E diele, 18.08.2019, 08:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Ca gjëra që ndodhin veç në ëndërr

E marte, 21.05.2019, 08:31 PM


Ca gjëra që ndodhin veç në ëndërr

(tregim lirik)

Nga Përparim Hysi

Po shkruaj nën mbresat e një ëndërre dhe nuk kam se si mos pohoj një fakt! Sa të drejtë paska patur ai që shkroi  për dashurinë:"  Përplas një flutur krahët në Kinë dhe shkakton furtunë në Karaibe". Kjo metaforë kaq groteske i rri qepur si kostum kësaj postëndrrës sime. Dhe është aq e vërtetë, se them unë, nuk ka se si të ndodhte ndryshe që ti erdhe dhe më gjete në gjjumë që nga mijëra kilometra larg. Më gjete në gjumë dhe,pikërisht, në gjumë filloi dalldia ime.

M'u shfaqe si në ato pikturat e Botiçelit me një lëkurë prej petale trëndafilash. Mandej si ajëri,sado i padukëshëm dhe gjithmonë i pranishëm, për të cilin kishin nevojë mushkëritë e mia. Ozoni që solle me vete, zuri të m'i mbushte mushkëritë me ajër të pastër dhe,sakaq, aorta zuri të përcillte gjak të pastër nga gjithë atë gurgullimë gjaku,pasojë e asaj dalldie apo ca më sakt: kënaqësie. Ti qe për mua një lule që nuk vyshkeshe kurrë. Me buzët krejt të hapura që ndillnin vetëm etë dhe,veç atëherë kuptova, që sa të drejtë kanë  ata që besojnë,kur thonë:" Eva ka dalë nga një brinjë e Adamit".

Mua më dukej se nuk ishin më dy trupa në atë"dalldi kolovitëse",por një. Dhe nuk ka asgjë për t'u çuditur: ose ti kishe dalë nga trupi im, ose unë kisha hyrë atje, tek trupi yt. Dhe nuk ke pse shqetësohesh,nëse unë shkruaj kështu. Sekreti ynë është i siguruar. Të paktën nga ana ime. Ti e shikon që unë nuk po lakoj emrin tënd dhe i vetmi, i demaskuar, jam vetëm unë. Nga kjo anë, unë e kam vënë kryqin mbi shpinë dhe i pres hapur gjembat që më shpojnë. Çdo grimë e qenies sime u ndje e ekzaltuar. Në atë"dalldi aq mbresuese", ti kishe një lulëzim e dritë të tillë si ai feneri i ndritshëm drejt të cilit lëshohen dhe rrahin krahët qindra flutura nate. Një nga ato"flutura nate",nën dritën e atij feneri, më duket qeshë dhe unë që pashë tek ti një fytyrë aq të bukur,që nuk e kisha parë ndokund kurrë. Dhe rashë nën"kthetrat e asaj dalldie". Nuk kam gjë për të fshehur apo të hiqem si ndonjë moralist par exelencë. Jo.Edhe burrat që,me demek,  hiqen si trima, gjunjëzohen para një"beteje të tillë". Nuk ka burrëri në dashuri.

Qe apo nuk qe betejë? Për mua qe një"betejë" e shkuar betejës. Ti erdhe me një buzëqeshje mbushur me çiltërsi dhe, kur m'u afrove më shumë se sa duhej, gjoksi i hapur m'u bë "kërcënues" me ato thithkat (po unë i kisha thithur dikur) dhe,ndërsa sytë e kaftë përcollën diçka në shpirt,  ja tek u "dorëzova" rob i gjallë. Mora frymë thellë,si ata palombarët që zhyten thellësive për të kërkuar perlat në det, dhe humba në një kundërmim kënaqësie që më dhe si një lule e rrallë, rritur në një kopsht magjik. Çdo gjë e mëpastajme qe veç nga ato gjërat që ndodhin veç në ëndërra.

Tek afrohej,e harlisur dhe tërë energji gjallese; tek lëshon britma kënaqësie të thellë; britma që shndrrohen në drithërima që regëtijnë në shpirt, nuk mbet gjë tjetër,po ta zhytësh kokën tënde në hapësirat e gjirit dhe,pasi ta thithësh këtë "lloj droge" aq të njohur, të  sosësh atë që ke nisur.

Se,nën mbresat e kësaj ëndrre të bukur,shkrova:

"Humbën buzët mbi supet e zhveshur

Të një Diane të mbushur me fresski pylli

Duarët e mia shtrëngojnë gjinjtë si të zilepsur

Ndërsa mushkëritë m'u ngopën me erë jasemini."

......................................

O çaste të bukura! Rehat pse nuk më lini?...

Tiranë, 20 maj 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT