| E premte, 24.05.2019, 09:25 PM |
Nëna nuk na la
Nga
Blerim Rrecaj
Shkoi
nëna. Nuk na la. Na pret. Na la gjurmë të pashlyeshme kujtimesh, veprash,
mirësish e buzëqeshjesh. Shkoi nëna. Nuk na la. Si gjithë jetën edhe para se të
shkonte, shkoi duke thurur xhempera për të mos e ndjerë të ftohtit që na
sjellin stinët. Shkoi pasi fshiu, lau e shpërlau shtëpinë e çdo gjë vendosi në
vend të vet, saqë na la pas dhe imazhin duke fshirë njërën nga dritaret që ne
të mund ta ndjejmë aromë pastërtie e të mund të shohim kthjellët. Shkoi nëna.
Nuk na la. Të tjerët tash kujtojnë bukën që e gatuan duart e saj dhe e sollën
në sofër gati pa u vërejtur e me bujari, buzëqeshje e lutje mirësie në burimin
e pashtershëm të mirëpritjes së saj. Shkoi nëna. Nuk na la. Vërtiten veprat e
saja që tallen me vdekjen dhe neve na ftojnë që aq sa mundemi e aq sa dijmë të
përcjellim hapat e saj. Nënë të thuhet diç për ty është përgjegjësi e madhe,
kështu që më fal o NËNË për këto fjalë kaq të zbehta që i thashë për ty!