Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zymer Mehani: Ky qenka njeriu!

| E hene, 20.05.2019, 07:40 PM |


Zymer Mehani

KY QENKA NJERIU!

Ende thur vargjet e mia dhe melodinë e jetës ende e luaj

Rruga jonë shumë e gjatë është, por jeta është e shkurtër

E shikimet shpeshherë vetëm me një fjalë i kemi zgjatur

Edhe pikëllimin prej fjalës bërë e kemi, fare pa u matur

Edhe dashurinë si fjalën e kemi thyer, por jemi zhgënjyer

E në vend se të duhemi, jemi duke u urryer, si ujq duke u shqyer

Maskë syzash mbajmë në sy, përplot dyftyrësi dhe dinakëri

Që të mbulojmë gënjeshtra, të palara, të zeza, pabesi

Tani kemi shumë fytyra, pesë, gjashtë, shtatë a tetë

Jemi hipokritë, s’e mohojmë, na duket gjë e lehtë

Prej fjlëve e krijuam dashurinë, miqësinë dhe besimin

Me fjalë dashurinë e shndërruam në urrejtje, ia dham dënimin

Dhe me fjalë si me plumba e vramë, porsi një bishë të tërbuar

E tash n’zemra kem plot vrer, urrjetje, jemi të zemëruar

Sepse gjithçka po duam që të jemi, këtë lirisht po e themi me gojë

Por vetëm njerëz s’po duam të mbesim, duam t’jemi tjetërsojsoj domeni

Ky qenka njeriu i kohës së sotme dhe aspak s’shëmbëlleka me ata t’kohëve