| E merkure, 22.05.2019, 07:23 PM |
I KAM BORXH JETËN
Nga
Albert Z. ZHOLI
Ndihmëë...
ndiihmëë...!- u dëgjua një zë
i frikëshëm vajze
nga brenda detit (Athinë)...Trupi
i saj
herë shfaqej mbi
ujë e herë
humbiste për t’u
shfaqur apo mos
shfaqur prapë...Plazhistët shihnin
të lumtur, por asnjëri
s’merrte vendimin të
hidhej për të shpëtuar
vajzën që po
mbytej...
Befasia e detit
është thellësia, siç ndodh
në Glifadhë, që pas
100 metrash nga bregu, rritet
pa pritur në
një thellësi trembëse...Ajo vajzë, si duket, e
kish për herë të parë e nuk
qe përgatitur për
të mos i zënë
këmbët në tokë për shlodhje...
Një djalë, trup atleti, u hodh
me vrull dhe me not notari
arriti tek fundosja e vajzës
që nuk po shfaqej
më mbi ujë. U zhyt rreth një minutë...Të gjithë në
heshtje! Ja ai del mbi ujë me vajzën. Uaaaaaaaaaaaa, shpërthyen njerëzit.
...Me zor
e mori vajzën në
breg. M e krahët e tijë
të fuqishëm e
ktheu vajzën kokëposhtë, e
pastaj i dha
frymë nga fryma e tijë
për të jetuar ...Frymëmarrja
artificiale ishte shumë e lodhëshme
dhe me tension: “ Do e
shpëtoj dot apo jo?
...Duhet ta shpëtoj !” Vajza nisi të
lëvizte gjinjtë në frymëmarrje ...Pastaj ngriti qepallat për
tu bindur se i
kish shpëtuar vdekjes...
Djali me
trup atleti ishte zhdukur
si me magji, kur erdhi makina
e ndihmës së shpejtë ...
-Ishte një
shqiptar, por sa shpëtoi
vajzën iku menjëherë, sqaroi një qytetar
grek- punojmë bashkë ... është
njeri i heshtur e
punëtor i mirë ...Vajza
tashmë e kish marrë veten. Të
tjerët diskutonin për
djalin nga Shqipëria:
-Po
pse iku?
-Trim ishte!
-Të mos
ishte shqiptari do të
kish vdekur vajza…
-Sikur të
ishte nga ata
të shpëtimit të plazheve të Amerikës,
që shohim nëpër
filma…
-E ka ndonjë
kleçkë ai që
u largua …?!
-Është djalë i
mirë, është dipllomuar inxhinier elektrik në Shqipëri, por bën
çdo lloj pune këtu ...
tashti punon me mua në
një magazinë.. . është shoku
im ...erdhëm bashkë për
të bërë banjë ...është me kryq
në shpirt ai nuk do
të duket – mbaroi sqarimet
djaloshi, si për t’i
dhënë diçka më
shumë atij burrit me kryq
në qafë, që kish
folur: “ e ka ndonjë
kleçkë ai që u largua...”
Unë
dua ta
takoj patjetër- iu lut
vajza djaloshit që e
njihte të ikurin
shpëtimtar- I kam borxh jetën!...
Do
ta gjej dhe në fund të botës-tha vajza bukuroshe dhe treti vështrimin nga ku
ishte larguar shqiptari...