Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dhaskal Gjilani: Heronjët kanë vetëm lindje

| E enjte, 23.05.2019, 07:57 PM |


HERONJËT KANË VETËM LINDJE

KUSHTUAR HEROIT TË KOMBIT SHQIPTAR VEHBI IBRAHIMI NË 81 VJETORIN E LINDJES

Pikërisht më 23 maj 2019 u bënë 81 81 vjetori i lindjes së heroit të ditëve të para Vehbi Ibrahimi.

U lind më 23 maj të vitit 1938 në fshatin Margesh komuna Gjilanit nga babai Rexhep Ramiz Ibrahimi nje burr i shquar për atdhetarizëm dhe ishte shumë krenar që e rriti një djalë sic ishte Vehbi Ibrahimi me ideal kombëtar,tani hero i kombit, dhe nga nëna Hanëmshahe Hamëz Hyseni nga fshati Zhegër, familje kjo e njohur për atdhetarizëm , së cilës ia vranë babain Hamzen cetnikët serbosllav qysh kur kjo ishte vetëm një vjece.

Preteksi i tërë kësaj tragjedie ishte sngase  shumë burra atdhetarë kishin marrë pjesë në Luftën e Velegllavës për t´ia prit hovin forcave cetnike serbe për depërtim në teritorin e Kosovës.

Kur më 1912 këto forca cetnike hyn  ngjithëandej Kosovës shkuan edhe në fshatin Zhegër dhe u interesuan për këtë familje atdhetare dhe i marrin 15 burra nga kjo familje dhe i pushkatojnë kështu kjo familje mbetet në gra dhe fëmijë,  pohon Jashar Bekteshi pjesëtar i kësj familje një intervistë që bëra më 17 korrik 2018 në Gjilan!

Vehbiuu  shkollën Fillore e mbaroi në Kosovë e shkollën e mesme dhe u Regjistrua si student në Fakultetin e Xehtarisë në Universitetin e Tuzllaes në Bosne e Hercegonin.

Fakultetin nuk e mbaroi përshkaqe politike sepse ishte i përndjekur nga agjentët e shërbimit sekret fashist UDB-ës dhe Vehbiu u detyruar ta lë atdheun e tij dhe të emigroj jashtë vendit  me të vetmin qëllim që të mund me kontriboue më tepër për Atdheun!

Fillimisht shkoi në Austri ku aty qëndroj dy vite dhe pastaj shkoj në Bruksel të Belgjikës i cili ishte tërë kohën aktiv, organizoj demonstrata gjithandej Evropës kundër pushtetit famkeq serbosllav instaluar në Kosovë, si dhe ra në kontakt me atdhetarin, shkrimtarin , poetin e muzikologun e njohur Jusf Gërvallen që të mund tí koordinonin punët më mirë.

Takimi Vehbi Ibrahimi-Jusuf Gërvalla në Helbron afër Shtutgardit më 1981 ishte shumë e dobishme për të dy atdhetarët  e që mjerishtë nga ky takim Vehbi Ibrahimi do të vritet në tradhëti më 10.10.1981 para derës së shtëpisë së tij në Bruksel nga dora gjakatre e organizuar dhe e porositur nga dega e UDB-ës Jugosllave e Gjilanit, ndërsa vëllezërit Gërvalla dhe patrioti Kadri Zeka u vran tre muajmë vonë pikërisht më 17 janar 1982 në Gjermani po nga e njëjta dorë gjakatare!

Lavdi veprës së këtyre atdhetarëve shqiptarë!

Vehbi Ibrahimi rri përjetë në Panteonin e Kombit, në Panteonin e Martirëve të Lirisë dhe në Panteonin e Kujtesës Kombetare.

Sa të të ketë tokë e behar

Ty Vehbi me shokë e tua

kurrë s´ka me ju të harrue

populli heroik shqiptar!

23,05.2019                                                                Dhaskal Gjilani

Suedi                                                                          Poli Verior 92