E merkure, 16.10.2019, 04:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Arkeologjia në pullat shqiptare (1913-2018)

E hene, 20.05.2019, 09:01 PM


LIBRI: ARKEOLOGJIA NË PULLAT SHQIPTARE (1913-2018)

Veper e filatelistit Hysen S. DIZDARI

Filatelisti i mirënjohur Hysen S. Dizdari, pas dy botimeve filatelike të vitit 2018: “Nënë TEREZA në pullat shqiptare”dhe “Gjergj Kastrioti Skenderbeu,nëpullat shqiptare 1913 – 2017”, dy vepra të mirëpritura dhe të vlerësuara nga sudiuesit e filatelisë shqiptare dhe ndërkombëtare, në këtë fillim të vitit 2019, iu prezantua publikut me botimin e ri: “Arkeologjia në pullat shqiptare: 1913 – 2018”

Ky libër - album dy gjuhësh (shqip dhe anglisht), përmban të gjitha emisionet me pulla të emetuara nga Posta Shqiptare, të dedikuara fushës së arkeologjisë, në periudhën nga viti 1913 deri në vitin 2018.

Seritë e pullave me objekte dhe artefakte arkeologjike,janë prezantuar në këtë libër - album të renditura sipas periudhave historike të emetimit:

Pjesa e parë i kushtohet viteve 1913-1944

Pjesa e dytë i kushtohet viteve 1945-1990

Pjesa e tretë i kushtohet viteve 1991-2018

Libri - album i autorit Hysen Dizdari, krahas vlerave filatelike, me prezantimin e serive të plota të pullave të dedikuara arkelologjisë shqiptare,përmban vlera kulturore, sepse do të shërbejësi guidë turistikepër agjencitë turistike për t’i prezantuar turistëve shqiptarë dhe të huaj objektet arkeologjike të vendit tonë, sidomos për t’i njohur të huajt me vlerat tona arkeologjike, duke i orientuar për vizita të organizuara në parqet dhe muzeumet arkeologjike të vendit tonë.

Natyrisht, ky libër – album është një kontrbut i rëndësishëm në bibliografinë filatelike shqiptare, qëdo të shfrytëzohet nga studiues, historianë dhe arkeologë shqiptar dhe të huaj, por do t’iu shërbejë filatelistëve shqiptarë dhe të huaj për të rritur interesin për koleksionimin e pullave shqiptare me temë mbi arkeologjinë shqiptare.

Për karakterin filatelik, historik dhe kulturor, ky libër – album do t’iu shërbejë mësuesve dhe nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe të larta, për të njohur dhe për të vizituar parqet tona arkeologjike.

Filatelisti italian Saverio Boçelli thekson: “Pulla postare, në se përdoret në mënyre të përshtatëshme, bëhet mbeshtetje kulturore në proçesin didaktik të shkollave tona, ështënjë metodë me vlera edukative. Krahas prirjeve për të koleksionuar kartolina, etiketa, fotografi futbollistësh etj, nxënësit duhet të edukohen dhe tëinkurajohen të ruajnë traditënnë mbledhjen dhe koleksionimin e pullave postare”.

Prof. Neritan Ceka

Pjesë nga parathënja e librit Arkeologjia në pullat shqiptare.

Më 5 Maj 1913 u emëtua pulla e parë  postare shqiptare, nga qeveria e patriotit Ismail Qemali me  ministërtë Postë Telegrafë Telefonave, intelektuali nga qyteti Elbasanit Lef Nosi.

Pikërisht këtu nis rrugën e saj 105 vjeçare edhe filatelia Shqiptare, e cila gjatë këtyre viteve ka pasqyruar me vërtetësi edhe historinë e arkeologjisë shqiptare.

Libri i koleksionistit të apasionuar të pullave, z. Hysen Dizdari është  libri i parë  i cili tregon lidhjen e ngushtë të  historisë të emëtimit të pullës shqiptare me historinë e zhvillimit të  arkeologjisë shqiptare.

Libri fillon me emisionin “Qytete dhe ndërtime,, ku  paraqet, pesë kalatë emblematike shqiptare: Shkodrën në veri, Durrësin e Beratin në qendër dhe Kaninën e Gjirokastrën në Jug të Shqiperisë, si dhe Urën e Vezirit në Verilindje dhe pamje të një rruge korçare në Juglindje.

Të stampuara mbi bazën e fotografive të kohës, të shtatë pullat kanë edhe vlerën e tyre shkencore për pasqyrimin e një gjendje të monumenteve para se kohët që pasuan të sillnin dëmtimin dhe tjetërsimin e profileve të tyre mesjetare.

Historia e pullave përkon shkarazi me atë të kërkimeve arkeologjike, me dy emisione të viteve 1934 e 1939 që i referohet Butrintit, ku L.M. Ugolini kishte bërë zbulimet spektakolare të teatrit dhe babtisterit, por do të bëhej një kronikane e fushatave arkeologjike për gjatë gati gjysëm shekulli në vitet 1945 – 1990. Veçanërisht emisioni i vitit 1965 do të ishte një sinteze e gërmimeve të suksesshme arkeologjike të realizuara në tumat e Matit në fillim te viteve ’50, apo të Apollonisë me paraqitjen e skulpturave e mozaikëve të zbuluara në germimet e viteve 1959-1960. Më pas ka pasur një prirje për të kaluar në seri që paraqisnin kategori monumentesh, ku dy seritë e mozaikëve të emëtuar në vitet 1969 dhe 1974 shprehnin edhe një rritje të cilësisë dhe shijes artistike në realizimin e pullave.

Publiku që i përdorte kishte në dorë një lloj guide për këtë pasuri të paçmuar, që e ftonte për të vizituar Apolloninë dhe Butrintin, për aq sa koleksionisti kishte një katalog të vlerave arkeologjike më interesante të Shqipërisë. Kjo prirje u theksua me seritë e objekteve arkeologjike të Muzeut Historik Kombëtar të viteve 1974 dhe 1984, që pasuronin më tej atë katalog me skulpturat, bronzet, apo enët antike me figurat më të bukura të sjella në atë muze nga arkeologët.

Në vazhdimësi të kësaj metode janë edhe seritë e pullave të viteve 1976 e 1983, që paraqesin kështjellat mesjetare të Bashtovës, Petrelës, Tepelenës dhe Gjirokastrës, apo teatrin e Butrintit, amfiteatrin e Durrësit dhe Nymfeun e Apollonisë.

Pullat flasin edhe për atë që ndodhi me arkeologjinë pas vitit 1990: kufizimin e ritmeve të kërkimeve arkeologjike dhe varfërinë e objekteve arkeologjike të sjella në vëmendje të publikut.

Jo rastësisht seritë e pullave i referohen përsëri gjetjeve të dikurshme apo objekteve arkivore dhe ikonave të depozituara prej kohësh në muzeume.

Skulptura e Geas e zbuluar në Durrës nga gërmime shpëtimi, apo rikthime kalimtare në sinagogën e Sarandës, nëteatrin e Orikumit, mozaikët e Arapajt, Linit, Antigonës e Mesaplikut, shoqërohen me përpjekjet për të gjetur rrugë të reja, si në rastin e kërkimeve arkeologjike nënujore.

Publiku artdashës do t’i jetë mirënjohës z.Hysen Dizdari për këtë histori të bukur të arkeologjisë shqiptare të treguar përmes figurave të pullave të shtetit Shqiptar, që nga koha e kryeministrit legjendar Ismail Qemali, që gjente kohë për të vlerësuar monumentet në muajt e parë të Pavarësisë, e deri tek koha e materializmit, kur interesi për trashegiminë kulturore është preokupimi i fundit i qeveritarëve pavarësisht nga ngjyrat politike e niveli intelektual.

Do t’i jenë mirënjohës edhe filatelistët e apasionuar ashtu si dhe miqtë e librave, për krijimin e një serie librash që pasqyrojnë historinë e filatelisë shqiptare në bazë të temave të serive të pullave postare. Duke qënë libri i katërt i autorit në fushën e filatelisë, ky libër është vetëm një piketë më tej në projektin e madh të z. Hysen Dizdari për të paraqitur botën shumëngjyrëshe shqiptare të pasqyruar në këtë mjet të thjeshtë të komunikimit midis njerëzve e vendeve, që është pulla postare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT