E shtune, 21.09.2019, 08:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Danica Vukelic: Eseja pedagogjike e Dr. Bardhyl Maliqit më futi në lojë

E shtune, 25.05.2019, 11:03 AM


ESEJA PEDAGOGJIKE E DR. BARDHYL MALIQIT “ DETYRAT E SHTËPISË” MË FUTI NË LOJË

Nga Danica Vukelic

Varianti i Esesë pedagogjike "Detyrat e shtëpisë", pjesë e serisë "Mbaje derën hapur, zoti mësues"  shkruar prej Dr. Bardhyl Maliqit, u botua në vitin 2013. Kjo seri  botimesh vijon me “Etikën rrjedhave të komunikimit” në  vitin 2014 dhe me libra të tjerë. Detyrat e shtëpisë së zotit Maliqi m’u rekomandua për lexim prej një studentje, që më kërkonte një mendim për perkthimin. I kërkova autorit variantin elektronik për ta ballafaquar edhe me gjuhët e tjera, u konsultova edhe me përkthyes të tjerë dhe dola në përfundimin se studentja J. Ajeti kishte punuar mjaft mirë me këtë detyrë kursi. Unë vendosa të shkruaj jo për punën përkthyese të studentes, por për esenë e poetit dhe pedagogut Bardhyl Maliqi, pasi ajo më la mbresa të veçanta.

Librin, autori na e fali dorazi në nëntor 2014, kur ai erdhi për herë të dytë në Zagreb për promovimin e librit të tij poetik “Perandoria e zogjve” përkthyer në gjuhën kroate nga miku ynë I ndjerë, inxhinjer Hasan Shahini. Librin në original e kisha në shtëpi, por duke qenë në një gjuhë që nuk e njoh, nuk i kisha kushtuar vemendje. E shfletoj dhe u habita me veten si nuk e kisha parë më parë, por e kisha hedhur në një cep të bibliotekës pa i kushtuar rëndësi, siç veprojmë rëndom ne poetët me libra të falur në manifestime apo promovime të ndryshme. Një libër i vogël, por i hartuar bukur e me një pasuri të madhe modelesh shkrimore dhe ilustrimesh figurative. Kjo më tërhoqi vëmendjen edhe si profesioniste në pikturë.

E pyeta poten e re pse zgjodhi këtë libër për referencat përkthimore. Përgjigja e saj më zgjoi shumë interes. Ajo më tha se e kishte intriguar poeti Maliqi që në sallë, kur recitoi poemën e tij “Akuarel për Zagrebin”, një poemë e ngritur aty për aty, një poemë për njerëzit! Kishte lexuar librin dhe e kishte tërhequr mënyra se si kishin ardhur të veçantat e jetës së tij të trokisnin në veshët e secilit lexues duke zgjuar te seicili njeri vetveten.

Mua si konsulente më tërhoqi vëmendjen ky libër dhe më detyroi të shikoja modele të ngjashme në internet, libra apo shkrime me këtë temë etj. Ajo që konstatova më intrigoi ta hartoja këtë shkrim. Kam pasur rastin të merrem me fëmijë të afërm, tani them me siguri se po ta kisha në duar këtë libër do të dija të punoja shumë më mirë me ta. Eseja e Dr. Bardhyl Maliqit për “Detyrat e shtëpisë” është një libër për një audiencë gjithëpërfshrëse: nxënës, mësues, prindër, drejtues arsimorë, pra një libër për komunitetin e shkollës dhe mjedisin arsimdashës.

Do të preferoja që fjalën t’ua lija disa prej citimeve nga libri, citime që kanë një shije pikante për të gjithë:

        Detyra është hallka që lidh të nxënët teorik me mishërimin praktik të dijeve, me kognicionin, inteligjencën, motivimin, vullnetin, aftësinë për të zgjidhur problemet dhe realizuar vendimarrje të kënaqshme.

        Nëse në detyra do të përfshihej sa dhe si duhet hemisfera e djathtë në procesin e të nxënit, fëmija do t’i zhvillonte të gjitha inteligjencat e fjetura dhe detyrat do t’i përjetonte si kënaqësi dhe jo si një shqetësim dhe “hall” të madh.

        Edhe kur fëmija vetërealizohet edhe kur fillon të ndjejë shijen e vlerësimit dhe të përgjegjësisë do të thotë se ai po rritet.

        “Natyrisht këta prindër, (që bëjnë vetë detyrat e fëmijëve, në vend që tiI ndihmojnë dhe inkurajojnë ata) dëshirojnë më të mirën për fëmijët e tyre, dhe kjo është një gjë e mirë, por ata duan që fëmijët të jetojnë endrrat dhe ambiciet e atyre vetë, në vend të endrrave dhe ambicieve të vetë fëmijëve.”

        Qëndrimi ndaj nxënësve me aftësi të kufizuara dhe me vështirësi në të nxënë, si dhe qëndrimi ndaj fëmijëve të talentuar është gjithmonë përparësi.

        Mos e freno fëmijën, mos e nxit të mendojë se ai nuk ka takuar në jetë standartin e prindërve dhe të mësuesve që duhet të kishte takuar!

        Është nxitje dhe inkurajim për fëmijën të ketë shpresë dhe besim te prindi dhe mësuesi i vet.

        Pra, ju nxënës pyesni veten:

-A e kam kuptuar punën që kam plotësuar?

-A kam bërë përpjekje të mjaftueshme?

-A kam bërë ato që duheshin?

-A e kam kontrolluar të gjithë?

-A kam bërë diçka ndryshe nga të tjerët?

        -A ndihem krenar për punën time?

        Shprehni dashamirësi dhe entuziazëm për çdo arritje të fëmijës. Ai është një Kolomb i vogël në zbulimin e Amerikave të reja të dijes.

        Qëllimi ynë ideal si mësues është të ndihmojmë nxënësit të zhvillojnë motivimin e brendshëm që do të lejojë ata që të nxënë gjatë gjithë jetës.

        Prindër ju lutem këshillohuni me mësuesit e lëndës! Ju së bashku do të ndërtoni banesën e dijes: tullë pas tulle, hap pas hapi.

Më tërhoqën veçanërisht vemendjen disa Metoda të motivimit të nxënësve dhe veprimtaria e tyre, si: Prezantoni projekte studimi që i zgjedhin vetë nxënësit dhe kërkojini të investigojnë mbi një temë të caktuar. Dobia që kanë detyra që nxisin Aventurat dhe Dobishmërinë. Disa këshilla për mësuest, por jo vetëm, si: Përdorni teknikat e modifikimit të sjelljes për të ndihmuar nxënësit të shprehin vetveten dhe të punojnë drejt qëllimeve të largëta; Sigurohuni që nxënësit e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë, si të procedojnë dhe si të kuptojë se i kanë arritur qëllimet. Merrni parasysh diferencat individuale në aftësi, formim, qëndrime rreth shkollës dhe mendimet rreth lëndëve specifike; bëni gjithçka për të plotësuar nevojat që mungojnë: përfshi ato fiziologjike, për dashuri, përkatësi dhe vlerësim dhe Tregojuni nxënësve se i përkasin klasës dhe se ju jeni veçanërisht të interesuar për ta. Deri te këshillat për Lavdërimim e efektshëm. Kjo më tërhoqi vemendjen, pasi ne kemi një zakon të keq, lavdërojmë kot më kot. Ndërkohë autori Dr. Bardhyl Maliqi na këshillon që edhe ndëshkimet edhe lavdërimet duhet të jenë të efektshme.

Përktheu nga kroatishtja Jetmira Ajeti



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT