E marte, 16.04.2024, 11:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një libër 'guidë' për Vlorën

E shtune, 25.05.2019, 08:00 AM


Një libër"guidë" për VLORËN

Libri" Qyteti i monumenteve" nga DURO MUSTAFAI

(përshtypjet e një lexuesi)

Nga Përparim Hysi

Sapo ma dhuroi librin e tij"Qyteti i monumenteve",DURO MUSTAFAI dhe"drogën"  e dashurisë së tij për VLORËN ku i ka rënë koka, sikur ma"injektoi" mua në vena dhe unë,pasi e "piva" këtë lloj droge, "bëra massë": më zuri dhe mua malli. Epo ka arsye të të zërë malli për VLORËN, se është"kryeqyteti" i PAVARËSISË dhe, kur ta sjellë VLORËN me gjithë ato monumente në shtëpi, një gazetar,shkrimtar e poet si DURO MUSTAFAI, nuk ke si mos bësh"masë" malli me VLORËN.

*     *    *

Kur e piva tërë"kupën  e mallit", natyrisht dhe zura e meditova. Gjithmonë në përshtypjet e mia, kërkoj një pikëmbështetjeje si për afëri apo analogji,për të arritur në një përftim apo një lloj konkluzioni racional. Kështu ndodhi dhe me librin e DURO MUSTAFAIT. E shfletova faqe për faqe ("droga" ma nxori dhe i tha sikter gjumit të drekës) dhe,kur pashë gati dyqind fotografi; kur pashë se çdo fotografi,ka diçiturën të mbështetur në dokumente dhe fakte historike,sado i"droguar", zë e kthjellem dhe shtroj pyetjen e drejtpërdrejtë:- Si ndodh që një i  moshuar (Duro MUSTAFAI po shkon 86-vjeç),që është shkëputur nga VLORA që para 60-vjetësh dhe, përsëri, e zë"lemza" për VLORËN dhe gjithë rrethinat e saj?  Kësaj pyetjeje, mandej, mundohem t 'i përgjigjem me një analogji të përafërt.

Më vijnë ndërmend, vargjet e të pavdekshmit,DRITËRO AGOLLIT që thotë për veten e tij" Brodhi  në Evropë/shkoi në AZI/ dhe nga floku nder tek thonjët/mbeti Devolli". Edhe ky, DURO MUSTAFAI" ka bredhur në Evropë dhe ka shkuar deri në Azi dhe më tej deri në Amerikën  Latine, por mbeti jo vetëm vlonjat, me palcë e gjak, por dhe VRANISHIOT që,edhe nëse dikush nga VRANISHTI bën ndonjë"gafë" qoftë dhe në të folur,DURO thotë:- Nuk është e mundur. S'ka vranishiot që thotë qoftë dhe një fjalë gabim. Natyrisht,ç'them, është pak si sfidë për dobësinë e madhe që ka ky njeri me shpirt prej babaxhani, për vendasit e tij. E,meqë ra fjala për VRANISHTIN (andej DURUA ka baban,se vet ka lindur në VLORË), ngaqë gjaku nuk bëhet ujë, ka mbi 20-vjet që nxjer gazetën"HORA" (emri i lashtë i VRANISHTIT) dhe ka disa vjet që,nga gazetë, e ktheu në revistë periodike,duke thyer një rekord për"geenes";fshat që përfaqësohet me revistë,ku "operon","kompozon",arshivon dhe mobilizon gjithë forcat krijuese nga VRANISHTI dhe jashtë VRANISHTI. I papërtuar, pa asnjë shpërblim,sado në moshë të thyer, ai është treguar më vital dhe si një "riosh" mbushur me energji.

*      *     *

DURO MUSTAFAI është një emër i nderuar në FUSHËN E LETRAVE SHQIP. Tek DURO MUSTAFAI frymon gazetari me përvojë; frymon shkrimtari dhe poeti ,njëkohësisht. Dhe në të tri këto atribute.ai jo vetëm ballin e ka të bardhë,por gjithmonë ka qenë cilësor. Nëse,në të tria këto fusha ku operon ende, do t'i vësh në lupën e kritikës,asnjëherë,as dje dhe as sot, nuk janë gjetur skarcitete cilësore. Natyrisht, kur shkruaj kështu, nuk kam ndërmend që të mohoj,se ai shkroi në të tria këto gjini dhe në regjimin "tjetër",se  ai ishte me profesion si gazetar, por kurrë nuk ka qenë"mitoman". Përkundrazi. Unë,pothuaj, i kam lexuar të gjithë veprat e tij: në prozë e poezi dhe,gjihtmonë, ka qenë me këmbë mbi tokë.

*     *    *

Libri me 200-fotografi; me gati 160 faqe; me diçitura, të mbështetur me fakte hsitorike; me citime historianësh,arkeologësh, diturakësh, me emra konkretë; me ngjarje e data, i përpiktë si orë zvicerane,autori kurrë nuk e bën"gjoksin vrimë"( e kanë vlonjatët kështu),por për çdo dëshmi, i referohet dokumenteve dhe autorëve: të vjetër apo të rinj.

Të çudit pasioni me të cilin e ka përgatitur librin ku, më i thjeshtë se thjeshtësia, bashkëngjit bashkëpunëtoret që janë ose historianë, ose inxhinierë  apo arqitekttë. Ky libër, në përshtypjen time, është një"libërguidë" për të gjithë ata që duan të njohin VLORËN dje dhe sot. I vlefshëm për të gjithë turistët që duan të njohin vlerat historike të VLORËS dhe rrethinave të saj; të njohin monumentet si dëshmi të shkuarës së largët e të sotmes së afërt. Që ta ketë çdo vlonjat në shtëpi, është mirë dhe nuk e teproj, po të them:domosdoshëmëri. NJë libër që ka kushtuar goxha,se është një libër i rrallë e cilësor, është sponsorizuar nga donatori apo "mecenati", inxhinier BESNIK RESHAT HASANI,"tropojani" nga VRANISHTI. Epo kot nuk e zë "lemza" DURON për VRANISHTIN.

Ju fola pak më parë për DURON edhe si poet. Që të bindeni që është POET  i mIrë,po pranëvë si dëshmi,poezinë që shoqëron librin:" Po ku ka si ty?"

Po ku ka si ty?...

Po ku ka si ty, moj VLORA ime?

Monumenti mbi çdo monument

Trupin në kodra,veshur gjelbërime

Këmbët shtrirë në të kaltërin det.

Perlë e SHQIPËRISË  në bregdet.

Po ku ka si ty, moj VLORA ime?

SHQIPËRINË e ringjalle, i dhe jetë,

Ballëndritur,trimëreshë në luftime,

Në krahë të SHQIPONJËS,SHQIPONJË u bëre vet

Me AULONËN e lashtë ti hyre  në histori

Dhe MONUMENT i ngrite vetes me gjak e dituri.

Çdo koment i mëtjeshëm,është i tepërt.

Pena-plug,DURO MUSTAFAI!

Tiranë, 14 maj 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora