Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Zymer Mehani: As ti s'më ndahesh

| E shtune, 25.05.2019, 06:22 AM |


Zymer Mehani

AS TI S'MË NDAHESH

Si s' ndahet

Gurra prej lumit

Ariu prej gjumit

Flaka prej zjarrit

Nëna prej djalit

Peshku prej valës

Burri prej fjalës

Drita prej yllit

Dreri prej pyllit

Bariu prej tufës

Flutura nga lules

Lulet nga ngjyrat

Trimi nga arma

Bujku nga ara

As ti s'më ndahesh

Më del përpara