E premte, 19.04.2024, 09:01 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Këze (Kozeta) Zylo: Vjeshta e Shtatorit midis nxenesve te shkolles shqipe ne Staten Island, New York

E hene, 29.09.2008, 10:00 PM


Nje foto ne shkolle
Femijet shqiptaro-amerikane ne Staten Island, NY, erdhen perseri ne shkolle, per te mesuar gjuhen e bukur shqipe

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Vjeshta e Shtatorit gjithmone me jep nje nostalgji, nje ndjesi te papershkrueshme, si cucurrimat e zogjve kur kthehen ne pranvere, dhe me zerin e tyre na zgjojne heret ne agun e mengjesit.
Ndoshta ka te bej me profesionin e mesuesise, e sigurisht qe nuk do koment, por edhe me traditen tone dhe te disa vendeve qe viti i ri shkollor zakonisht fillon ne shtator.
Per rrjedhoje edhe nxenesit e shkolles shqipe te Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” ne Staten Island ne New York, erdhen te gezuar kete mes shtatori per te lexuar dhe shkruar gjuhen e bukur shqipe, gjuhen qe na lidh me shume se cdo gje me njeri-tjetrin.
Ata te gezuar me canta ne krah qe kishin brenda tyre abetaret, fletoret, mjetet e punes, perqafoheshin me mesueset e tyre si: Adelina Lacaj, Blerina Likollari, Blerina Bejleri, Valbona Zylo Watkins etj, dhe syte e tyre ndrinin nga gezimi qe erdhen perseri te uleshin ne tavolinat e tyre te punes.
Edhe nxenesi i ri i ardhur nga Brooklyni, Xhon Hoxha, i shoqeruar nga mamaja e tij studentja e zellshme ne NY, Zhaneta Hoxha dhe gjyshja e tij nga Memaliaj, edhe pse femije ai e filloi me nje seriozitet mesimin qysh ne prezantimin e pare duke thene:  “Une te mesoj te jem ketu per gjuhen shqipe”!
Edhe pse e folura e tyre i perket te folurit me veshtiresi, si shume femijeve qe lindin dhe rriten ne emigracion, domethene kane shume nevoje per shkolle, per mesuesin, per mesimin ne grup, ne na gezon fakti qe ata kane deshire te lexojne dhe te shkruajne sipas gramatikes shqipe.
Ndersa nxenesi tjeter i sapo rregjistruar, Gazmend Abdulai, kur u pyet se perse kishte  deshire qe te vinte ne shkollen shqipe, ai u pergjigj se dua ta mesoj gjuhen, pasi kur te shkoj ne Diber dua t’i kuptoj kusherinjte e mi dhe gjysherit qe me duan aq shume, ne gjuhen time.
Eshte vertete tejet emocionuese, kur nxenesit e semestrit te pare u kthyen perseri ne shkolle, dhe i shikoje te lumtur tek takoheshin me njeri-tjetrin duke u perqafuar, duke luajtur ne pushim, apo duke ngrene dhe ndare ushqimet se bashku.  Me te medhenjte tregoheshin me te vemendshem karshi nxenesve te sapoardhur dhe kryesisht atyre me te vegjelve ne moshe.
Eshte per t’u pergezuar se shume pjesemarres prinder ne kete shkolle jane studente ne universitete te ndryshme, ndoshta nga qe jane dhe prinder te rinj, por ka dhe nga ata qe jane thjesht studente, por erdhen me deshiren e mire per te pershendetur hapjen e shkolles shqipe. 
Nje prej tyre ishte i riu Marin Kurti, nje student i shkelqyer i cili kishte ardhur qe nga Bronxi per te ndjekur diten e pare te shkolles dhe per te pare me nga afer mesimin e abetares.
Ai e vleresoi se tepermi kete pune patriotike dhe permendi fatkin se mesimi i gjuhes shqipe ne shkolle, ne klasa te vecanta ka me shume efekte se sa ta mesosh ate ne menyre autodidakte.  Mendimin e tij e cmoj, pasi ai eshte rritur ne nje familje qe i kane dhene shume gjuhes shqipe, babai i tij eshte perkthyesi i mirenjohur z.Qezar Kurti.
Hapja e shkolles shqipe ne New York nuk ka qene dhe aq e lehte, pasi jane nje sere veshtiresish dhe pengesash qe te mundojne, sepse njerezit qe po japin kontributin e tyre, pervecse qe kane detyrim te mbajne familjet e tyre me pune, ketu ne rruget e cakerdisura te emigrimit, ju duhet qe te punojne me dashuri dhe vullnetarisht per shume kohe per te mbajtur te gjalle gjuhen shqipe.
Fal mjediseve te shkelqyera te shkolles qe jane dhuruar nga patrioti atdhetar z.Rrape Ruci, punen vullnetare qe eshte bere me vite nga z.Ruci dhe djali i tij Mislim, nga z.Q.Zylo, z.M.Pacuku etj, programet e hartuara, shperndarja e ftesave ne te gjitha vendet ku ka shqiptare, telefonata te gjitha familjeve shqiptare, blerja dhe transportimi i abetareve nga vete ne, problemet dhe pengesat qe

Gjate nje ore mesimi, prinder dhe nxenes
mund te te sjellin ne forma te ndryshme, jane jo pak veshtiresi…pasi kjo shkolle nuk administrohet nga shteti shqiptar, dmth qe te jete pak me e lehte, por eshte nje pune patriotike qe po punohet me perkushtim per t’ju mesuar ABC-n femijeve shqiptaro-amerikane dhe amerikaneve qe jane te interesuar per gjuhen shqipe.
Ne kete shkrim informativ me shume dua t’u them thjesht dhe te perhap lajmin e hapjes se shkolles shqipe, vazhdimesine e saj dhe ftesen per te gjithe prinderit shqiptare qe kane femije, t’i sjellin prane kesaj shkolle, pasi aty mesohet ne menyre te kualifikuar nga mesuese te licensuara dhe me ndjenjen e atdhedashurise per Kombin, eshte nje mesim i organizuar mire dhe nga mesuese me pervoje qe dine te mesojne te amblen gjuhe shqipe.
Nuk eshte aspak e rendesishme se kush e hapi, kush eshte drejtor…kush eshte mesues…shume e rendesishme dhe tejet e domosdoshme eshte qe femijet te vine ne shkolle per te mos harruar gjuhen shqipe, pasi sic e shikojme dhe ndjejme se shume prej femijeve qe kane lindur ne emigracion po asimilohen me kulturen e vendit ku kane lindur. 
Marrja e kultures se vendit ku po rriten femijet tane, nuk ka asgje te keqe pervecse te mires, por krahas saj duhet qe gjuha shqipe te mos humbasi, harrimi i saj duhet te jete  alarmante per prinderit dhe komunitetin, ndryshe aty fillon dhe hedh rrenje e keqja, humbja e identitetit tone, qe aq shume e deshirojne qarqet dashakeqese te Kombit tone.
Duke e perfunduar kete shkrim nga mendja nuk do me hiqen kurre, fjalet e mencme te
nje plaku qe ka me shume se 60 vjet ne Amerike, i cili ne pershendetjen e tij tha:
-“Mbajeni hapur shkollen shqipe sikur dhe nje femije te ulet ne klase, boll qe degjohet dhe mesohet ne shqip, pasi keshtu shqipja do te mbijetoje ne shekuj, ashtu sic bene te paret tane!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora