, deshmorin Tahir Lush Berisha,  i cili bie heroikisht ne mengjesin e 26 Majit te 1992, ate dite qe na e kishin zene priten para shtepise se tij, me c’rast vrame nje dhe plagosem nje tjeter polic per vdekje por, qe, mjerisht mbet i vrare edhe vete i madhi Tahir Lush Berisha. Pra qe nga viti 1992 e deri me sot ai, nga organe institucionale shtetrore, u perkujtua vetem nje here, me rastin e tete vjetorit kur bashkefshataret brenda dhe te atyre nga diaspora i ngriten lapidar.  Edhe pse dr. Ibrahim Rugova, menjehere pas luftes e shpalle deshmor kombi por, nje dokument te tille, kurr nuk iu dorezua familjes ose fshatit te tij.

Emrin e tij do ta mbante me krenari ndonje institucion shteteror, ndonje rruge a ndonje shkolle, per te cilen deshmon Selmon Etemi, drejtor i shkolles fillore “Azem Bejta” ne Grabanice te Klines, ku punonte si vullnetar i papaguar edhe Tahiri, disa here ishte i gatshem me tere qenjen e tij ti mbroje themelet e saj, kolektivin e sidomos nxenesit qe i donte si te tijet. Deshmise se Selmonit i bashkangjitet edhe kolegu i tij Xhafer Shabani, po mesues bashke me Tahirin e i cili ai bashke me familjen e tij pesoi keq ashtu si une dhe familja ime. Selmoni deshmon egersine e tij kunder policise dhe oraganeve te dhunshme me 15 Maj,  Diten e shkolles, vetem 11 dite para se te vritet po nga ata police te ctacionit famekeq ne Klicines. ”Revolen qe mbante ne rripa,  nen sqetulle, ate dite e kishte nxjerre dhe e mbante ne doren e djathte te mbuluar me sako,  ishte i gatshem ta shkrepe ne cdo cast. Dhe sikur mos ti dhebeshin nxenesit, se pastaj do te behej kasaphane aty, nga se ata kerkonin ndezjen e ndonje shkendije per tu cfryer atehere, dhe sikur mos ta ndalonim neve kolektivi,  ai do te shtinte ne ta”

Ai sikur u harrua dhe mbuloi pluhuri i harreses ne sirtaret e ketyre organeve, edhe pse ai, qe nuk i mori votat ne Leshan, Zekerija Cana,  e quan ushtarin e pare te UCK-se e te cilin e takoj ne Tirane.

T. L. Berisha u lind me 11. 02. 1969 prej babe Lushit(1912, vit i shpalljes se pavaresise se Shqiperise), i denuar me 10 vite burg bashke me Fazli Meten, i denuar me 7 vite dhe Rame Beqirin,  i denuar me 12 vite burg per shkak te vrasjes se nje serbi per tu hakmarre per nje mashkull te familes Baleci te Grabanices, dhe nenes Shkurte Kelmendi-Berisha, e cila per 10, e fejuar, pret mixhen Lush per 10 vite te tera edhe pse mixha Lush u kishte dhene leje familjes, ta fejojne tjeter kund se nuk dinte se kur do te kthehej prej burgut.

I madhi, Tahir Lush Berisha shkollen fillore e mbaroi ne Gllavicice, ku per arsimtar te gjuhes shqipe patem Hasan Hotin dhe te lendes se Hisorise dhe Gjeografise Lush Ahmetin, te cilet, ne zemrat hapen dritare te reja diturie dhe nguliten thelle ne to dashurine per lirine e atdheun,  dhe, jo vetem ata te dy, por i gjithe kolektivi, na nguliten ne mendje se liria nuk falet dhe nuk blehet,  dhe, as vet zoti nuk ta sjell te gatshme ne piate. Ndersa shkollen e mesme e mbroi ne “Odhise Paskali” ne Peje, drejtimi i dizajnit. Ne vitin 1990/91 regjistrohet edhe ne shkollen e larte teknike ne Prizren.

Ne vitin, kur shumica e mesuesve, pas greves qe u mbajte ato dite nga te punesuarit shqiptare, dhe iu vu dryri prapa shkollave per nxenesit e kesaj perkatesie,  Tahiri nuk e ndjeu veten mire dhe nuk u durua po shkoi te punoje vullnetarisht ne shkollen fillore”Azem Bejta” ne Grabanice,  si mesues i artit figurativ. Sipas Selmon Etemit, drejtor, dhe Xhafer Shabanit, mesues, Tahiri ishte shume i sjellshem si me kolektiv si me nxenes shqiptare por shume i egere dhe nuk kishte kontakt me nxenesit serbe dhe drejtorine e dhunshme. Ai me 15 Maj,  diten e shkolles kishte dashur te shtije me arme ne policine qe kishin ardhur te mos e lejonin mbajtjen e manifestimit dhe drejtorine e dhunshme, por Selmani bashke me shoke te tij nuk e lejuan nje gje te tille.

Kjo kishte ndodhur vetem pak dite para zgjedhjeve te para parlamentare dhe president te Kosoves, ne te cilat me propzimin e tij u zgjodha ne komisionin zgjedhor. Ndersa ai ishte i anagazhuar bashke me te rinjet e fshatit ne mbrojtje te komisionit dhe fletava te votes sepse mund te ndodhte dhe pritej edhe me e keqja por per fat, zgjedhjet kaluan shume mire dhe me sukses. Per kete vendosem te festojme ne shtepine e Mustafe Haradinit ku qendruam deri ne ora 003. Kur une dhe Tahiri, pasi kishim dhe nje cope rruge per ta bere, para shtepise se tij biem ne priten e policise qe na e kishin zene priten agun e atij mengjesi me crast vrame dhe plagosem per vdekje nje polic tjeter. Mjerisht ne ate lufte mbeti edhe i madhi Tahir Lush Berisha, fqinji dhe shoku im i idelit. Para se te ne afroheshin policet me tha se une, po sa ti mbuloje ai me zjarre, te ike sepse”ti me,  tha, je i martuar dhe ke femije. Une nuk shpetoj dote prej tyre sepse pas kacafytjes se me parshme me ta dhe pas plagosjes nuk me leshojne te gjalle”dhe po sa na afrua afer hjeke revolen dhe gjuan ne ta.