E marte, 18.06.2019, 08:03 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Kështjella e Vrajes – që nuk e përmendim kurrë

E hene, 20.05.2019, 09:04 PM


Kështjella  e Vrajes – që nuk e përmendim kurrë

Shkruan Fahri Xharra

Jo shumë largë në kohë ishim aty ku nuk jemi sot, jo shumë moti jemi ata të atyhit që nuk jemi më. Fatet e kombit  na i shkruanin të tjerët me lapsin tonë e mbi virgjërinë e mosdijes sonë. Ishim të me shkekuj të pa lëvruar në trurin tonë; aty shkruhej, atu gëdhendej ajo kohë, e kaluara e jonë e mistershme dhe aty  përgatitej oguri i zi për të ardhmen plotë vuatje, dhëmbje dhe zhbërje. Ne, asgjë nuk dinim, sepse nuk na kishim mësuar të dimë e aq më pak të shihnim se çka do të ndodhë mene e mbi ne.

Në shkrimet e të tjerëve e lexojmë : “ Vrana ( Vraja, Vranje ) është qendër ekonomike, politike dhe kulturore e rrethit të Pçinjit në Serbinë Jugore. Mbi te kalon Pan-European Corridor X afër kufirit të Serbisë me Maqedoninë dh Bullgarinë” ( Kosova nuk përmendet !!!) Ky territor u pushtua nga Romakët në shek. e dytë para e.s. e më vonë i ka takuar Moezisë ( Myzisë ) së epërme dhe Dardanisë.

I dishim këto të dhëna gjatë kohës së Perandorisë Osmane, e cila na mbajti deri në vendimet e Kongresit të Berlinit 1878, dhe që iu dha Serbsë po në atë vit ?

(Vranje was part of the Ottoman Empire until 1878, when the town was liberated by the Serbian army commanded by Jovan Belimarković.[4] During the Serbian–Ottoman War (1876–1878) most of the Muslim population of Vranje fled to the Ottoman vilayet of Kosovo while a smaller number left after the conflict.[12] The city entered the Principality of Serbia, with little more than 8,000 inhabitants at that time.[4] The only Muslim population permitted to remain after the war in the town were Serbian speaking Muslim Romani of whom in 1910 numbered 6,089 in Vranje.[16])

Shikoni, e shkruar është aty më sipër që popullata muslimane e kësaj ane iku në Vilajetin e Kosovës.

Po, ajo popullatë muslimane a kishte emër ? Sigurisht që jo, spse ne nuk e dinim që i themi vetit shqiptar, edhe pse bota na njihte si shqiptar. Ne, nuk dinim se çka gatuhej për ne , në emër të përkatësie fetare. E po , si zakonisht për ne Europa i kishte fajet  gjithmonë ! Edhe sot, i ka fajet Europa !

Fotoja që e tregon qytetin e Vrajës në vitin 1890, ato vite kur ne isknim të shpëtonim kokën pa të drejt këthimi në tokat tona.

Fahri Xharra,20.05.19

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT