| E shtune, 25.05.2019, 11:03 AM |
ESEJA PEDAGOGJIKE E DR. BARDHYL MALIQIT “ DETYRAT E SHTËPISË” MË FUTI NË LOJË
Nga
Danica Vukelic
Varianti
i Esesë pedagogjike "Detyrat e shtëpisë", pjesë e serisë "Mbaje
derën hapur, zoti mësues" shkruar
prej Dr. Bardhyl Maliqit, u botua në vitin 2013. Kjo seri botimesh vijon me “Etikën rrjedhave të
komunikimit” në vitin 2014 dhe me libra
të tjerë. Detyrat e shtëpisë së zotit Maliqi m’u rekomandua për lexim prej një
studentje, që më kërkonte një mendim për perkthimin. I kërkova autorit
variantin elektronik për ta ballafaquar edhe me gjuhët e tjera, u konsultova
edhe me përkthyes të tjerë dhe dola në përfundimin se studentja J. Ajeti kishte
punuar mjaft mirë me këtë detyrë kursi. Unë vendosa të shkruaj jo për punën
përkthyese të studentes, por për esenë e poetit dhe pedagogut Bardhyl Maliqi,
pasi ajo më la mbresa të veçanta.
Librin,
autori na e fali dorazi në nëntor 2014, kur ai erdhi për herë të dytë në Zagreb
për promovimin e librit të tij poetik “Perandoria e zogjve” përkthyer në gjuhën
kroate nga miku ynë I ndjerë, inxhinjer Hasan Shahini. Librin në original e
kisha në shtëpi, por duke qenë në një gjuhë që nuk e njoh, nuk i kisha kushtuar
vemendje. E shfletoj dhe u habita me veten si nuk e kisha parë më parë, por e
kisha hedhur në një cep të bibliotekës pa i kushtuar rëndësi, siç veprojmë
rëndom ne poetët me libra të falur në manifestime apo promovime të ndryshme.
Një libër i vogël, por i hartuar bukur e me një pasuri të madhe modelesh
shkrimore dhe ilustrimesh figurative. Kjo më tërhoqi vëmendjen edhe si
profesioniste në pikturë.
E
pyeta poten e re pse zgjodhi këtë libër për referencat përkthimore. Përgjigja e
saj më zgjoi shumë interes. Ajo më tha se e kishte intriguar poeti Maliqi që në
sallë, kur recitoi poemën e tij “Akuarel për Zagrebin”, një poemë e ngritur aty
për aty, një poemë për njerëzit! Kishte lexuar librin dhe e kishte tërhequr
mënyra se si kishin ardhur të veçantat e jetës së tij të trokisnin në veshët e
secilit lexues duke zgjuar te seicili njeri vetveten.
Mua
si konsulente më tërhoqi vëmendjen ky libër dhe më detyroi të shikoja modele të
ngjashme në internet, libra apo shkrime me këtë temë etj. Ajo që konstatova më
intrigoi ta hartoja këtë shkrim. Kam pasur rastin të merrem me fëmijë të afërm,
tani them me siguri se po ta kisha në duar këtë libër do të dija të punoja
shumë më mirë me ta. Eseja e Dr. Bardhyl Maliqit për “Detyrat e shtëpisë” është
një libër për një audiencë gjithëpërfshrëse: nxënës, mësues, prindër, drejtues
arsimorë, pra një libër për komunitetin e shkollës dhe mjedisin arsimdashës.
Do
të preferoja që fjalën t’ua lija disa prej citimeve nga libri, citime që kanë
një shije pikante për të gjithë:
• Detyra është hallka që lidh të nxënët
teorik me mishërimin praktik të dijeve, me kognicionin, inteligjencën,
motivimin, vullnetin, aftësinë për të zgjidhur problemet dhe realizuar
vendimarrje të kënaqshme.
• Nëse në detyra do të përfshihej sa dhe
si duhet hemisfera e djathtë në procesin e të nxënit, fëmija do t’i zhvillonte
të gjitha inteligjencat e fjetura dhe detyrat do t’i përjetonte si kënaqësi dhe
jo si një shqetësim dhe “hall” të madh.
• Edhe kur fëmija vetërealizohet edhe
kur fillon të ndjejë shijen e vlerësimit dhe të përgjegjësisë do të thotë se ai
po rritet.
• “Natyrisht këta prindër, (që bëjnë
vetë detyrat e fëmijëve, në vend që tiI ndihmojnë dhe inkurajojnë ata)
dëshirojnë më të mirën për fëmijët e tyre, dhe kjo është një gjë e mirë, por
ata duan që fëmijët të jetojnë endrrat dhe ambiciet e atyre vetë, në vend të
endrrave dhe ambicieve të vetë fëmijëve.”
• Qëndrimi ndaj nxënësve me aftësi të
kufizuara dhe me vështirësi në të nxënë, si dhe qëndrimi ndaj fëmijëve të
talentuar është gjithmonë përparësi.
• Mos e freno fëmijën, mos e nxit të
mendojë se ai nuk ka takuar në jetë standartin e prindërve dhe të mësuesve që
duhet të kishte takuar!
• Është nxitje dhe inkurajim për fëmijën
të ketë shpresë dhe besim te prindi dhe mësuesi i vet.
• Pra, ju nxënës pyesni veten:
-A
e kam kuptuar punën që kam plotësuar?
-A
kam bërë përpjekje të mjaftueshme?
-A
kam bërë ato që duheshin?
-A
e kam kontrolluar të gjithë?
-A
kam bërë diçka ndryshe nga të tjerët?
• -A ndihem krenar për punën time?
• Shprehni dashamirësi dhe entuziazëm
për çdo arritje të fëmijës. Ai është një Kolomb i vogël në zbulimin e Amerikave
të reja të dijes.
• Qëllimi ynë ideal si mësues është të
ndihmojmë nxënësit të zhvillojnë motivimin e brendshëm që do të lejojë ata që
të nxënë gjatë gjithë jetës.
• Prindër ju lutem këshillohuni me
mësuesit e lëndës! Ju së bashku do të ndërtoni banesën e dijes: tullë pas
tulle, hap pas hapi.
Më
tërhoqën veçanërisht vemendjen disa Metoda të motivimit të nxënësve dhe
veprimtaria e tyre, si: Prezantoni projekte studimi që i zgjedhin vetë nxënësit
dhe kërkojini të investigojnë mbi një temë të caktuar. Dobia që kanë detyra që
nxisin Aventurat dhe Dobishmërinë. Disa këshilla për mësuest, por jo vetëm, si:
Përdorni teknikat e modifikimit të sjelljes për të ndihmuar nxënësit të
shprehin vetveten dhe të punojnë drejt qëllimeve të largëta; Sigurohuni që
nxënësit e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë, si të procedojnë dhe si të
kuptojë se i kanë arritur qëllimet. Merrni parasysh diferencat individuale në
aftësi, formim, qëndrime rreth shkollës dhe mendimet rreth lëndëve specifike;
bëni gjithçka për të plotësuar nevojat që mungojnë: përfshi ato fiziologjike,
për dashuri, përkatësi dhe vlerësim dhe Tregojuni nxënësve se i përkasin klasës
dhe se ju jeni veçanërisht të interesuar për ta. Deri te këshillat për
Lavdërimim e efektshëm. Kjo më tërhoqi vemendjen, pasi ne kemi një zakon të
keq, lavdërojmë kot më kot. Ndërkohë autori Dr. Bardhyl Maliqi na këshillon që
edhe ndëshkimet edhe lavdërimet duhet të jenë të efektshme.
Përktheu
nga kroatishtja Jetmira Ajeti