E enjte, 18.04.2024, 09:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Ikja e madhe

E hene, 29.09.2008, 06:36 PM


Albert Zholi
 
Dy skica

 
ELTONI  NGA  TIRANA
 
Rrija  në  pritje  të  autobuzit  në Dhafni (Athine).Vetëm fare. Pa  pritur  mu  afrua  një  djalë, në  moshën e  adoleshencës. I dobët por  simpatik. Me  një  gjysmë  greqishte  mu  lut  për  një biletë. ia  dhshë  biletën  dhe i  fola në  gjuhën  tonë. Djali  u  gëzua. Pasi u  prezantova  djali  më  tregoi:” ...Elton më  quajnë  jam  nga  Tirana. Para  shtatë  muajsh  kam  ardhur  në  Greqi ...Erdha  me  një  makinë transporti. Nga  ato të  gjatat që  marrin  mallra. Shoferi  ishte  njeri i  mirë .Më  solli  deri  në  Athinë  e nuk  më  mori  para. Por  unë  e njoh  dhe ndonjë  ditë  do  t’ia  shpërblej  nderin. Nderi  shpërblehet  apo  jo?...
Unë  buzëqesha  dhe  ai  vazhdoi:
“...Isha  gjimnazist. Në  vitin e  tretë. Por  e lashë  shkollën. Për të  mësuar, s’i kisha  frikë  mësimet ...nuk  turpërohesha  para  mësuesve  e shokëve...Por  nga  turpi  ika   dhe  erdha  këtu në  Greqi ...Ata  kishin  para.Unë  s’kisha ...Ata  prishnin  edhe  pesë mjijëshen  në ditë, kurëse  ne  aq  nuk  prishnim  si  familje ...Prindërit i  kam  në  asistencë . Motra  e papunë. Unë në  shkollë. Prindërit  e  donin  shkollën   time, por  unë ika...Është  e rëndë  të  jesh  i  varfër ...Edhe  mësimet   nuk  të  hyjnë  në  kokë. Je  i  përbuzur. Nuk  bashkohesh  dot me  shokët ...Edhe  mësuesit  nga  ata  që  kanë  para   i  hedhin  sytë ...Shkolla m’u bë  si  e  huaj. Nuk  më  donte  më   si  dikur ...Edhe   familja  e ndjente  jetën e  vështirë  ekonomike ...Bababi  la  duhanin  se  nuk  kishte ta
blinte ? Motra   më shumë  heshtëte  se  sa  fliste.Unë  e kuptoja. Ajo  donte  një  djalë, por  kush  t’i hedh sytë  kur  nuk  ecën me  kohën ?1... Kur  nuk  ke  para, as  nuk  vishesh  dot  sipas  modëes, as  del   dot  shëtitje, as  në  floktore  nuk  shkon  dot ...ehu... sa   vështirësi  ka   jeta?!... Motrën e  kam  shumë  të  mirë. Edhe  prindërit.Unë  jam djali i  shtëpisë …Nuk  do t’i lë  ashtu  të  turpëruar …Mbase  do  të  kem   fat. Hë si  thua  ti ?!... Dhe  më  shikoi gjatë  në  sy.
-Do të  kesh  fat  se je  i  mirë   dhe  këmbëngulës –fola unë  pa  i zgjedhur dot fjalët  që  thashë…
Ai qeshi i  gëzuar.
Tashti do të  iki  se më pret  puna. Transportoj  rroba, brenda  një  rrobaqepësie.Punoj  12 orë  ama një  tremijëshe  e marr.
C’të  bëj, pak, nga  pak...
Ika, Mirupafshim…

Athinë  1996
 
 
BABAI  I  KATËR  FËMIJËVE
  
Pranë hotelit “ La Mirazhe”, mbështetur  tek një trung peme, bisedonin  të  dy. Flisnim  me  zë të lartë, për ato që po ndodhnin  në  Shqipëri, të rrëmbyer nga të papriturat e dhimbëshme: vrasje, vjedhje, djegie… Flisnim  me zë të lartë, të sigurtë për heshtjen përreth, por nuk kishim  vënë  re se pranë nesh  na dëgjonte një burrë  në mes të jetës, me flokë  të rralla e me një shenjë në buzën  e poshtëme. Në pamjen  e parë na u duk njeri i mirë e hallexhi. Dhe ashtu ishte.
-Cfarë  ju  shqetëson?- e pyes më tepër për të mësuar se c’ishte  ai  e pastaj halli I tijë … Ai rrinte i heshtur, por për mirësjellje tha  vetëm “Jam nga Vlora” dhe  një  lot I rëshkiti  në faqet e rreshkura …
-Flisni, flisni pa ndrojtje –i foli  shoku im.
Ai heshti  përsëri  kokëulur, u  kapërcye në kombin e gushës, me  zhurmën  e gurit të hedhur  në pus dhe foli:
-Të më falni  për shqetësimin ...Nuk do t’ju  bezdisja  po të mos ju dëgjoja kur flisnit... Thoshnit nga ato fjalë  që kam  edhe  unë në shpirt ... Shqipëria  është hall i madh  për të gjithë  dhe të gjithë  kanë nga një hall...
Ai heshti përsëri dhe përsëri vazhdoi ;
“Jam nga Vlora. Agim më quajnë. Para disa muajsh më vdiq gruaja  nga zemra, në spitalin e Janinës ... Kam mbetur me katër fëmijë të vegjël. Të madhin e kam 12 vjec  e të voglin 13 muaj... Por jam  i papunë  dhe fëmijët i kam  pa bukë ... Agimi  heshti përsëri  dhe përsëri u kapërcye, sikur lëshoi në pusin e zemrës një gur …
 Ne e kuptuam hallin e tij të madh. Fëmijët e tij s’kishin  bukë ... “Bukën  e përditëshme  falna o zot “ Po Zoti  akoma nuk i ka hedhur  sytë  nga ata katër jetimët e Agimit... E ndihmuam  babanë  e jetimëve me disa  para sa  kishim mundësi ... Ai uli  kokën, na  falenderoi  dhe  na  tha: “...Unë nuk di të  lyp, di vetëm të punoj ... të punoj për fëmijët e mi...”. “Puna për  bukën e  buka për të jetuar ! Edhe kaq i mohohet  njeriut ?!...

Mars 1997 Athinë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora