| E enjte, 23.05.2019, 08:56 PM |
Dita Kombëtare e Arumunëve – një festë për traditën dhe kulturën
Nga
Ajrina Dimo
23
Maji është një datë me rëndësi për arumunët. Prej shumë vitesh kjo datë njihet si
Dita Kombëtare e Arumunëve dhe përveç se në Rumani e në vendet e Ballkanit, ka
nisur të festohet edhe në Perëndim, Australi e SHBA. Në këtë ditë anëtarët e
komunitetit festojnë, synojnë të ndërgjegjësojnë edhe shoqëritë ku janë pjesë për
veçantitë e tyre kulturore dhe identitare si dhe premtojnë për vazhdimësinë e
kulturës dhe traditave dhe zakoneve etj.
23
maji shërben edhe si një ditë homazhi për të gjithë ata që kanë kontribuar në
përcjelljen e trashëgimisë duke nderuar dhe lartësuar identitetin arumun etj. Në vendin tone me Ligjin nr. 96/2017 për
Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, miratuar më 13 tetor
2017 arumunëve u është dhënë statusi zyrtar si pakicë kombëtare. Lidhur me disa prej karakteristikave identitare të
arumunëve do të veçonim: gjuha, origjina e së cilës është latine, përkatësia fetare
në besimin ortodoks, roli i rëndësishëm në tregti, zotësia në rritjen e gjësë
së gjallë (dele, kuaj), pjesëmarrja në jetën aktive të shoqërive ku janë pjesë,
endogamia- martesat brenda komunitetit,
eugjenia- mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë gjenetike etj. Ata njihen për cilësitë shpirtërore, për
energjinë mendore dhe për tiparet morale mjaft të qarta, ku forca e karakterit plotësohet edhe me
inteligjencën. Arumunët kanë një prirje të dukshme për të mos e deklaruar
origjinën gjë që duket në rregjistrimet e popullsisë. Kjo lidhet edhe me një
lloj kompleksi inferioriteti edhe pse gjuhën dhe origjinën e kanë ruajtur me force.
Kjo prirje është e njohur dhe lidhet ndoshta edhe me vetë të kaluarën dhe
mënyrën e izoluar të jetesës së arumunëve etj. Edhe në vendin tonë familjet
arumune e kanë ruajtur gjuhën dhe mjaft prej zakoneve të të parëve. Në
ceremonitë festive apo dhe në përkujtimoret e njerëzve të ndarë nga jeta,
traditat arumune vijojnë dhe u përcillen më të rinjve apo më të vegjëlve.
Pasioni dhe lidhja e arumunëve me natyrën
shprehet edhe në festat në natyrë. Akademia Rumune vitin e kaluar doli edhe me një komunikatë
lidhur me identitetin dhe unitetin historik të rumunëve ne veri dhe në jug të
Danubit.
Sipas
kësaj komunikate të botuar në faqen zyrtare të Akademisë (ëëë.acad.ro ) më 25
korrik 2018 thuhet se: “Akademia Rumune
rikonfirmon këndvështrimin lidhur me identitetin historik dhe gjuhësor të
rumunëve në veri dhe në jug të Danubit. Sipas të vërtetës historike, populli
rumun ka katër degë historike:
dako-rumunët, arumunët, megleno-rumunët, istro-rumunët - folës të
dialekteve të gjuhës rumune:
dako-rumune, arumune, megleno-rumune dhe istro-rumune. Të gjithë këta
rumunë formojnë një unitet etnik dhe flasin të njëjtën gjuhë. Dialektet rumune:
dako-rumun, arumun, megleno-rumun dhe istro-rumun- takohen në një hapësirë të
gjerë, nga Maramureshi dhe Karpatet veriorë në veri deri në Epir dhe Thesali në jug, nga Istria,
Deti Adriatik në perëndim deri në Detin e Zi dhe përtej Nistrës në lindje.
Folësit e tyre janë pasuesit e popullsisë autoktone të romanizuar nga
Perandoria Romake e Lindjes.
Të
vërtetuar në të kaluarën në një territor të përbashkët, në veri dhe në jug të
Danubit, dialektet rumune gjatë kohërave janë izoluar, si pasojë e depërtimit
të sllavëve në Gadishullin Ballkanik duke nisur nga shekulli VII, fakt që ka
përcaktuar disa lëvizje të këtyre folësve në këtë hapësirë gjeografike në
periudhën e Mesjetës. Dako-rumunët janë pasuesit e rumunëve të veriut të
Danubit, ndërkohë që arumunët, megleno-rumunët dhe istro-rumunët janë pasues të
rumunëve në jug të Danubit. Uniteti i dialekteve rumune u mbështet në
mënyrë unanime gjatë kohërave nga gjuhëtarët më të rëndësishëm rumunë si: Ovid
Densu?ianu, Alexandru Philippide, Sextil Pu?cariu etj., dhe të huaj si: Ëilhelm Meyer-Lübke, Gustav Ëeigand, Matteo
Bartoli, Giuliano Bonfante, Alf Lombard etj. Rumanishtja është paraqitur si një
gjuhë e njehsuar, me të katër dialektet
në enciklopeditë e huaja si: The Encyclopaedia Americana, vol. 23, 1919;
Encyclopaedia Britannica, vol 19, 1911; The Neë Encyclopaedia Britannica,
Macropaedia, vol. 15, 1981); Grand Larousse Encyclopédique, vol. 1, 1964;
Brockhaus Enzyklopädie, vol. 17, 1981; Dizionario Enciclopedico Italiano, vol.
10, 1961.
Lidhur
me numrin e arumunëve në vendin tonë, në faqen zyrtare të ambasadës rumune në
vendin tonë, e cila i referohet Censusit në Republikën e Shqipërisë, të botuar në datën 13 dhjetor 2012, thueht se në vendin
tonë egzistojnë 8.266 arumunë (0.3% e
totalit të popullsisë brenda). Sipas
Atllasit Demografik të Shqipërisë (i vitit 2003), numri i arumunëve është
139.065. Ndërkohë faqja e internetit e Komitetit Shtetëror për Minoritetet
tregon një numër prej disa dhjetra mijë arumunësh. Në Ditën Kombëtare të Arumunëve vlen të
sillet në vëmendje edhe lidhja e fortë mes Rumanisë dhe Shqipërisë. Kjo lidhje
qëndron mbi faktet historike ku edhe arumunët luajnë një rol të rëndësishëm. Jo
vetëm që në fillesat e shtetit shqiptar njihet ndihma e shtetit rumun, por nga
viti 1993 e deri sot, Rumania ka ofruar bursa studimi të rinjve arumunë nga Shqipëria.
Këta të rinj të diplomur në universitetet rumune me kthimin në Shqipëri e japin
kontributin e tyre në vendin tonë.
Një
tjetër kontribut që shteti rumun jep për komunitetin e të rinjve dhe fëmijëve
janë kampet verore që mbahen në Rumani ku fëmijët nga Shqipëria marrin pjesë
prej 10 vjetësh. I njohur si programi “ARC”
në kuadër të të cilit organizohen kampet verore për fëmijë e të rinj
është m mbështetja që Ministria për
Rumunët Jashtë Vendit, Ministria e Rinisë dhe
Sportit, misionet diplomatike të Rumanisë si dhe organizatat dhe
shoqatat e ndryshme, japin edhe për fëmijët arumunë nga Shqipëria. Kështu ata
kanë mundësinë të njihen me bashkëmoshatarët e tyre dhe të rrisin e forcojnë
lidhjet me ta.
Duke
filluar nga 1 janari i këtij viti e deri në 30 qershor Rumania po mban për herë
të parë presidencën e Këshillit të Evropës. Në këtë periudhë po zhvillohen një
seri aktivitetesh mes të cilave edhe ato që priten të mbahen në Fier ku jeton
edhe një komunitet i konsiderueshëm.