| E hene, 20.05.2019, 08:00 PM |
Nga
Nesibe Plaku Velaj - Juriste -
Avokate - Tiranë
Një
buzëqeshje si një pulëbardhë
Që
fluturon e lirë mbi oqeanin e dashurisë,
Mbi oqeanin e mirësisë,
Mbi
oqeanin e diturisë,
Mbi oqeanin e shpresës,
Mbi oqeanin e buzëqeshjes,
ku
duhet patjetër të thuash“Buzëqeshi Jetës”!
ose “ këtu është përjetësia, këtu është
profetësia”
Kapitene - Autore
- Xhuli Spahiu
E
kam lexuar me shumë vëmendje librin tuaj “BUZEQESHI JETES” mikja ime, Xhuli
Spahiu.
E kam përjetuar në shpirt dhe jam mrekulluar
nga mesazhet dhe fryma e mirësisë që ju përcillni për lexuesin.
Që
nga titulli libri “BUZEQESHI JETES” të jep përshtypjen dhe ndjesinë e një
dielli që po shkëlqen. Ky diell, rrezet e tij shpresëdhënëse do të ngrohë
gjithë botën.
Me
këtë ndjesi e kam lexuar librin edhe pse kam qënë shumë e sëmurë (me bronko
pneumoni në të dy krahët).
Tek
lexoja librin më dukej se diçka më jepte forcë, më jepte një energji pozitive
dhe prisja në çdo moment se do të më vinte një mesazh paqeje, dashurie,
buzëqeshje dhe mirësie.
Ky
libër, është një libër me vlera të larta artistike, filozofike, psikologjike,
njerëzore, e dashur Xhuli.
Tek
lexoja këtë libër me duket se lexoja veten time: jetën që kam kaluar,
vështirësitë, vuajtjet dhe triumfin. Forcën që gjeja brënda vetes për të
përballuar vështirësitë nga mesazhet e dhimbjes. Dhimbje nga një regjigjim
gjakatar, komunist, Enverian, që na mohoi lirinë, na burgosi dhe na pushkatoi
gjithë familjen, pushkatoi babain tim dhe na la jetimë në moshë shumë të vogël,
në mes të katër rrugëve.
Gjatë
leximit të këtij libri ngandonjëherë më dukej se ishim duke bashk biseduar,
nëpërmjet rreshtave të këtij libri me juve e dashur Xhuli. Çdo pyetje që bëja, e gjeja brënda
rreshtave të këtij libri. Çdo paqartësi ishte spejguar me mjeshtëri dhe
filozofinë e magjisë së fjalës tënde. Fjalën e një gruaje të mënçur, e cila çdo gjë e percjell me mirësi,
me dashuri, me qetësi, me shpirtin e një nëne të mirë, të një gruaje që
dinë ta përcjellë me ëmbëlsi si bleta
mjaltin e saj, dhe që shëron gjithë ato zëmra anë e mbanë botës.
Unë
e dashur Xhuli, jam shumë e vogël përballë madhështisë së ketij libri për të
analizuar, por po mundohem të jap mendimin tim modest dhe mbresat e mia që më
ka lënë leximi i ketij libri.
Filozofia
e fjalës tënde përfaqëson denjësisht personalitetin tuaj të fortë, që me
bukurinë dhe mjeshtërinë e mëndjes tënde, të një mëndjeje inteligjente, të
ndjeshme, të kthjellët,e cila, për të bërë më të mirën, përcjell mirësi,
dashuri paqe dhe buzëqeshje. Ju injoruat të keqen, djallin, ligësinë,
xhelozinë, cmirën, tipare këto që vetëm na shkaktojnë dhimbje, na bëjnë të
ndihemi keq dhe nuk na lënë të ecim përpara.
Ju
këto tipare i keni pasur shumë mirë para sysh përpara se të shkruanit këtë
libër. Juve nëpërmjet fjalës tuaj, duke përcjellë me mjeshtëri filozofinë tuaj
të komunikimit me lexuesit keni goditur fenomenin, çdo të keqe duke udhezuar si
një nënë e mirë të përqafohet e mira.
Mesazhet tuaja nëpërmjet këtij libri janë të qarta. Po
sjell disa shprehje, në pamundësi për ti sjellë të gjitha, se ato janë shumë.
“Gjithçka që falim, atë edhe e marrim, dhe do të na kompensohet” -theksoni ju
mes të tjerash në librin tuaj.
Një
thënie profetike. Njeriu në jetë duhet të jetë i kujdesshëm, se çfarë do të
mbjellësh do të korrësh. Ashtu si duhet të zgjerdhësh farën para se ta hedhësh
në tokë, ashtu dhe duhet të jesh i kujdesshëm për veprimet që kryen.
-Sa
mesazhe të bukura! Sa domethënëse!
Bëj
mirë në këtë jetë se do të gjesh mirë! Sa këshillë e vlefshme dhe filozofike!
Njeriu gjen ngrohtësi tek kjo shprehje dhe motivohet të bëjë mirë.
“
Hapi dyert e zemrave të mbyllura me buzëqeshjen tënde”- është një tjetër thënie
që më ka pëlqyer si mesazh paqje.
-Sa
fjalë të bukura! Çfarë mesazhi njerëzor! Çfarë këshille me vlera për lexuesin!
Sa
mirë do të ishte bota, sikur të gjithë njerëzit të udhëhiqeshin nga parime me
vlera, dhe të ishin të aftë të kontrollonin veten! Kjo është forca e fjalës
tuaj profetike që përcjell mirësi.
Ju
përcillni buzëqeshje, dashuri, mirësi, ju përcillni paqe. Sa nevojë kanë
njerëzit për një jetë më të mirë, të jetojnë në armoni, në paqe më veten e tyre
dhe me të tjerë.
Sa
vuan bota për këto gjëra të vogla në dukje dhe po përballet me një luftë! Bota
po zien, nga luftra të padrejta dhe pa kuptim. Sa njerëz kanë nevojë për atë
buzëqeshje, për pak dashuri që ju e
përcillni në çdo faqe të librit tuaj e dashur Xhuli! “Ndërto kështjellën tënde
mbi themelet e dashurisë dhe buzëqeshjes” -theksohet diku në mes shumë
mesazheve tuaja plot vlera. Kjo është një shprehje që më ka pëlqyer pa masë,
pasi pa dashuri nuk je ne gjendje të ndërtosh asgjë. Mungesa e dashurisë është
si ajo kështjella me rërë që e ndërtojnë fëmijët në breg të detit dhe sa
kthejnë krahët, vjen një valë, ose një erë e fortë dhe e shemb. Juve keni
ndërtuar me filozofinë tuaj çdo gjë me mend dhe me vend. Në çdo shprehjen tuaj
e gjen veten dhe merr një këshillë për jetën.
Lexuesi
në këtë libër do të gjej dispozitat më të bukura të një Kushtetutë Mirsjellje,
do të gjej një Kod Etike, duke filluar me rregullat, baza mbi të cilat duhet të
ndërtojmë familjen. Baza mbi themelet e të cilës duhet të mbizotërojë drejtësia, dhe sinqeriteti. Se si
duhet ta ruajm familjen si të shenjtë, të shëndetshme, nëpërmjet dashurisë dhe
respektit të ndërsjelltë.
Juve
me këshillat dhe mesazhet tuaja i inkurajoni njerëzit që për të fituar duhet
luftuar.
-
Po, duhet luftuar, se “petullat nuk bien nga qielli”. Çdo gjë duhet ta
meritosh, duhet të luftosh, duhet të konkurosh për ta fituar me dinjitet. Kjo
është jeta, këto janë sfidat që të serviren në jetë. Me këto sfida jam
ballafaquar edhe unë në jetë dhe nuk e kam pasur aspak të lehtë për të fituar.
Di të them që jo gjithmonë kam fituar edhe pse e kam merituar. Kam pasur edhe
disfata dhe jo vetëm një herë, kam menduar se kam dështuar, kam humbur dhe
shpresën dhe kam mbetur e dekurajuar. Por asnjëherë nuk jam dorëzuar, jam
ngritur më e fortë, edhe pse e lënduar, falë forcës së karakterit që Zoti më ka
paisur dhe jam futur përsëri në betejë deri sa kam fituar.
Jeta
nuk është fushë me lule të shtruara. Jeta ka të pjeta dhe të tatëpjeta që duhet
të jesh i pregatitur për t’i përballuar.
Juve
në këtë libër pasqyroni jetën tuaj, peripecitë dhe të papritura të pa
dëshëruara.
Por
me besimin në një Zot, me shumë punë, me sakrifica të mëdha duke u rrëzuar dhe
duke u ngritur përsëri. Ju si një grua e fortë e gjenit forcën brënda vetes për
të gjetur ilaçin, që të duhesh për të shëruar plagët e shkaktuara nga rrëzimi.
Nuk
ishte e lehtë, por juve ja dolët të përballoni burgun e bashkëshortit tuaj. Ju
i edukuat fëmijët tuaj dhe kultivuat tek ata, dashurinë për atdheun dhe respektin
për prindërit. Ju i mësuat ata me kurajo
të mos mërziteshin për babain e tyre. Ju, si një grua e vetme, ia dolët, të
përballonit vështirësitë, të ruanit qetësinë, të gjenit forca për të ndjekur
bashkëshortin në dyert e burgut.
Këtë
bëtë edhe në periudhën kur ju u ndeshët me një të papritur për jetën. Kur në
trupin tuaj si
një
përbindësh u shfaq një sëmundje e pashërushme Por juve dolët më e fortë se
kuçedra dhe luftuat me atë dhe dolët
fitimtare. Nuk ishte e lehtë, kuptohet, por në sajë të cilësive tuaja të ralla,
në sajë të besimit që kishit në një Zot, në lutjen tuaj njerëzore drejtuar
Zotit të Gjithësisë dhe forcës tuaj si nje luaneshe, që Zoti ju a ka
dhuruar, fituat betejën.
Juve
luftuat me jetën, duke larguar negativitetin, duke ndryshuar mendimet e tua për
të shijuar Dritën dhe mrekullitë e saj, brenda shpirtit tënd. Ju vazhduat
me këmbëngulje të luftoni të zezën,
diçka që të mbyt dhe ta shndërroni atë në të bardhë .
“Buzeqeshja
është edhe refleks, çështje mirësjellejeje dhe para së gjithash çështje e
karakterit. Vlerat e buzëqeshjes nuk kushtojnë gjë, ato vetëm se prodhojnë
shumë dashuri, respektivisht, parajsën e shpirtit tënd. Buzëqeshja, në të
vërtetë, pasuron atë që e merr, por nuk varfëron atë që e dhuron. Ajo rëndomë
ndodh për një moment si proces, por efekti i saj ndonjëherë zgjat përjetësisht.
Askush nuk është aq i pasur sa të mund të jetojë pa të, madje dhe të varfërit
ndjehen të pasur kur e marrin. Buzëqeshja definitivisht sjell lumturi në jetën
familjare, vullnetin e mirë në punë dhe biznes dhe është simbol themelor i
miqësisë”
-Kam
shkëputur këtë fragment nga libri ku juve përshkuani “buzeqeshjen” si një vlerë
njerëzore. E shkëputa këtë fragment sepse buzëqeshja më pëlqen shumë. Më pëlqen
kur më buzëqeshin njerëzit dhe kur ju bezëqesh unë atyre. Buzëqeshja me jep
jetë, më emocionon, më jep energji positive, më bën të ndihem mirë, më
lumturon, pse jo, në kuptimin figurativë më bën të fluturoj, të ndihem tjetër
njeri. Edhe në kulmin e një mërzie, kur vjen dikush dhe të buzëqesh për
momentin harron çdo gjë, pra është çelësi i mirësisë.
Sa
e bukur buzeqeshja! Kjo fjalë e madhe zë një vënd kaq të rëndesishëm në faqet e
librit tuaj.
Sa
buku ja jepni kuptimin, vlerat dhe
efektet e kesaj fjale “MAGJI”.
Buzeqeshja është ilaç, sa zemra shëron një buzëqeshje? Ti e dashur Xhuli, je vetë mirësia mishërimi
i kësaj fjale.
Çdo
njeri e ka vetë në dorë për të qënë ose jo i lumtur, në një farë mënyrë, vetëm
në raste fatkeqësie, gjë që s`mund ta kesh në dorë.
“Mendo,
Vepro dhe Qëndro me Mendime Pozitive që të gjesh çelësin e sekretit të
lumturisë, gëzimit, dashurisë, suksesit, paqes dhe prosperitetit”. Ky është
mesazh, është një leksion, që lexuesi do të gjejë në librin tuaj e dashur
Xhuli, në lidhje me lumturinë. Një fjalë me koncept të gjërë, por e dëshëruar
dhe e munguar në shumë raste, në persona dhe shumë familje.
Gjithsecili
nga ne duhet të bëjë pjesën e tij, aq sa i takon, aty ku jeton, ku punon, në
shoqëri, në familje për lumturinë. Lumturia është marrdhënie, një marrdhënie e
ndërtuar në raporte me vetveten dhe me të tjerë. Po qe se secili do të vendos
nje gur në monumentin që duhet për të ndërtuar lumturinë dhe pastaj për ta
ruajtur atë të shëndetshme, atëhere ajo ka siguri se do të triumfojë.
Sa
me filozofi, me shembuj konkret, me një llogjikë të ftohtë, me një mendje të
ndritur, të hapur me vision, duke u bazuar në eksperienca, e pasqyroni këtë
fenomen, këtë mardhënie njerëzore aq të domosdoshme për njerëzimin.
Jam
e bindur se lexuesi ashtu si dhe unë, kur të lexojë këte libër do të gjejë, atë
që i mungon, -----Dashurinë që aq shumë kemi nevojë dhe që pa të nuk jetojmë
dot;
-Shprësën
për një të ardhme më të mirë;
-Kurajon
për të ecur me vullnet përpara;
-Qetësinë
shpirtërore që aq shumë kemi nevojë;
-Buzëqeshja
që shpaloset si një lule e bukur dhe cel në rrezatimin e diellit, na hap ditën
dhe na motivon për të bërë gjëra të mira;
-Motivimin,
një fjalë e thjeshtë, por shumë e thellë
dhe e domosdoshme për ta kuptuar se pa të jemi një hiç
-Dhe
gjithçka tjetër që i mungon lexuesit, e gjen me shumicë në këtë libër.
Besoj
se gjithë këto begati lexuesi do t’i ketë në duart e tij brënda çdo fjale dhe
çdo shkronje, si një një pasuri, kapital i çmuar, brenda faqeve të këtij libri.
Rrugë
të gjatë librit! Uroj të fluturojë si bleta lule më lule dhe të shpërndajë
nektarin e saj në çdo derë që do të trokasë!